Fadil LUSHI
Të nderuar lexonjës të vëmendshëm dhe të paanshëm. Këtë shkrim do ta lidh me një shprehje proverbiale nga Shqipëria veriore, ku pos tjerash thuhet: poqese bën një nder (në veçanti ndaj vatanit) mos e ndiq pas. Dhe unë nuk do t’i vihem pas kësaj shprehje sepse nuk kam kushedi çfarë hise në ndërtimin e filozofisë dhe gjenealogjisë së saj. Këtë nuk do ta bëjnë as hisedarët e saj, ata që kanë pjesë në atë trashëgimi shpirtërore. Megjithatë, kësaj radhe do më duhet ta personalizoj pak shkrimin, shih për këtë do t’i referohem një historie që ka dy kaptina, njëra që do hetohet me jallaninë e ca shqiptarëve taze, të cilët, në emër të një pordhe që u ka ngelë në brekë, do mëtojnë të identifikohen me fatet e njerëzve që projektuan patriotizmin dhe atdhedashurinë, të kopjojnë retrospektivën nacionaliste të shumë shqiptarëve të cilët rininë e tyre e filluan dhe e përfunduan në kazamatet e ish Jugosllavisë dhe një tjetër kaptinë që heton atdhetarizmin e vërtetë të ca shqiptarëve që dikur në hapësirat e Luginës, Kosovës dhe Maqedonisë, kishin mëtuar të ndërtojnë një Shqipëri natyrale, siç do të thonin të gjithë ata që e duan Shqipërinë me këtë mbiemër





