VAZHDON APART´HEIDI NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, PJESËMARRËS SI KURDOHERË EDHE SHQIPFOLËSIT!!
(Ky shkrim vijon nga dat. 30.05.2010)
-Dalifi, m´u drejtua dhe më tha: beso, Xhemil – “Unë, s´ dua të kem punë me këta njerëz dhe kurrë nuk bëhem përkrah me këta idiotë”!…
-Pra, pasi ishte anuluar demonstrata, si për ironi, nuk kaloi një javë që u mbajt së shpejti , nga organizatorë “të shquar”, një demonstratë, -mirëpo, në këtë demonstratë, kishte pak shqiptarë dhe nuk pati asnjë pjesëmarrës, përfaqësues danezë, që të fliste megjithatë, demonstrata u mbajt në praninë e Musa Xhaferit dhe, ky i fundit e mbajti një fjalim,në fakt kjo: “ishte një tallje” dhe u kuptua fort mirë nga masa se, pas këtyre qëndron, A.Kasami.
-Pas kësaj demonstrate, me dy shokët I.Mustafën dhe Q.Jakupin, shkuam në “Shoqatën 97” ,aty, ishte vetëm Abazi, pasi morëm vesh se, Musa po mbante “konferencë me gazetarë” në “Blogords plateZ”. I nervozuar tej masës, i them Abazit po ku je ti, përse nuk je ti atje – në atë konferencë; ti, je Kryetar i Fondit, e jo A.Kasami.-E uli kokën si i marrë; thotë A.Kasami është atje, A ua thashë ty dhe Dalifit, se ai i ngatërron të gjitha këto gjëra në Danimarkë. Iu them ejani shkojmë, ishin Abrashi, Ismeti dhe Qaniu. Ai, u kthye prej meje e më thoshte se,“ai, është i madhi dhe unë nuk kam se ç`të bëjë atje”. Dihet, se, ky ishte me Dalifin që dikur me luteshin t´u ndihmoja për demonstratën; në atë kohë, Dalifi u tërhoq, ndërsa ky pranoi të bëhet zagar i A.Kasamit në Danimarkë qe sa kohë. Sëbashku, me këta tre shokë shkova në sallë ku e kishin organizuar “konferencën për shtyp”. Futemi brenda, ç´të shohim, -si gjithmonë A.Kasami me disa ithtarë të tij të bixhozit si zakonisht, po e luanin lojën e “fluturoi, fluturoi huti”; dhe, këta e shikojnë në sy A.Kasamin, e pashë që Musa i humbet në atë mes ku ishin 5-6 veta, asnjë gazetar apo ndonjë danez. I revoltuar, iu them: “ Çfarë bëni këtu more i poshtër, përse po talleni me ata poshtë (kupto, me luftëtarët e lirisë) që po presin diçka -ndihma prej nesh?! Pastaj, iu drejtova Musës; “O, ti shoq, a nuk e sheh se ky turkofili po tallet me ty dhe kërkesat tona popullore , po ti a e mban mend se, kur ishe në vitin 1989 t´ i solla në konferencë për shtyp, njëzetë gazetarë, bile erdhi edhe Milaim Zeka nga “Ditari i Radio Stokolmit”, atëbotë, kur nuk kishte kaq aktivitete, -siç po ndodhë sot në Maqedoni, ku të gjithë janë të interesuar të marrin informacione, se ç´po ngjanë atje”. Kurse, A.Kasami, këtu po i sjellë, 5-6 bixhozgjinj, të organizosh me ata, “konferencë për gazetarë”, -dhe, jeni fshehur në këtë sallë, por, dijeni se, gazetarët danezë nuk janë budallenj të vijnë më këtu, sepse ata i kanë sallat speciale për konferenca shtypi. Këto gjera kur s´i kanë interesuar A.Kasamit, të kryhen si duhet dhe të kemi suksese; këtij i intereson që, juve t´u imponohet, që, ky me kompaninë e tij të jenë përgjegjës, bile kanë filluar të thonë në popull, se keni dhënë edhe autorizime, dhe u nxënë gjakrat. A.Kasami, nuk kishte çfarë të thoshte “po të do të dëgjojë”- tha! Atij, as që ia vura veshin, por me kujtohen veprimet e Musës duke më thënë: mos me provoko!!!!
-Jo, nuk po të provokojë, duke ta thënë të vërtetën në sy, se po emëron njerëz që janë shumë të dyshimtë, M.Xhaferi, -ti, ke një përgjegjësi të madhe për ketë, sepse e anuluat demonstratën, e cila ishte shumë e mirëpritur edhe nga miqtë danezë dhe po e përkrah këtë turkofilin e mjerë, A.Kasamin dhe po bie pre e intrigave të tij duke mashtruar masën, kinse, “Shtabi paska vendosë të bëhen demonstrata në gjithë Evropën”!…
-Musës,në atë kohë i pata thënë shkurt e shqip, se: “ ti mbanë përgjegjësi të madhe, sepse me kohë të kam treguar hollësisht, se kush është ky turkofI,-pastaj, si mistrec kërceu Eshtref Eshtrefi, të cilin më vonë A.Kasami do ta emëronte, si Koordinator i UÇK për Skandinavi; “mirë shumë, u emërua një ballist i keq, në bashkëpunim të ngrohtë me titistin”, -siç po shihet “e kishte gjetur luga vegshin” –ndërsa, pas luftës ky i fundit, Eshref. Eshterfi, do të kapej me dhjetë kg.heroinë dhe, o sa keq; -gazetat daneze, cituan se: “ u kap banda, shqiptaro- serbe ”. Për faktin se, në bandën e tij, kishte dhe pjesëmarrës serbë.
-Pastaj, filloi t´më sulmonte pa asnjë argument, “se, ti je spiun” enverist etj, etj…
Pasiqë, Musa Xhaferi e emëroi A.Kasamin, Zëdhënës Politik të UÇK-re,, ky pastaj, Abazin e emëroi Kryetar të fondit, në fakt formalisht, ishte Remzi Loku; -por, meqë këtë dai, populli e kundërshtonte atëherë, para popullit, si marionetë u paraqit kinse, Abazi ishte Kryetar i fondit, ndërsa, Eshterf Eshterfin, do ta emëronin, si Koordinator i UÇK-re, për Skandinavi .,
-Pra, t´ua kujtojmë lexuesve se, A.Kasamin dhe Eshref Eshterfin i lidhte një miqësi e tyre, i lidhte në veçanti, “sëmurja e bixhozit”, përpëlitjet e tyre nëpër automatikët e lojërave të pista të fatit; -dhe ishin të sëmurë e kishin bërë operacione prej zemrash që të dy, ishin pensionistë invalodorë dhe poashtu, që të dy ishin futur borxheve deri në fyt. Pas përfundimit të luftës, pasi A.Kasami duke e sabotuar UÇK-re, duke mos ia dhënë lekët dhe edhe sot e sot, flitet për miliona kronorë të grabitur prej tij, kur e kishte në dorë gjithë fondin e UÇK-së, për Evropën, filloi ta sabotonte UÇK-në dhe kur pas luftës BDI-ja, duke e shantazhuar për lekët, ai e dirigjonte politikën dhe ekonominë e këtij sekti , kinse si parti politike. A.Kasami, i pati premtuar Kryetarit të fondit Remzi Lokut se, “do t ia jepte postin e drejtorit të doganës së Maqedonisë”, por, ky plan iu dështoi, siç iu dështoi dhe plani për kryetar të degës së BDI-së, në Tetovë, u përpoqën mjaft t´i japin poste siç ishin: drejtor të aeroportit të Shkupit, kryeshef policie në Tetovë, drejtor i stadiumit në Tetovë etj.
-Në Danimarkë, bashkatdhetarët e në veçanti punëtorët, i njohin mesiguri më mirë se unë; dhe dinë më shumë gjëra për këta elementë reaksionarë dhe për ato ngjarje që i theksova më lart; mirëpo, këto kujtime të hidhura, por shumë të vërteta, janë nga ditari im, nga ato përpjekjet e mia, që i kam mbajtur kujtimet; për aktivitet në Danimarkë, fatmirësisht, që me kohë kam mbajtur shënime.
-Është shumë interesant dhe tejet e papërgjegjshme, fakti pse mërgatës shqiptare këtu, -kurrë nuk i është dhenë të paktën një shpjegim për ato rrethana të asaj kohe, apo, për më keq: nuk i është dhënë asnjë falënderim publik, për aktivitetin dhe ndihmën që atdhetarët dhe atdhetaret tona e kanë dhënë.
-Disa ditë para vitit të ri, papritmas mora lajmin se, në udhëtim e sipër gjatë rrugës nga Norvegjia një delegacion i sektit të prapë politik, që u emëruar BDI , (marrin mundimin) dhe vijnë edhe në Danimarkë; në atë delegacion thanë se do të ishin z. Ali Ahmeti, Xhevat Ademi dhe Hysni Shaqiri, në praninë 200 vetave sa morën pjesë, aty nuk ishte “udhëheqësi dhe organizatori kryesor” i UÇK-re. A. Kasami edhe pse ato ditë, ndodhej në Danimarkë.
-Unë, shkova enkas me qëllim, sepse kisha dëshirë dhe shpresa se do të ishte aty, edhe ai, që në prani të të gjithë pjesëmarrësve t´ia thosha në sy të gjitha të palarat e tij “politike”, -t´ia thosha të gjitha, pasi Aliut dhe Xhevatit ua kam treguar këto turpe dhe krime të tij. Them, krime të tij, sepse, konsideroj se, janë krime të rënda ato, të sabotosh luftën çlirimtare të kombit tëndë.
-Më kujtohet fort mirë kur, Xhevati e quante, “Hale Kasami” pikërisht në atë mbrëmje, u habita shumë, kur a ai e mbrojti aq shumë A.Kasamin; -interesant !!!
Korrupsioni dhe tradhtia i lidhi bashkë apo çfarë ngjau; nuk munda të kuptoi; dhe, prej atëherë i ndërpreva të gjitha marrëdhëniet me Xhevatin; pasi që, ai mori drejtim të kundërt, madje edhe me vetveten e tij.
Vijon
Danimarkë-Suedi, 8.06.2010

