Pritjes i erdhi fundi, FSHF zbulon zyrtarisht listën me lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024.

Të shumta surprizat në listën e trajnerit, teksa mungojnë emra të bujshëm si Uzuni e Bare, por dhe Sokol Cikalleshi, një sulmues që ka dhënë kontribut gjatë eliminatoreve, duke luajtur titullar në të gjithë ndeshjet.

Surpriza edhe në mesfushë, ku është grumbulluar kapiteni i Shqipërisë U21, Medon Berisha, i cili në javët e fundit është aktivizuar titullar te Lecce në Serinë A.

Gjithashtu rikthim i bujshëm mund të konsiderohet edhe ai i Amir Abrashit, i cili u la jashtë eliminatoreve, por ka marrë një biletë për në Gjermani.

Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani,  Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi

Shpërndaje artikullin në: