Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, duke u mbështetur në burimet diplomatike, një sektor i tërë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i ngarkuar me çështjen e Kosovës, gjendet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku ka nisur sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve të Amerikës (OAS).
“Në Lima mëngjesin e së hënës ka arritur edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili, siç thonë burimet diplomatike, është përfshirë drejtpërdrejt në lobim për njohjet e reja të Kosovës”, raporton FoNet.


