Idriz Beqiri – ushtar i UÇK – së

(reagim ndaj shkrimeve të Bejadin Demirit, botuar në gazetën “24 orë” me titull “Skandalet e Nazmi Beqirit mbi vlerat e UÇK- së” dhe “Dyfishimi i skandaleve të Nazmi Beqirit”)

Të bëhen krahasime të qena e të paqena është turpi i turpeve. Përpjekjet për ta barazuar hiçin me dikush-in edhe kjo është marri e kohës, që nuk mund të përpihet nga ata të cilet si synim e kanë që ta kalojnë këtë jetë nën hijen e të vërtetës dhe argumenteve. Nuk do ta kisha marrë lapsin në dorë për të shkruar e për të shitur mend, ngase ka shumë të tillë që këtë e bëjnë edhe më mirë se unë, po të mos ishte paraqitur një “bandill” që del e na thotë se është i pari i botës, dhe ia merr mendja se pa të edhe jeta nuk do të kishte kuptim.

Po na i çon mallin sikur ai buburreci që është ndalur në krah të mullirit të erës e është lavdëruar se ai është duke e sjellë atë.

Më vjen mirë që ka shumë trima të lirisë që dalin në krah të së vërtetës. Personi me emrin Fatmir Saliu nuk është pjes e familjes tonë, por për t’u admiruar është guximi i i tij për ta mbrojtur të vërtetën. Për ata që nuk shohin përtej hundës, të gjithë shkruesit nëpër gazeta janë familjarë të Nazmi Beqirit. Familjari i vërtet me emër e mbiemër jam unë që po të shkruaj kësaj radhe. Ti nuk e meriton të të kthejmë përgjigje, por më mxiti ky “kusheriri” jonë të cilit i dëshirojmë mirëseardhje në mesin tonë, e të cilin ti e fyeve, edhe pse ai edhe më mirë se ti e dëshmoi se kishte qenë ushtar. Atë i cili ishte mburojë e gjallë e të gjitha motrave të shqiptarisë e posaçërisht e motrave tua, ti e quajte hajdut pulash. Jami i bindur se as autori i shkrimit të cilit ti i referohesh, e as kusheriri im që koencidencialisht e kanë një emër dhe një mbiemër nuk i kanë kapur armët për t’u lavdëruar e për të marrë grada, por thjeshtë kanë kryer një obligim të vetin kombëtar për të cilën gjë do t’i shpërblejë Zoti, e as për ofendimet e tua ata fare nuk do të hidhërohen ngase intelektualët, njerëzit e fletave dhe ushtarët e UÇK- së nuk fyejnë kurrë as ne biseda private e lëre më në media publike.

Për hir të lexuesve jam i detyruar që t’u kthehem pak dy letrave tua, në të cilat ti del shumë kontraverz dhe naiv.

Kontraverziteti yt dëshmohet në atë se në të njejtën letër ti thua se Nazmiu të ka lënë në mes të Likovës me ushtarët, e në anën tjetër harron se pak më lartët thua se atë e ke takuar për herë të parë në Sllupçan. Kjo dëshmon se ti nuk ke udhëtuar me ushtarët e as që je marrë me sistemimin e ushtarëve në Likovë, sepse po ta kishe bërë këtë punë doemos do e njihje atë. Fatmirësisht, ushtria nuk mbeti në mes të rrugës ashtu siç thua ti, por u sistemua si më mirë nga bijtë e popullit që disave prej tyre ti nuk guxon t’ua përmendësh as emrin, qofshin ata me “pizhame” apo pa to.

Të pavërtetat e tua i dëshmon edhe ajo se ti i përmend disa emra si Qufën, Kushtrimin, Hoxhën, qoftë ato që po i përqesh si Nazmiun e Aliun, e dihet mirëfilli se këta të gjithë i njehë mirë opinioni i gjerë, e mos të flasim për ushtarët e të gjitha brigadave, por ty kush të njeh qoftë nga ushtarët apo opinioni???!!!

E quan veten anëtarë i SHP të UÇK – së, e për çudi s’të njeh askush, dhe edhe pranë pyetjes së ushtarit që të shkroi se çfarë detyre ke pasur aty ku thua se ke qenë, ti nuk i përgjigjesh por e fyen të njejtin pa pasur faj i nderuari.

Ti i përzien “lëmshat” kur thua se Tigri doli në Brezë për ta vënë situatën nën kontrollë, të cilen kinse e kishte dis’harmonizuar Nazmiu, pastaj harron dhe thua se në shtëpinë tënde atij i kishe dhënë detyrë për ta bërë brigadën. Me këtë ti dëshmon se ti as që po e ditke e as që paske haber se kur dhe ku është krijuar brigada, e para dhe e dyta, si ia besove detyrën për ta formuar brigadën njeriut të cilin ti nuk e njihje dhe për të cilin thua se e kishte tollovitur situatën në Brezë. Pastaj ti përmendë rajone, kur dihet mirëfilli se UÇK- ja nuk ka qenë e organizuar në rajone por në Brigada. I thua Nazmiut se do të paraqesësh fakte, fakte për opinion janë dokumentet të cilat duhet t’i citosh dhe njëkohësisht t’i nxjerrësh në faksimil. Më skandalozja e gjithë kësaj është se ti vet e thua në letra që ia dërgon Nazmi Beqirit, se Shtabi kishte qenë në shtëpinë tënde, pastaj qenka transferuar në shtëpin e Selajdin Shahinit e siç thua vet “pak para shpalljes së zonës së lirë u dislokua në shtëpin e Ragmi Osmanit”. Pastaj vazhdon më me mllef pa treguar se pas shtëpisë se Ragmi Osmanit a u bart Shtabi i Brigadës diku tjetër apo jo dhe as që thua se aty mbeti deri në demobilizimin e ushtrisë. Mandej me nënçmim thua se u vu një pllakë në një murë të një shtëpie dhe nga zemërngushtësia e jote as që ia permend emrin pronarit të kësaj shtëpie ku u vu pllaka, e as nuk tregon se Shtabi si u vendos aty (jo pak para shpalljes së zonës së lirë siç thua ti, por plotë një muaj) dhe ajo pllakë nuk thua se u vu në Shtabin e Brigadës… e që ishte pronë e Ragmi Osmanit, respektivisht kushëririt tënd. Dhe dihet se ti kur nuk ke respekt dhe nuk i don kushërinjtë e tu, dhe fare nuk ke respekt për vëllain e Ragmiut i cili ra dëshmor bashkë me të pavdekshmin babanë tënd nga e njejta predhë, si do të presë dikush që t’i nderosh të tjerët, po qoftë edhe Nazmiun e Aliun. Përmend Shtab suprem të Brigadës, kur mirëfilli dihet se kësi titulli nuk ka pasur as pranë Shtabit të Përgjithshëm e le më në brigadë!!!

Përzihesh edhe në punët e Zotit, kur i vlerëson njerëzit me djaj dhe engjuj duke harruar se kjo është kompetencë ekskluzive e Zotit.

“A mun e rreh Luan Krasniqin?” Po të pyes kështu ngase ti përmend puçe në UÇK, kur dihet se KY ka qenë organizimi më i mirëfilltë gjatë tërë historisë së popullit shqiptar, në kohën kur dihet se brenda këtij organizimi të shejtë nuk ka pasur kurrfarë konflikti të brendshëm, as sharje e fyerje e lere më vrasje, fakte këto që para lexuesve të bëjnë karikaturë apo “petovac” siç përmendet në rrethin tonë.

Lavdi atyre që ranë për të mirën e këtij populli.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që dhanë kontribut edhe sa grimca.