PD, drejt largimit edhe dy deputetë

Rrudhet numerikisht mazhoranca e drejtuar nga Partia Demokratike. Dje ka zyrtarizuar largimin nga radhët e Partisë Demokratike, një nga deputetët e saj, përkatësisht Paulin Sterkaj.

Burime brenda mazhorancës bënë të ditur se shumë shpejt do të ketë një zhvillim të ri që mund të shkëpusë edhe dy deputetë të tjerë të shumicës qeverisëse.

Read More

ps-selia11.jpg

Situata fundit politike, me akuzat dhe kundërakuzat e forta ka gjasë të jetë vetëm manifestim i tensioneve që zhvillohen në prapaskenë.

Lëvizjet e “papritura” në skenën parlamentare po provokojnë nisjen e llogarive politike në subjektet e ndryshme politike, të cilat po vënë në dyshim perspektivën e ekuilibrave të tanishëm politikë.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se ditët e fundit ka pasur një tendencë për t’u afruar dhe komunikuar nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është një nga subjektet e goditura nga deklarimet e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Si i interesuar direkt në këtë përpjekje duket të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili për arsye zyrtarisht të panjohura, lexon si të dobishëm një afrim me PS.

Read More

Në momentin kur duket se Shqipëria ka plotësuar kriteret për të përfituar heqjen e vizave me vendet e BE-së, në skenë shfaqet një kriter i ri, por shumë domethënës.

Gjatë kohës kur kryeministri Berisha ishte president, ka anëtarësuar Shqipërinë në Konferencën Islamike, duke e bërë të vetmin vend në Evropë anëtar të kësaj organizate. Tashmë, Bashkimi Evropian kërkon daljen nga kjo organizatë fetare, në mënyrë që t’i hapet rruga procesit të vizave., njofton gazeta Shekulli. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave do t’i shtohet edhe një amendament i ri.

Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike “Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit”, – thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian.

Read More

24-25 shtator, Tiranë-DEKLARATE PER OPINIONIN PUBLIK

Në fund të takimit të tij të katërt, Rrjeti i Organizatave Shqiptare, i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, miratoi deklaratën e mëposhtme, të drejtuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar 

Ngjarjet e sotme në trevat kombëtare shqiptare nuk janë të shkëputura nga historia e kombit shqiptar, prandaj historia kombëtare e shqiptarëve duhet të jetë një referim për orientimin e politikave të qeverive, forcave politike dhe faktorëve shqiptarë në të gjithë hapësirën shqiptare. RROSH u bën thirrje institucioneve kulturore dhe shkencore shqiptare që të bashkëpunojnë më ngushtë për të ruajtur dhe përcjellë në brezat e rinj të shqiptarëve trashëgiminë, historinë dhe simbolikën kombëtare.

Read More

Foto: Associated Press

Opozita në Shqipëri ka vendosur të mos presë më gjatë për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me hetimin e zgjedhjeve të shkuara ,të cilën sipas saj, shumica e djtahtë në pushtet vetëm po e zvarrit. Kryetari socialist Edi Rama ditët e fundit në një tur takimesh nëpër rrethe e ka parlajmëruar qartë radikalizimin e qëndrimit duke ju rikthyer stinës së protestave. Mbrëmë në përfundim të një takimi me drejtuesit e partive të tjera opozitare në vend u dol dhe me një pozicion të përbashkët, i cili ju deklarua mediave nga kryetari i demokracisë sociale Paskal Milo:

Read More
image
Kryeministri shqiptar paralajmëron zhvillimin e një vizite zyrtare në Serbi si dhe ardhjen e presidentit serb Tadiç në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur në një prononcim të kreut të ekzekutivit të dhënë për televizionin “Klan Kosova”

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka njoftuar se do vizitojë Serbinë në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit zyrtar. Lajmi është bërë i ditur në një prononcim të kreut të ekzekutivit të dhënë për televizionin “Klan Kosova”.
Ai shprehu bindjen se Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të vizitojë së shpejti Tiranën, sikundër ai do të vizitojë Beogradin.

“Jam i bindur se kjo vizitë do të ndodhë, sikundër dhe unë do të vizitoj Beogradin dhe Tirana do të përpiqet të kontribuojë edhe në një klimë të re, në një kapitull të ri në tersi midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Por po aq sa mund të kontribuojë dhe me një dialog mes Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Berisha.

Read More

 Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot paradite familjen e Azem Hajdarit me rastin e 12-vjetorit të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të njërës prej figurave më të shquara të vendosjes së pluralizmit politik dhe rilindjes së demokracisë në Shqipëri.

Luigj Shkodrani-12 shtator 2010

Presidenti Topi, gjatë bisedës me zonjën Hajdari, fëmijët dhe të afërmit, përkujtoi me nderim e emocion të veçantë kontributin e vyer dhe të patjetërsueshëm të udhëheqësit të Lëvizjes Studentore 1990-91 dhe njërit prej politikanëve më të spikatur të demokracisë shqiptare. Për vlerat e tij të pamohueshme historike dhe patriotike, Kreu i Shtetit shqiptar e ka nderuar Azem Hajdarin, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dy vjet më parë.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI  –REAGIM

TIRANE- Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut” në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912.

“Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve çfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj” – deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-te-ridimensionohet-roli-i-mbretit-zog-46860.html

Read More

GAFURR ADILI:

Historia tragjike e kombësisë shqiptare të Çamërisë tanimë nga të gjithë ne shqiptarët dhe të tjerët njihet botërisht.

Menjëherë pas shpalljes së pluriparticizmit, edhe në Republikën e Shqipërisë, kombësia shqiptare nga Çamëria u organizua në Shoqatën Politiko-Patriotike „ÇAMËRIA”.

Read More
image
Udhëtimi nëpër autostradën Durrës – Kukës – Morinë do të bëhet me pagesë, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili u arsyetua se aplikimi i pagesës do të bëhet për shkak të pamundësisë për sigurimin e mirëmbajtjes së rrugës.
Në këtë rast, Berisha bëri të ditur se edhe tuneli i dytë në Kalimash do të hapet në muajin shtator. Duke e cilësuar si korridorin e kombit, kryeministri Berisha tha se ndërtimi i autostradës Durrës – Kukës – Morinë ka ndikuar në rritjen më të madhe të turizmit në historinë e Shqipërisë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është raportuar se kostoja e rrugës Durrës – Kukës ende nuk është përfundimtare, pasi Ministrisë së Financave i kanë mbërritur kërkesat nga ministritë e linjës lidhur me investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm.
Në këto kërkesa, vihet re se Ministria e Transporteve, në investimet për rrugët nacionale parashikon afro 1.6 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit nga Kalimashi në Kukës e Kosovë, ndërkohë që dublimi i autostradës nga Fushë-Kruja në Milot do të marrë edhe afro 2.8 miliardë lekë.
Është konstatuar se të dy këto segmente që janë pjesë e rrugës Durrës-Kukës, së bashku, të konvertuara në valutë të huaj, sjellin një kosto prej afro 50 milionë dollarësh amerikanë, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Read More