Nga prof.LULZIM HAMIDI  

Deklaratë shumë e fuqishme e z.Ametit që godet cdo gjë që mohon vlerat e luftës ,shkel mbi trashëgiminë kombëtare,lashtësinë,të vërtetën,luftëtarët e lirisë së 2001.!
Kjo është karakteristikë vetëm e liderëve të vërtetë që nëna i ka lindur të mbrojnë vlerat e popullit të vet. Kur  reagohet  në  këtë  mënyrë sic e bëri z.Aliu , atëherë nuk duhet të ketë bir  nëne  që  të  mohojë domethënien e vërtetë  ,  thelbin  e  një  deklarate  që   vlen sa njëqind  ”enciklopedi të mirëfilta shqiptare” sepse,kjo është së paku një trgues se z.ALI AHMETI,flet pak por në stilin e tij ,fjalët i ka si plumba!
Nuk është lehtë të fabrikosh një fjali të tillë shpresëdhënëse. Kjo tregon se më në  fund  u ripërtri Aliu i vjetër!

Prandaj  luten  shqiptarët  që  bukës  i  thonë – bukë, ujit – ujë,  të  mos  shkelin mbi vlerat kombëtare,vlera të cilat , bënë si  bënë, por bënë  revolucion në  trojet shqiptare në Maqe- doni. Të  mos  shkelim  mbi  gjakun  e  luftëtarëve  të   lirisë të       2001.      vit. se e kemi gabim. Të  kemi   edhe   pak durim, të lexojmë ndomjë ajet kuranor për trimat e rrënë dhe të vizitojmë familjet e tyre,    sepse ata   ishin,  që   me   zërat   e  pushkëve të tyre dhe me ndihmën e pakursyer të popullit tone liridashës, trazuan evropën! Këto vlera një ditë do të hynë në enciklopedinë e vërtetë shqiptare, ashtu  si  kanë qenë dhe si meritojnë të jenë.Të trazojmë nga qafa mohimet e luftës legjendare  të shqiptarëve në 2001.të ulim kokën para atyre që dhanë dhe ishin të gatshëm të japin jetën e tyre për këto  ndryshime të   dukshme por edhe tjera ndryshime shumë të mshehura diku në zemrat e kundërshtarëve tanë.!

Parashtrohet pyetja ,sa gjatë Republika e KosovësDUROI,LUFTOI,SAKRIFIKOI,…duke duruar Qubrilloviqat nga ASHS-ja,Rankoviqat,Titistët,Milosheviqin..?

Me dekada vëllezërit tanë duruan,duke kaluar një periudhë aq të gjatë  për luftë e tyre për pavarësi,por    ASNJëHERË NUK SHKELËN MBI VLERAT E LUFTËS SË TYRE  TË GJATË.   E ne për një Bllazhe R. jemi duke hëngër njëri tjetrin .Blazhe-ja për një luftëtar të lirisë është një azgjë dhe cdoherë ka qenë ashtu edhe ashtu do të jetë.Asnjëherë ky Bllazheja nuk ka pasë ndonjë deklaratë positive për ne shqiptarët.Ai ende jeton me kokën e kthyer nga ana që ne e kemi kundërshtar,dhe dëmin që ia bën FYROM-MAQEDONISË

një ditë do ta paguaj vetë, nga populli i vetë ,nëse supozojmë se ka popull.

Paramendoniz.ALI AMETI,luftëtar i lirisë me një fjali,sot idridh zemrën e një akademiku me karakteristika të  një  artisti, edhe  shumë të  tjerëve si ai,sepse kjo dridhje, dridh edhe kufijtë  e  këtij shteti  ku na jetojmë.Kjo pra është një vlerë që nuk blehet,sepse vlerat nuk kanë cmim,ata duhet të jenë në piedestalin më të lartë të të ariturave tona!

Universiteti shtetëror I Tetovës, Universiteti I Evropës juglindore, komunat,përfaqësuesit tanë të zgjedhur në parlament dhe në kuvendet komunale, inicijatorët e    ndryshimeve në shoqëri me qëllime për ndryshime në favor të shqiptarëve, Republika e Iliridës,referendu- mi për Iliridën,lufta e 2001. ,luftëtarët e lirisë,Marëveshja e Ohrit,ngjarjet e Gostivarit…e të tjera, këto janë vlerat kombëtare që duhet rruajtur,duhet kultivuar, duhet motivuar. Personat që ishin inicijatorë të të lartpërmendurave sic janë :      Kryetarët   e    komunave ,Tetovë,Gostivar dhe Dibër dhe deputetët që nënshkruajtën pro themelimit të Universitetit

të Tetovës,Dr,prof.Fadil Sulejmani, Dr.prof. Rufi Osmani, Arben Xhaferi, Nevzat Halili,

Dr.Imer Imeri, Ali Ahmeti me luftëtarët e lirisë…..e shumë të tjerë (kërkoj ndjesë për ata që sjanë të përmendur,por populli i njeh meritat  e tyre, asnjëherë ,në asnjë mënyrë    nuk duhet haruar,sepse ata ishin,janë dhe do të jenë promotorë ,avangardë ,udhëheqës që  nuk

bëhen ,por ata lindin si të tillë për të bërë vepra të mëdha.

Cdo tentim për shtrembërim të historisë dështon,bile edhe kthehet si bumerang  mu atyre që bëjnë vepra të tilla.Kjo do tu ndodh edhe të ashtuquajturve ‘’akademik’’ të FYROM-MAQEDONISË.Shumë shpejtë do të jemi dëshmitarë të një suprize të tillë.