Berisha do të vizitojë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka njoftuar se do vizitojë Serbinë në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit zyrtar. Lajmi është bërë i ditur në një prononcim të kreut të ekzekutivit të dhënë për televizionin “Klan Kosova”.
Ai shprehu bindjen se Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të vizitojë së shpejti Tiranën, sikundër ai do të vizitojë Beogradin.
“Jam i bindur se kjo vizitë do të ndodhë, sikundër dhe unë do të vizitoj Beogradin dhe Tirana do të përpiqet të kontribuojë edhe në një klimë të re, në një kapitull të ri në tersi midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Por po aq sa mund të kontribuojë dhe me një dialog mes Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Berisha.
Ndërsa analizonte situatën në rajon, kreu i qeverisë shqiptare tha se Rezoluta në organizatën e Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte një fitore e shkëlqyer e Kosovës. Sipas tij, në këtë rezolutë të votuar me unanimitet si asnjë rezolutë tjetër Serbia hoqi dorë nga pretendimet e saj për negociata për statusin, apo për integritetin territorial.
Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar tha se pritet vendimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza në Evropë. Berisha nënvizoi se të gjitha ekipet që kanë ardhur në Shqipëri kanë shprehur vlerësim pozitiv për plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë kohët e fundit nuk kanë tepër të mira, për sa kohë që krerët e shtetit shqiptar kanë kritikuar shtetin serb për qëndrimin e mbajtur ndaj Kosovës dhe Rezolutën e shfaqur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Klimë e re
“Jam i bindur se kjo vizitë do të ndodhë, sikundër dhe unë do të vizitoj Beogradin dhe Tirana do të përpiqet të kontribuojë edhe në një klimë të re, në një kapitull të ri në tersi midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Por po aq sa mund të kontribuojë dhe me një dialog mes Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Berisha