Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan File deklaroi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është sfidë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jnë sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe theksoi se zgjidhja e këtij problemi është njëri nga kushtet për hyrje në Union”, tha File.

File shtoi se BE-ja nga vendet kandidate pret që çështjen për sundimin e së drejtës ta zgjidhin së shpejti, në procesin para inkuadrimit.

“Me qëllim që më mirë të përgatiten për anëtarësimin në Union” dhe theksoi se Brukseli është i gatshëm të ofrojë mbështetje më të madhe për sukses të atyre përpjekjeve, lajmëruan mediumet malazeze. (INA)