Të tronditur ! Ngjarja e rëndë në Shkodër: Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmb*tën në lum për shkak të dhunës, arrestohet burri
Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku një nënë me 3 fëmijët e saj dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.
Policia ka arrestuar shtetasin Ergys Arrazi për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.
Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.
“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia.
Shqiptarët të palumtur, të parafundit në Europë, shqetësim kryesor korrupsioni
20 marsi është Dita e Lumturisë. Në këtë ditë, Kombet e Bashkuara publikojnë Indeksin e Lumturisë, i cili mat perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsionin, mbështetjen nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshme bëjnë etj.
Shqipëria, ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova (29), e ndjekur nga Serbia (37), Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia e Veriut, në vendin e 84. Kjo e fundit vitin e kaluar renditej më keq se Shqipëria, në vendin e 92, por ka pasur një përmirësim më të lartë.
Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Netëork), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Shqipëria e ka pikëzimin këtë vit në 5.304.
Ndonëse është përmirësuar në pozicionim për shkak të përkeqësimit të përgjithshëm global, në renditjen e mëparshme shqiptarët rezultonin me pikëzim më të lartë prej 5.117, çka tregon se në raport me vetveten ata janë bërë më të palumtur.
Pikët më të ulëta Shqipëria i merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri.
Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin. Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesi që merr 0.69 pikë.
Si matet lumturia
Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023.
Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe.
Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsioni i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Individëve u bëhen pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.
Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.
Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.
Vendet më të lumtura në botë
Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë.
Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet janë renditur sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast në vitet 2021 deri në 2023.
Fqinjët nordikë të Finlandës gjithashtu fituan pozicionet kryesore, me Danimarkën (Nr. 2), Islandën (Nr. 3) dhe Suedinë (Nr. 4) në pesëshen e parë, dhe Norvegjinë (Nr. 7) duke u renditur lehtësisht në top 10.
Duke pasur parasysh luftën me Hamasin, Izraeli mund të jetë një surprizë në vendin e pestë, megjithëse vendi ka qenë në top 10 që nga viti 2022. Autorët e raportit theksojnë se renditja e tij bazohet në një mesatare trevjeçare, e cila shpesh ul efektin e “ngjarjeve të papritura që ndodhin gjatë një viti të caktuar”. Dhe koha e sondazhit padyshim luan një rol kur ka një krizë. Sondazhi në Izrael u krye pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, por para pjesës më të madhe të luftës që pasoi. Pra, ndërsa vlerësimet e jetës ranë ndjeshëm, ato rezultate përbënin vetëm një të tretën e mesatares.
Raporti, përfshin gjithashtu një renditje për Palestinën në vendin e 103, megjithëse shtetësia e saj nuk njihet gjerësisht. Sondazhi u krye në territoret palestineze të Gazës dhe Bregut Perëndimor para ngjarjeve të 7 tetorit.
Holanda (nr. 6), Luksemburgu (nr. 8), Zvicra (nr. 9) dhe Australia (nr. 10) përfundojnë 10-shen e parë.
Shtetet e Bashkuara bien nga 20 vendet e para
Shtetet e Bashkuara (nr. 23) dhe Gjermania (nr. 24) ranë nga 20 të parat pjesërisht për shkak të rritjes së lumturisë midis vendeve të tjera, veçanërisht në Çeki (nr. 18), Lituani (nr. 19) dhe Slloveni ( nr. 21). Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e 20.
Ndërsa Lituania renditet e 19-ta këtë vit në listën e përgjithshme, mes të anketuarve nën 30 vjeç, ishte vendi nr. 1 më i lumtur në 2024. Për ata mbi 60 vjeç, Lituania u rendit në vendin e 44-të.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, rezultatet e lumturisë nga njerëzit nën 30 vjeç ishin në mënyrë dramatike më të ulëta se ato të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart. Në mesin e njerëzve nën 30 vjeç, SHBA renditej në vendin e 62-të, ndërsa për ata 60 vjeç e lart, ishte në vendin e 10-të. Kanadaja ishte në vendin e 58-të mes të rinjve dhe në vendin e 8-të për ata 60 vjeç e lart.
Australia dhe Zelanda e Re, panë gjithashtu renditje shumë më të ulëta midis të rinjve.
Merr fund “paraja e pistë” në Shqipëri-Kush ka makinë luksoze duhet ti justifikojë burimin e parave.
Nga viti i ardhshëm, kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.
Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku referuar të dhënave zyrtare këtë vit duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë.
Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk, pra për të cilët ka dyshime që të ardhurat e fituara janë më të larta se ato të deklaruara.
Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.
Rama Aeroporti i Vlorës gati vitin e ardhshëm (video)
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video ku tregon ecurinë e punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.
Shefi i qeverisë thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta, me qëllim që Aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.
“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se nga SHBA ka arritur në Shqipëri kontigjenti i helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk.
“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë përfundojnë sivjet
Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrja, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku bëri një pasqyrë të akseve rrugore të cilat pritet të dorëzohen përgjatë vitit 2024.
“Unaza e madhe e Tiranës do të përthithë të gjithë trafikun qe vjen nga autostradat, përfundon edhe ajo në dhjetor 2024. Turistëve nuk do i duhet të kalojnë qytetin mes për mes, por duke përdorur këtë unazë të madhe, mund të aksesojnë pika të ndryshme.
Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korëë – Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës.
ë gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjera. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës”, tha Balluku.
Balluku bëri bilancin e vitit 2023, ndërsa u shpreh përgjatë këtij viti priten të përfundojnë vepra të rëndësishme infrastrukturore. Ajo renditi Tunelin e Llogarasë, aksin Thumanë-Kashar si dhe Rrugën e Arbrit.
Balluku theksoi se nevoja për të investuar në rrugë vjen dhe për shkak të shtimin të vizitorëve të huaj dhe vendasve, një sfidë kjo, që sipas saj qeveria po e përballon me sukses.
Ajo theksoi se tuneli i Murrizit nuk ka marrë asnjë para shtesë nga buxheti i shtetit për vonesat kalendarike, por kostot janë përballuar nga fondi fillestar.
“2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme; dorëzimin e tunelit të Llogarasë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveria, por që u realizua nga qeveria Rama. Do të përfundojë dhe do hapet në fillim të sezonit veror të 2024, ka qenë proces i gjatë, por i mirë studiuar. Ka pasur sfidat për sa i përket gjeologjisë,. Por ka pasur gjeologji të qëndrueshme dhe nuk kemi ndaluar nga kalendari,. 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet. Një lajm tjetër të mirë, kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar. Është kërkuar edhe nga kompania koncesionare që të vijohet dhe të dorëzohet sa më parë. Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjashtë verës 2024. Një kalavar i gjatë përfundon në 2024, që mund ta themi këtë dhe ta garantojmë, të një gëzimi të madh për MIE, por edhe për të gjithë shqiptarët që aksesojnë zonën e Dibrës, që në 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në tunelin e Murrizit . Unë e kam ndjekur atë proces nga maj i 2019. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për të mbështetur vonesat për Rrugën e Arbrit. Në dhjetor të 2024, ndoshta dhe më shpejt, me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra tonë hekur për ta mbajtur dhe garantuar atë, Rruga e Arbrit do të përfundojë”, tha ajo.
Rama propozon samit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor
Nga Shkupi, ku u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore se, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se sot ka propozuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mirëpriti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s. Pra faktikisht vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që këtu sot nuk janë të pranishme, si edhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit”, tha Rama.
“Jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme, jo vetëm vëmendjen, por edhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet më”.
Kryemininistri Edi Rama ka njoftuar se me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Buxheti i vitit 2024 do të ketë në total për të shpenzuar rreth 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), prej të cilave 633,7 miliardë vijnë nga të ardhurat dhe pjesa tjetër është borxh i ri (deficiti) prej 61,9 miliardë lekësh.
Siç mësohet nga relacioni i projektbuxhetit 2024, pjesën më të madhe të financimit do të marrin investimet publike me 128,5 miliardë lekë (1,2 miliardë.
Fondi shtesë për rritjen e pagave është 11 miliardë lekë rreth 100 milionë euro. Sektori publik ka rreth 184 mijë të punonjes nga të cilat rreth 84 mijë janë administratës dhe pjesa tjetër janë punonjës në shërbimet bazë të sektorit publik, arsim, shëndetësi dhe polici dhe nëse përdoret vetëm për punonjësit e shënimeve publike, pagat rriten me një mesatare 9 mijë lekë në muaj.
Qeveria anuloi planin për një rritje pagash në dhjetor siç e kishte planifikuar në një nga dokumentet e saj për reformimin e administratës publike.
National Geographic rendit Shqipërinë në vendin e parë për t’u vizituar
Prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller” e ka cilësuar Shqipërinë si një nga destinacionet më emocionuese që duhet të vizitohet në vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Facebook, ku shkruan se “jemi destinacioni “cool” për 2024-tën”.
“Jemi destinacioni “cool” për 2024! Promovimi për vitin e ardhshëm ka nisur që tani dhe është prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller” e cila sugjeron vendin tonë në listën e 30 vendeve më interesante për të udhëtuar.
Duke e renditur në vendin e parë që duhet vizituar në Europë, revista e njohur e cilëson “si një arratisje të egër drejt yllit në ngjitje të Europës” përvojën e të udhëtuarit në Shqipëri gjatë vitit 2024””, ka shkruar kryeministri.
Artikulli i plotë për Shqipërinë nga National Geographic Traveller
Udhëtarët në gjueti për diçka pak më ndryshe nga aventura e tyre e ardhshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Kjo pjesë ballkanike po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të saj të Adriatikut dhe Jonit, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.
Të zhytura në brendësinë veriore, Alpet Shqiptare janë po aq pjesë e shortit. E njohur, mjaft ogurzi, si Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë dyshemetë e luginës.
Ata që kërkojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të nisen në një turne të ri, tetë-ditor, të vetë-drejtuar me Ëalks Ëorldëide , i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër zonat malore, shtëpi tradicionale dhe një vizitë në fshatin Theth.
Shqipëria është gjithashtu më e aksesueshme se kurrë falë një sërë linjash të reja ajrore si Ryanair.
a.c./dita
SPAK zbarkon në SHBA: Dumani dhe prokurorët e dosjes Berisha, takime në DASH, DEA dhe zyrat e FBI-së
Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore. Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.
Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë diskutuar edhe sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të SHBA-ve që mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët.
Në një njoftim në rrjetin social në Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri shkruan se vizita e zyrtarëve të SPAK do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).
“Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).
Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.