Ilir Meta bën vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin.
Gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta të enjten në Berlin, ministri i punëve të jashtme Guido Westerwelle ka nënvizuar shqetësimin e BE-së për shkak të bllokadës njëvjeçare të parlamentit shqiptar, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp e nxjerrë nga ministria e jashtme gjermane. „Qeverisë dhe opozitës i bëhet thirrje që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të qendrueshme. Për perspektivën evropiane dhe vazhdimin e procesit të reformave është e domosdoshme që parlamentit të Shqipërisë t’i rikthehet veprueshmëria politike“, citohet të ketë thënë zëvendëskancelari gjerman.







