Agim Muhaxheri

Shkruan: Agim Muhaxheri

Dashnor Berisha nga KushtrimiFalë mërgimtarëve tanë, të riut 21 vjeç Dashnor Berishës nga Kushtrimi i Prizrenit do t’i kthehet buzëqeshja. Atij do t’i sigurohet karroca elektrike lëvizëse fal ndihmës së bashkatdhetarëve tanë, dëgjuesve të rregullt të valëve të Radio Drijonës dhe antarëve të vebfaqes KosovariMedia.com. Këtë lajm na e kumtoi të premtën (14 maj) Muhamet Hoxhaj, moderatori i dy faqeve elektronike KosovariMedia.com dhe Radio Drijona.de!

 Aksioni humanitar, i cili kishte startuar më 25 mars të këtij viti nga dy faqet elektronike KosovariMedia.com dhe RadioDrijona.de për ndihmën e këtij djaloshi është përmbyllur më 11 maj. Deri më tani janë tubuar 3010 euro, ka thënë Muhameti, i cili rron në Shtutgard të Gjermanisë. Gjithashtu bëri me dije se karroca do të blehet dhe do t’i dërgohet këtij të riu.

Idenë për këtë shkrim na e dha dëgjuesja e rregullt e Radio Drijonës së përmendur, zonja Besa. “Shkruani për këtë aksion humanitar i organizuar nga KosovariMedia.com dhe RadioDrijona.de, tregoni se mërgmtarët tanë, edhe në këso rastesh, u dalin në ndihmë bashkëkombësve të tyre…”, ka thënë dëgjuesja e rregullt Besa.

Me një karrigë elektrike në këtë form kemi dëshir me i ndihmue  Dashor Berishës, kontribo edhe tiZemërgjerësinë e tyre e shprehën mërgimtarët tanë, të cilët e ndihmuan këtë të ri aq sa mundën. Sipas listës që na e dërgoi Muhameti, figurojnë emrat e atyre që dhanë ndihmat: Sali Hoxhaj nga Shtutgardi dha 500 euro, Ilir Kryeziu nga po ky qytet – 500 euro, Virusi nga Boni – 100 euro, Flora nga Holanda – 100 euro, Lulzim Kryeziu nga Berlini – 100 euro, Florim Kryeziu nga Berlini – 200 euro, Miri Kryeziu nga Berlini – 100 euro, WishWashi nga Shtutgardi – 100 euro, Daja me bashkëshorten e tij nga Italia – nga 50 euro, Besa nga Kosova – 50 euro, Eminja nga Shtugardi – 50 euro, Mejdini nga Shtutgardi – 50 euro, Zog’ja nga Berni – 50 euro, Xheneta Kryeziu – 25 euro, Nënë Berisha nga Viena – 100 euro, katër mërgimtarë që rrojnë në Zvicër nuk i bënë publike emrat e tyre, dy sish dhanë nga 50 euro, dy vëllezër – 150 euro. Po kështu nuk i bën publike emrat e tyre dy shokë nga Skandinavia të cilët dhanë 200 euro, Sadri Lataj nga Gjermania -50 euro, Avdyl Delija nga po ky shtet – 20 euro, Nurije e Abdyl Berisha (Gjermani) 30 euro, qytetare nga Kosova – 20 euro, Agron Zenelaj (Gjermani) – 100 euro, Shpend Kryeziu (Gjermani) – 50 euro, Istref Hulaj (Gjermani) -50 euro, Mifail Gavazaj (Gjermani) – 50 euro, Afrim Sylejmani (Gjermani) – 20 euro dhe Bislim Misimi (Gjermani) – 20 euro.

Biznismenët dhe politikanët që i kemi e s’i kemi, por edhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk i kanë dalë në ndihmë familjes Berisha. Kështu i ka pohuar moderatorit Hoxhaj, babai i këtij djaloshi, Salihu. Biznismenët e politikanët janë kavaliera të mëdhenj aty ku pihet rakia me meze, aty ku dëgjohet muzika tallava, ku marrin vallen këngëtaret e pasqylisura, të cilat “mbulohen” me para.

Kur u troket ndokush në zyre, kërkon nga ta humanitet, biznismenët të përgjigjen:“Na lodhët me këto ndihma…”.Të tillët për të treguar kavalerllëkun e tyre, janë dorë lirë, këngëtaret “nuk i lodhin”, ua hedhin bakshishin, dikush 100 e tjetri 200 euro, bëjnë gara se kush kujt po ia kalon. Në këtë kontekst mu kujtua një varg i poetit më të madh gjerman Johan Wolfgand von Goethe, i cili në librin e tij Fausti (1) përmes personazhit Shkollari thotë:

Bre ! si vrapojnë kopileshat !
Vëllaçko, shpejt, t’i shoqërojmë.
Një birrë e ftohtë, duhan i fortë
dhe një kopile e pasqylisur
këto tri gjëra bëjnë shijen time.


Halli i Dashnorit nuk i prek as politikanët, krerët e shtetit tonë, nuk i prekë ministrat, deputetët, zyrtarët e ndryshëm, të cilët kanë preokupim të vetëm si ta shtojnë pasurinë e tyre. Politikanët tanë i kanë njëqind punë, disa e kanë mizën nën kapuç për shkak të aferave korruptive, të tjerëve “cikërrima e Dashnorit” nuk iu intereson, nuk e qajnë kokën për këtë.

Historia e sëmundjes së Dashnorit është e dhembshme. Ai që në vegjëli, si 7 vjeçar, vuan nga një sëmundje e eshtrave, nuk ecën si moshatarët e tij.

(Autori është reporter i lirë, nga Kaçaniku)