Lirohet Albërie Hadegjonaj
Këngëtarja nga Kosova Albërie Hadergjonaj është mbajtur në një kamp refugjatësh në Greqi për më shumë se njëzetekatër orë, ndërsa më pas është liruar nga aty, dhe është urdhëruar që të kthehet në Tiranë.
Hadërgjonaj që po udhëtonte për në Athinë, për të marrë pjesë në një koncert së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha, është ndalur në aerport të ktëij shteti nga autoritet greke, të cilët pasi nuk i kanë lejuar hyrjen në shtetin Grek, e kanë dërguar atë në kampin në fjalë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri” vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet telefonit ka thënë se arsye pse ka ndodhur ky ekces është pasaporta e Republikës së Kosovës, të cilën, shteti Grek nuk e njehë.
“Më ndalen sepse unë kisha pasaportë të Kosovës, por kisha edhe vizë shëngen, dhe unë ju thashë që meqë nuk po më lini të hy në vendin tuaj, a bënë të udhëtoi tranzit për ndonjë shtet tjetër, por këtë nuk ma mundësuan dhe më dërguan në një kamp ku po mbanin persona nga Somalia”, ka thënë ajo, duke shtuar se përveç telefonit, asaj nga policia i është marrë edhe qanta e dorës me gjësede personale.
Teksa ka kutjuar se në kampin e refugjatëve ka parë shumë njerëz që trajtoheshin shumë keq, ajo ka sqaruar, se pas qëndrimit për më shumë se njëzetekatër orë, i është lejuar rikthimi në Tiranë.
“Fajtor duhet të jenë ata të agjenisë “Olimpik” që më kanë shitur biletën, ngase kur më kanë dhënë atë, më kanë thënë se mund të udhëtoi, edhe pse unë kisha dyshime. Ata në faktë kanë qëllim vetëm shitjen e biletave”, ka theksuar ajo, duke pohuar se arritur që tinëzisht të filmoi pamje nga kampi ku është mbajtur.
Hadërgjonaj është shprehur e bindur se megjjithatë do të marrë pjesë në ndonjë nga konceretet që do të organizohen në Greqi, por para se të ndodhë kjo, ajo ka thënë se do të marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë, për të cilën ka aplikuar kohë më parë.
Ndërkohë, gjatë ditës gazeta ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Konsulli i kësaj ambsade, Burim Qorri, ka thënë se ka arritur të vë kontakt me këngëtaren nëpërmjet një SMS-je, dhe ka marrë konfirmimin se është në stacion të policisë duke u përkatitur që të kthehet në Tiranë.
Një ditë më parë, gazeta “Zëri” ka raportuar për ndalejn e këngëtares nga autoritetet e Greqisë, ndërsa ka bërë përpjejkje të vazhdueshme që të marrë një prononcim rreth rastit nga drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, mirëpo, as ministri Skënder Hyseni, dhe as këshilltarja e tij, Albana Beqiri, nuk janë lajmëruar në telefon. Informata nuk ka pasur as Ambasada e Kosovës në Shqipëri