Dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH, kanë heshtur ndaj kërkesave më të reja të partive më të vogla për unitet midis partive politike shqiptare në vend, për të koordinuar strategji ndaj pozitës jo të mirë të popullatës shqiptare si pasojë e politikës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministr Nikolla Gruevski.

Krerët e BDSH dhe DR, Bardhyl Mahmuti dhe Imer Selmani, dje patën ftuar faktorët politik shqiptar në Maqedoni për unitet midis krejt partive politike shqiptare në Maqedoni, për
të krijuar një moment të ri kështu me qëllim të përmbushjes së kërkesave të shumta të shqiptarëve në vend për përmirësimin e të drejtave deri nê ato të barabarta me maqedonasit.

Që të dy kanë akuzuar dje qeverinë e udhëhequr nga Gruevski se po ndjek politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve në vend në shumë sfera të jetës.

Askush nga radhët e BDI-së dhe PDSH-së, sot nuk ka dashur që të komentoj këto ftesa të Mahmutit dhe Selmanit. Disa prej tyre madje as që kanë ngritur telefonin pas paralajmërimit se për çfarë teme është fjala/

Edhe ata të cilët kanë kapur telefonin në kërkesën e portalit “Zhurnal” nga të dy parti, kanë sugjeruar që t’iu bëhet telefon kolegëve të tyre të tjerë nga radhët e partisë së tyre.

Pakënaqësi ndaj Gruevskit kanë shprehur edhe BDI dhe PDSH, mirëpo as njëra e as tjetra, të paktën tash për tash, nuk po gjejnë arsye për t’u ulur rreth një tavoline për të një dialog ndër-shqiptar para se të shtrohet shqetësimet dhe kërkesat e të gjitha partive shqiptare në një dialog të vërtetë me palët maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. L.Sejdiu