Na ishte një kohë një zakon shqiptar kur burrat e mençur e trima mbanin mustaqe e pinin kaçak nëpër oda. Kanë qenë burra pa shkollë, po kanë ditur të kujdesen për ardhmërinë e fëmijëve të tyre, për aq sa kanë pasur hapësirë veprimi… Pikërisht këtë dua ta ndërlidh me kohën e tashme, kur në shtetin e djegur dashurie e sikleti për të ardhmen tonë, vendin e burrave të urtë me mustaqe e kanë zënë baballarët e kombit, që nga pamja duken si meshkuj, po jo dhe nga “tabiatet”, sepse kopeas përgjunjen para shtikllave të një kryepoliceje me pamje burri, të gatshme për shfarosje “terroristësh”…
Ka vite që raportohet, për çdo ditë të Zotit, për operacione të urdhëruara nga ministresha “jonë”, që ka disiplinuar me dresura animale prijësit tanë. Duke i analizuar ngjarjet në mënyrë kronologjike shihet ashiqare se, në fakt, sot e gjithë ditën, vazhdon të ndodhë ajo që ndodhi dhe dje…