Akademia maqedonase provokoi rëndë shqiptarët në Maqedoni
Ish- kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi se enciklopedia maqedonase ka revoltuar rëndë shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë.“Politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë”, theksoi Majko në emisioni Opinion në Tv Klan.
Deputeti socialistë, Pandeli Majko tha se qeveria shqiptare është dashur të reagojë zyrtarisht e jo lëshojë mesazhe prej korridoreve të Nju Jork-ut. |
|
|
“Ajo që më çudit mua është që shteti shqiptar, qeveria shqiptare, në mënyrën zyrtare dhe jo në korridoret e Nju Jorkut, të thërrasë ambasadorin maqedonas dhe t’i bëjë një notë proteste, ajo që më çudit është që klasa politike shqiptare në Maqedoni e kanë mendjen akoma se si të nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, sepse në një vend normal që e kuptojnë se ç’është buka dhe nderi, kanë të drejtën e Zotit të djegin flamurin maqedonas në mes të Shkupit, kanë të drejtën e Zotit me atë që u ka bërë Akademia e Shkencave” deklaroi Majko. Ai tha se kreu shtetëror i Maqedonisë duhet të kërkojnë falje zyrtare shqiptarëve. (INA) |
|
Ish- kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi se enciklopedia maqedonase ka revoltuar rëndë shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë.