🟥 BE i vendos kushte Shqipërisë pas mbylljes së Kapitullit 20: Kërkohet ligj i unifikuar për investimet

ZËRI NEWS | 14 tetor 2026
Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të ndërmarrë reforma të mëtejshme në fushën e investimeve dhe të përmirësojë klimën e biznesit, pas mbylljes së përkohshme të negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.
Një ndër kërkesat kryesore është miratimi i një ligji të unifikuar për investimet, me qëllim krijimin e një kuadri ligjor më të qartë, transparent dhe të barabartë për investitorët vendas dhe të huaj.
BE kërkon gjithashtu përmirësimin e kuadrit për investimet strategjike, forcimin e masave kundër korrupsionit dhe mbështetje më të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Mbyllja e përkohshme e Kapitullit 20 përbën një hap në procesin e integrimit evropian, por nuk nënkupton përfundimin e detyrimeve të Shqipërisë. Zbatimi i reformave mbetet thelbësor për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
ZËRI NEWS
www.rtvzeri.com
#ZeriNews #Shqiperia #BashkimiEvropian #IntegrimiEvropian #Investimet #BE

🟥 SHQIPËRIA DHE MALI I ZI ME KOMISIONERË NË BRUKSEL? BE PËRGATIT MODELIN E RI PARA ANËTARËSIMIT

Bashkimi Evropian po shqyrton një model të ri për vendet që janë më pranë anëtarësimit, ku Shqipëria dhe Mali i Zi përmenden ndër shtetet që mund të përfshihen në institucionet evropiane edhe përpara hyrjes së plotë formale në BE.

Një nga mundësitë që po diskutohet është që, pas nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit dhe gjatë periudhës deri në hyrjen e tij në fuqi, vendet kandidate të avancuara të mund të kenë komisionerët e tyre në Bruksel.

Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen ndër vendet më të avancuara të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, ndaj edhe përmenden drejtpërdrejt në diskutimet për mënyrën se si BE-ja do të menaxhojë zgjerimin e ardhshëm.

Megjithatë, bëhet fjalë për një model që po shqyrtohet dhe jo për një vendim përfundimtar që Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë do të kenë komisionerë.

Nëse plani merr dritën jeshile, ai do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt integrimit institucional të Tiranës dhe Podgoricës në strukturat e Bashkimit Evropian.

Burimi: Gazeta Demos / raportime mbi zhvillimet në BE

#ZeriNews #Shqipëria #MaliIZi #KomisioneriEvropian #Bruksel #BE #BashkimiEvropian #IntegrimiEvropian #ZgjerimiBE #BallkaniPerëndimor

🟥 XHUBLETA PËRJETËSOHET NË PULLË POSTARE – SIMBOL I TRASHËGIMISË SHQIPTARE

Xhubleta, një nga elementet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, tashmë është përjetësuar edhe në një pullë postare të Postës Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se emisioni i ri filatelik synon të promovojë historinë, simbolikën dhe bukurinë e kësaj veshjeje tradicionale.

E ruajtur ndër shekuj në trevat e Malësisë së Veriut, xhubleta konsiderohet një nga dëshmitë më të hershme dhe më të veçanta të kulturës popullore shqiptare.

Forma karakteristike, ornamentet dhe simbolet e saj përcjellin kujtesën, identitetin dhe botëkuptimin e komuniteteve që e kanë ruajtur brez pas brezi.

Në vitin 2022, dijebërja artizanale e xhubletës u përfshi në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë urgjente për ruajtje.

Përmes kësaj pulle postare, një prej simboleve më të njohura të trashëgimisë shqiptare merr një tjetër formë promovimi, duke kaluar nga kujtesa kombëtare në një dokument filatelik që mund të udhëtojë në të gjithë botën.

📌 Burimi: Ora News

#ZëriNews #Xhubleta #Shqipëri #TrashëgimiKulturore #UNESCO #PostaShqiptare #Kulturë #Traditë

Shqipëria ka marrë vrull drejt Bashkimit Europian, ndërsa të martën e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim. Kryeministri Edi Rama pret që për 5 vjet vendi të hyjë në BE. Shumë optimist është edhe presidenti Bajram Begaj. Nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dërguan urime. Shtetit që e udhëheqin ata do t’i duhet të bëjë shumë rrugë për të mbërritur aty ku është Shqipëria tash. Kosova është i vetmi vend në rajon që s’e ka marrë as statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky hap i radhës kërkon vendim unanim të Këshillit Europian dhe mosnjohja nga pesë prej 27 shteteve anëtare të bllokut, premton një proces shumë të ndërlikuar.

Pritjes i erdhi fundi, FSHF zbulon zyrtarisht listën me lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024.

Të shumta surprizat në listën e trajnerit, teksa mungojnë emra të bujshëm si Uzuni e Bare, por dhe Sokol Cikalleshi, një sulmues që ka dhënë kontribut gjatë eliminatoreve, duke luajtur titullar në të gjithë ndeshjet.

Surpriza edhe në mesfushë, ku është grumbulluar kapiteni i Shqipërisë U21, Medon Berisha, i cili në javët e fundit është aktivizuar titullar te Lecce në Serinë A.

Gjithashtu rikthim i bujshëm mund të konsiderohet edhe ai i Amir Abrashit, i cili u la jashtë eliminatoreve, por ka marrë një biletë për në Gjermani.

Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani,  Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi

Tashmë Serbia është zyrtarisht shtet gjenocidial.

Simbolet e çetnikëve serb me 4C të cilat janë në flamurin e Serbisë kanë qenë të shkruara nëpër çdo shtëpi të shqiptarëve pasi janë plaçkitur dhe djegur.

Këto simbole janë shkruar edhe nëpër trupat e shqiptarëve të vr*rë e masakruar nga çetnikët serbë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tek muslimanët e Bosnjës veçse në përmasa edhe më të mëdha.

Dje në OKB fash*sti Aleksandar Vučić u mbështoll me flamurin e shtetit Serb i cili edhe zyrtarisht nga shumica e botës e mori vulen si shtet gjenocidial.

Në kulmin e dëshpërimit Vuçiçi u mundua të paraqitet krenar me flamurin e Serbisë i cili në fakt është dëshmi dhe simbol i kr*mit dhe gjenocidit kudo që është valvitur.

Bota ,dje, e shpalli zyrtarisht Serbinë SHTET GJENOCIDIAL. Shqipëria ju bashkua botes duke votuar pro rezolutes për të shpallur Serbinë shtet gjenocidial.

©️ Copyright: Rilindje

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport me tendencat e viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë euro u këmbye me 100.32 lekë, që përfaqëson nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit mes dy monedhave.

Megjithatë, që prej fillimit të muajit maj, luhatjet e kursit kanë qenë të vogla dhe ritmi i zhvlerësimit të euros është frenuar ndjeshëm. Ky stabilitet nuk është shumë tipik për këtë periudhë të vitit, kur shtimi i flukseve valutore nga turizmi në përgjithësi sjell një forcim të mëtejshëm të monedhës vendase.

Sipas burimeve nga tregu valutor, stabilizimi i kursit pranë nivelit të 100 lekëve i detyrohet vetëm ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që po blen rregullisht valutë, me qëllim për ta mbajtur artificialisht kursin në këto nivele.

Me sa duket, për momentin banka qendrore nuk dëshiron të lejojë rënien e kursit poshtë nivelit të 100 lekëve, që në njëfarë mënyrë përfaqëson edhe një kufi të rëndësishëm simbolik dhe psikologjik. Sipas aktorëve të tregut valutor, flukset valutore në treg janë të larta dhe në mungesë të ndërhyrjes nga Banka e Shqipërisë, euro do të kishte zbritur patjetër poshtë kufirit të 100 lekëve.

Ligjërisht, Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Megjithatë, në raste të veçanta Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për të shmangur çregullimet në tregun valutor ose kur një ndërhyrje e tillë mund të justifikohet në funksion të objektivit të inflacionit.

Në fakt, prej muajsh inflacioni ka ardhur në rënie të vazhdueshme dhe në muajin prill të këtij viti zbriti në 2.1%, niveli më i ulët në pothuajse tre vjet.

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko tha megjithatë se kjo rënie e shpejtë e inflacionit do të jetë e përkohshme dhe se ajo i detyrohet faktorëve të ofertës, kryesisht uljes së çmimeve të mallrave të importuara, por edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Sidoqoftë, një inflacion poshtë objektivit prej 3% në teori i krijon bankës qendrore hapësira për të ndërhyrë në drejtim të zhvlerësimit të monedhës vendase, duke tërhequr valutë nga tregu dhe duke rritur ofertën monetare në lekë. Në thelb, kjo është ajo që po bën Banka e Shqipërisë në situatën aktuale.

Megjithëse frenimi rënies së kursit Euro-Lek mund të justifikohet me objektivin ligjor të inflacionit, faktikisht motivimi kryesor i një ndërhyrje të tillë duket të jetë mbrojtja e atyre segmenteve të ekonomisë që kanë të ardhura në valutë të huaj.

Këtu përfshihen sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, por edhe familjet e varura nga remitancat dhe individët e tjerë që për arsye të ndryshme kanë pagën ose të ardhura të tjera në valutë të huaj.

Një rënie e mëtejshme e kursit do të dëmtonte edhe më shumë konkurrueshmërinë e industrive eksportuese, por edhe të sektorit të turizmit, që në vitet e fundit po shënon një rritje me ritme shumë të larta.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ndoshta ka gjykuar se nevojitet ruajtja e një ekuilibri mes kursit të lirë të këmbimit dhe interesave të ekonomisë. Për momentin, duket se kjo balancë është gjetur afër kufirit të 100 lekëve. Megjithatë, është e qartë se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të euros do të rriten më tej gjatë muajve të ardhshëm.

Banka e Shqipërisë do të gjendet përballë dilemës nëse duhet të rrisë akoma më shumë blerjet e valutës për ta mbajtur kursin të qëndrueshëm, apo të lejojë një rënie të mëtejshme, pjesërisht të kontrolluar, të euros.

Monitor

Dje, ministri Britanik i punëve të jashtme David Cameron vizitoi Tiranën ku takoi kryeministrin Rama!

Britania e Madhe do të jetë pjesë e ndërtimit të super hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe do të përfshihet në ndërtimin e saj duke financuar një pjesë të projektit!

Ndërkohë, Durrësi gjithashtu do të ketë një super port të ri tregtar dhe një port i thatë gjithashtu do të ndërtohet në Prishtinë !

#HekurudhaDurrësPrishtinë do jetë një urë lidhëse akoma më e madhe mes shqiptarëvr me trena elekrik.

🇦🇱
❤️
🇽🇰

SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Gazeta TemA mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, i cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.

Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

Akuzat për abuzim me pushtetin për Nokën kanë qenë publike në shtyp.

Në vitin 2008, kur Flamur Noka ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, i dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz. Ata i gëzojnë ende dhe sot të katër apartamentet e destinuara për të pastrehët në Sarandë. Konflikti i interesit është i pastër, pasi Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha, si edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.

Një histori tërësisht e dyshimtë lidhet me apartamentin që ka përfituar tek diga e Liqnit, që për shumë kohë ka qenë pallati më i shtrenjtë në Tiranë.

Formalisht Noka shet një apartament 83 m2, kati 8, me vlerë 180 mijë euro dhe “blen” një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, 190 m2, për 151 mijë euro. Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro.

Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.  

Historia e pallatit tek liqeni lidhet direkt me gjobë shtetërore ndaj pronarit. Me ardhjen e Berishës në pushtet pallati u bllokua dhe u deklarua se nuk do të lejohet të ndërtohet kurrë.

Pas negociatave me një ndërtues tjetër, ndërmjetës i afërt me Nokën dhe Shkëlzen Berishën, leja u ridha dhe Shkëlzen Berisha përfundoi me apartament që e përdor për zyrë në këtë pallat dhe Noka me apartament banimi. Nëse SPAK verifikon hyrje daljet dhe pagesat e administrimit, e ka të lehtë të kuptojë se aty është zyra e gjobave të Shkëlzen Berishës.

Pra praktikisht ata dyshohet se i kanë marrë pa lekë si gjobë për rilejmin e ndërtimit, por veprimet janë formale.

Noka po ashtu për gati 15 vite ka pasur vilë në Gjirin e Lalzit të cilin e shiti dy vite më parë pas akuzave të Gazment Bardhit. Gazment Bardhi e ka akuzuar atë me emër dhe me shifër.

Po ashtu po hetohet roli i tij si ministër i Brendshëm në shtyrjen e një afati të një koncesioni shtetëror në mënyrë jotransparente dhe përfitimet prej tij.

Sidoqoftë tani SPAK ka filluar punën dhe Noka sot ndjehej më shumë i pandehur se sa deputet përballë Dumanit.

/Tema

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Greqi, ku në një takim të zhvilluar në Athinë tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të “mbyten në një lugë uji që sjell politika e përditshme” dhe se Shqipëria nuk ka pretendime ndaj Greqisë.

Rama më parë ka marrë leje nga autoritetet greke për të zhvilluar një takim me qytetarët shqiptarë. Opozita greke e kundërshtoi vizitën e kryeministrit shqiptar, por Rama mori përfundimisht lejen nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili komentoi se vizita ishte e panevojshme, raporton Euronews.

Unë mendoj se tema ka marrë pak më shumë publicitet sesa meriton realisht.” Nëse më pyesni nëse koha e kësaj vizite, pak javë para zgjedhjeve evropiane dhe me pyetjet e hapura për minoritetin kombëtar grek në Shqipëri, është koha e duhur, do t’ju them se nuk është saktësisht koha më e përshtatshme. Megjithatë, le të mos i japim më shumë rëndësi”, tha Mitsotakis.

Në takimin me shqiptarët në Athinë, Rama theksoi se ata janë bërë krenaria e Shqipërisë në atë pjesë të Evropës.

Ju jeni prova më e madhe, më e forta, më e bukura e kësaj lidhjeje me miliona fije të pathyeshme të dy popujve”, tha Rama.

Ai tha se shtetasve grekë në Shqipëri nuk u mohohet e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre etnike.

“Asnjë nga problemet tuaja nuk është ndryshe nga asnjë problem i qytetarëve të Shqipërisë. Në asnjë rast shteti shqiptar nuk u mohoi grekëve etnikë të drejtën e tyre për fe, gjuhë apo pronë. Asnjëherë nuk iu mohua e drejta për të votuar për shkak të prejardhjes së tyre,” vazhdoi ai.

Rama theksoi se politika duhet të dijë se fatet e Shqipërisë dhe Greqisë janë të pandashëm. Ai u bëri thirrje grekëve që të vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime, por edhe për të investuar.

Grekët ishin, janë dhe do të jenë të mirëpritur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, për të hapur dyqane, për të krijuar kompani, për të hapur linja investimi për të përfituar një regjim taksash shumë më të ulët se në Greqi. “Shqipëria është aq mikpritëse për grekët sa nuk u krijon asnjë problem”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka pretendime ndaj Greqisë.

“Shqipëria nuk ka pretendime ndaj Greqisë, përveç respektit të ndërsjellë, shqetësimit të ndërsjellë për bashkatdhetarët që jetojnë në dy vendet tona, marrëdhënieve reciproke miqësie dhe fqinjësie të mirë. Dhe jo vetëm kaq, Shqipëria e sheh Greqinë si një partner strategjik natyror, qoftë për çështjet që duhen zgjidhur mes nesh, qoftë për sfidat e mëdha të kësaj epoke të re, mundësitë, por edhe kërcënimet për Ballkanin, Europën dhe botën demokratike. Ne i shohim si një arsye për t’u afruar dhe njohur më mirë me njëri-tjetrin”, tha Rama dhe njoftoi se do të krijohet Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Greke.