Një anije tjetër është nisur drejt Gazës për të çarë bllokadën izraelite.
Rachel Corrie është anije irlandeze që besohet se ka 11 pasagjerë në bord.
Nuk është në të njëjtën shkallë si flotila e kësaj jave, por Izraeli ka këmbëngulur se edhe kjo anije nuk do të lejohet. Ata që janë në bord thonë se anija mund të arrijë këtë fundjavë.
Ndërkojë 10 mijë ton ndihmë nga flotilla Çlironi Gazën kanë mbetur në kufirin midis Izarelit dhe Gazës.
Izraeli ka dashur të tregojë me forcë se do të lejojë kalimin e ndihmës siç kishte premtuar.
Të ndarë për Frontin
Ende pa e themeluar, shoqatat joqeveritare janë të ndara lidhur me idenë për themelimin e frontit të bashkuar shqiptar. Disa nga ideatorët e këtij projekti theksojnë se do të realizojnë idenë dhe platformën e tyre, edhe përkundër reagimeve dhe mospajtimeve të pjesës tjetër të organizatave, që nuk duan ti hyjnë ujërave të politikës
Në mesin e mbi 40 shoqatave dhe organizatave joqeveritare dhe atyre që përfaqësojnë veteranët e luftës së UÇK-së kanë dallime dhe mospajtime lidhur me idenë e hedhur për formimin e Fronit të bashkuar shqiptarë, një organizëm aktiv që do të jetë korrektorë në skenën politike aktuale shqiptare në Maqedoni. Ende pa u nxjerrë në debat ideja e themelimit, shoqatat pjesëmarrëse në Këshillin e Organizatave Shqiptare (KOSH) dalin me qëndrime të kundërta. Por, megjithatë ideatorë të kësaj të këtij projekti theksojnë se janë të angazhuar për ta kurorëzuar qëllimin, edhe përkundër reagimeve që vijnë nga shoqata, që nuk duan ti hyjnë ujërave të politikës.
Fjala e Presidentit Sejdiu me rastin e dekorimit të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Kam ardhur sot me ndjenjën e veçantë të respektit dhe të vlerësimit për dy personalitete të shquara të historisë së re të vendit dhe kombit tonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe për të çmuar përkushtimin dhe kontributin që dhanë familja Zhitia dhe Fazliu për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Të nderuara familja Zhitia dhe Fazliu,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike,
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam ardhur sot me ndjenjën e veçantë të respektit dhe të vlerësimit për dy personalitete të shquara të historisë së re të vendit dhe kombit tonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe për të çmuar përkushtimin dhe kontributin që dhanë familja Zhitia dhe Fazliu për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Kërkesat – muhabet pas darke
Afrim GASHI-Kur ju KËRKONI diçka prej dikujt, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranoni pozitën inferiore që keni në atë relacion. Shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur e rraskapitur duke lutur e kërkuar nga pala tjetër për çështjet që na mundonin që prej pavarësimit të Maqedonisë e këtej
Para disa ditëve, menjëherë pasi në mënyrë të mistershme u likuidua Harun Aliu, BDI-ja ia bëri të ditur opinionit në Maqedoni se ajo sapo i ka dorëzuar tri KËRKESA deri te kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për lirimin e të burgosurve në rastin e Sopotit, mbyllja e rasteve të Hagës dhe zgjidhja e statusit të ushtarëve, invalidëve dhe familjeve të pjesëmarrësve të UÇK-së. Pasi u publikua ky lajm, ai mori një jehonë të madhe dhe në ditët që vijonin u realizuan disa takime që kishin të bënin me këto kërkesa, me çka, si duket, u realizua qëllimi kryesor i publikimit të lajmit në fjalë. Por, cila është prapavija e këtyre kërkesave, çka në të vërtetë nënkupton parashtrimi i këtyre kërkesave, cili është momenti dhe konteksti (jo kontesti) politik i marrjes së hapit të tillë nga ky subjekt politik.
Durimi i shqiptarëve në ankand publik!
Thuhet shpesh që durimi si dukuri shoqërore e ka edhe kufirin e vet, kufi i cili karakterizohet me shpërbërjen dhe asgjësimin e tij si tërësi. Fenomenologjia shpjeguese e durimit si nocion praktik në përgjithësi, e në veçanti i durimit shqiptar, si duket do e hutoj një numër të madh sociologësh, ekonomistësh, politikologësh dhe filozofësh.
Shqipëria si opsion
Pavarësisht se pyetja publike që bëri kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti për atë se ku do shkohej nëse do dilej prej qeverie mund lehtësisht të perceptohej si një atak i madh kundër misteriozitetit të liderit të partisë në pushtet, kjo pyetje është edhe një sfidim intelektual për gjithë ata që do mund të jepnin ndonjë opsion qoftë edhe kështu publikisht. Andaj i sfiduar nga kjo pyetje edhe unë do mundohem të paraqes një alternative, dhe realizimi i atij opsioni do gëzonte shumë shqiptarë, pra brenda dhe jashtë Maqedonisë. Ky opsion përbëhet në atë që shqiptarët e Maqedonisë të jenë Shqipëri, shtjelluar në detaje të kenë një ambient për jetë dhe punë si shqiptarë që janë.
Shtohet presioni ndërkombëtar mbi Izraelin
|
|
|||||
Presioni diplomatik ndaj izraelit vazhdon të rritet, pasi Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për “një hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm” lidhur me operacionin e komandove izraelite mbi flotën e anijeve që po çonin ndihma në Gazë.
Incidenti, që çoi në vdekjen e të paktën 10 aktivistëve pro palestinezë, diskutohet në një seri takimesh të jashtëzakonshme të organizatave si NATO dhe Liga Arabe. Në Bruksel, NATO dhe ambasadorët e BE-së u mblodhën për të shprehur shqetësim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se ishte shumë i shqetësuar lidhur me vrasjen e aktivistëve pro palestinezë. Burime diplomatike në Ankara kanë thënë se të paktën katër nga të vrarët ishin turq. Read MoreThaçi: Ndërkombëtarët nxisin krizën duke përkdhelur Gruevskin Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ua tërhoi vërejtjen ndërkombëtarëve se duke përkëdhelur, siç u shpreh arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke mbështetur servilizmin dhe inferioritetin e BDI-së, është bërë pjesë e krizës dhe jo e zgjedhjes së saj. Thaçi tha se shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të vështirë se tani dhe sipas tij fajtor kryesor për këtë është politike servile dhe inferiore e BDI-së. Nënë moj, mbaj zi për vëllanë- përkitazi me vrasjen e Harun Aliut- Komandant KushtrimitArdian Ramadani –
I nderuar lexues, përderisa jam duke e shkruar këtë artikull, lotët më shkojnë nëpër sy dhe shpirti më djeg, kur e mendoj se si mund që njeriut të tillë, t`i ndodhte kjo gjë, si mund që një njeriu të madh si ai, t`i veshin akuza të tilla monstruoze, si mundej që këtij njeriu i cili sakrifikoi gjithçka për komb e shqiptari, t`i veshin etiketa gojëliga, nga ata ndjellakeq që gjatë këtyre viteve sollën vetëm fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni.Ditë më parë ndodhi aksioni i “suksesshëm” policor që shtangu të gjithë shqiptarët që i thonë bukës bukë e ujit ujë. U vra, Kushtrimi i lirisë shqiptare, njeriu i cili ishte Shëmbëlltyrë e kombit shqiptar në Maqedoni. Meqenëse ky njeri i madh arriti që të hyjë ne botën e dëshmorëve, përmes tradhtisë shqiptare, mua nuk më shkojnë mendtë askund tjetër përpos tek analogjia e rastit të Komandant Kushtrimit, me heroin tjetër shqiptar Luigj Gurakuqin, për të cilin është thurur një elegji e bukur nga Fan Stilian Noli. Pse? Erdogan-Izraellit:Turqia nuk është shtet fiseshKryeministri turk Rexhep Taip Erdogan dënoi ashpër sulmin e djeshëm të forcave izraelite ndaj karvanit të anijeve me furnizime për palestinezët. Në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij, Erdogan tha se sulmi ndaj aktivistëve humanitarë, nuk do të mbetet pa përgjigjen e duhur nga Turqia. ‘Askush mos ta masë durimin tonë’, me këto fjali kryeministri turk iu drejtua qeverisë izraelitë, duke i bërë apel edhe një herë që të heqë dorë nga përdorimi i armëve. Veprimin e djeshëm të forcave izraelite, Erdogan e cilësoi si terror shtetëror, duke shtuar se ‘Turqia nuk është shtet fisesh’. Erdogan thirri mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të sigurisë, në të cilin morën pjesë ministri i Mbrojtjes, shefi i Inteligjencës dhe numri ‘dy’ i Ushtrisë. Ndërkohë edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar aktet që çuan në vrasjen e civilëve gjatë ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në karvanin e anijeve që ishin nisur për në Gaza. Në deklaratën e miratuar pas një debati maratonë, Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për “hetime të paanshme dhe transparente”. Kjo deklaratë ishte më e butë se ajo që u kërkua nga Turqia, palestinezët dhe vendet arabe. | |||||

I nderuar lexues, përderisa jam duke e shkruar këtë artikull, lotët më shkojnë nëpër sy dhe shpirti më djeg, kur e mendoj se si mund që njeriut të tillë, t`i ndodhte kjo gjë, si mund që një njeriu të madh si ai, t`i veshin akuza të tilla monstruoze, si mundej që këtij njeriu i cili sakrifikoi gjithçka për komb e shqiptari, t`i veshin etiketa gojëliga, nga ata ndjellakeq që gjatë këtyre viteve sollën vetëm fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni.