image
Branko Geroski- U pa se nuk kanë dalë as nga kapota e Gogolit as nga kapota e Don Kishotit, por nga nga vendi që tregohet në fotografinë lart

Gjykata para do kohësh e shpalli fajtor një mik timin, kolumnist i jashtëzakonshëm, duke ndarë “drejtësi” me padi private një nga apologjetët më të njohur medialë të pushtetit. “I dëmtuari u ankua se kolumisti e ka ofenduar, ashpër e haptazi, duke i kritikuar qëndrimet e tij. Gjykatësi mbajti anën e njeriut për të cilin e tërë Maqedonia di se është mik I kryeministrit Nikolla Gruevski. Emrat e aktorëve të kësaj farse, kuptohet, nuk do t’i publikoj përderisa procesi nuk përfundon me aktvendim të plotfuqishëm. Por juve gjithsesi do t’ju kujtohet se për cilin është fjala.

Read More
image

Ardian RAMADANI-Qeveritarët maqedonas përmes shkollës së Putinit, dëshmuan se janë mjaft të suksesshme në drejtim të shterjes dhe venitjes së partive politike shqiptare

Shteti i Maqedonisë, ky shtet i cili mezi po mbahet me këmbët e qelqta dhe të krisura që i ka, prej pavarësimit të tij e deri ën ditët e sotshme, po përballet me sfida të natyrave të ndryshme. Sfidat e këtij shteti, po i përjetojnë të gjithë qytetarët, po ata që më së shumti po i paguajnë janë shqiptarët. Pse e them këtë? Ngase ky shtet, qysh prej pavarësimit shumë të lehtë dhe të çuditshëm nga ish-Federata Jugosllave, i zënë peng nga politikanë dhe shtetarë me mendësi Kumroveci, në vend që të ofrohet drejt vlerave të mirëfillta evropiane dhe qytetëruese, ai edhe më tej zhytet dhe bëhet shtet model për Rusinë e Putinit. Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon edhe më tej.

Read More
image
Salajdin SALIHU-“Shumë herë, me mijëra herë, njeriu fle, trupi i tij e zgjon.
Pastaj njëherë, vetëm një herë, njeriu fle dhe e humb trupin e tij”.
Rene Char

Erdhi papritur korrieri i vdekjes dhe solli një mesazh hyjnor: duhej që t’ia ktheje Hyut atë që ta kishte falur para 68 vjetësh – jetën. Ky fat i paracaktuar, që i ndodh çdo qenie njerëzore, një herë të vetme dhe të fundit, nuk lë asnjë shteg për shfuqizimin e vdekjes, e cila, sikurse thonë, vjen si fëmijë i frikësuar dhe vë dorën mbi zemër. Ajo vuri dorën edhe mbi zemrën Tënde; mbi atë zemër të mirë që punoi pareshtur për të shpërndarë dashuri njerëzore… Si gjithkush, ndjeva pafuqinë për riparimin e këtij ligji hyjnor, i cili shfuqizon çdo ligj fizike a kimie – dy lëndë që i deshe shumë dhe besove se pa gjuhën e tyre bota, ndonëse nuk eviton fundin ekzistencial, mund të bëhej vend i mirë për të jetuar…

Read More

Komplotet dhe vrasjet që shkatërruan derën e bajraktarëveGjomarkajt e Mirditës, dera princërore e historive të mëdha

Dera princërore e Gjomarkajve mbetet simbol i Mirditës vetëqeverisëse, ata i dhanë zë asaj ashtu sikundër ajo u dha atyre si prijës. Sipas studiuesve të hershëm, Gjomarkajt janë degë e familjes së famshme princërore mesjetare të Dukagjinëve.

Në librin e tij “Antologji historike”, autori Gjet Ndoj i referohet një dëshmie që përcjell M.Marleku, ku thuhet se “për të shpëtue prej furisë së turqve, Mark Kola i Pal Dukagjinit,u largua prej vendit të të parëve,që mund të ketë qenë Hasi (Pashtriku), ose Fandi, treva të sundimit të Dukagjinëve dhe vajti e u fut në Gryke të Oroshit. Prej këndej, Oroshi, u bë vendbanimi i derës së Gjomarkut dhe kryeqendra historike e Mirditës dhe e zonave përreth saj…”

Read More
Belgjikë, fiton partia Separatiste

Zgjedhjet parlamentare në Belgjikë janë fituar nga nacionalistët flamandë. Ata angazhohen për ndarjen e vendit. Në Valoninë frankofone në jug të vendit, socialistët kanë dalë partia më e fortë.

Formimi i qeverisë në Belgjikë do të jetë i vështirë dhe nuk pritet të ndodhë para 1 korrikut, kur Belgjika merr presidencën e radhës së BE-së. Zgjedhjet e parakohshme në këtë vend u bënë të domosdoshme, kur në prill qeveria e koalicionit u shpërbë për shkak të grindjes mes flamandëve që flasin hollandishten dhe valonëve frankofonë.

Read More

 Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së
Isuf Kadriu-Lideri i opozitës maqedonase, ish-presidenti Branko Cërvenkovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë akuzoi Qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski për jotransparencë në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë, për bllokimin e procesit integrues dhe përkeqësimin e raporteve ndëretnike.
Jotransparencë, bllokim të procesit integrues dhe përkeqësim të raporteve ndëretnike, janë karakteristikat kryesore të punës së Qeverisë së kryeministrit Gruevski, sipas liderit të LSDM-së dhe ish-presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Read More
 Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit për femra dhe fëmijë, të cilët janë subjekt i trafikimit të personave, në mënyrë specifike i prostitucionit të detyrueshëm dhe i fëmijëve, që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, thuhet, pos tjerash, në pjesën për Kosovën, në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, që është publikuar të hënën.

Mëtutje theksohet se shumica e viktimave të prostitucionit të detyrueshëm janë femra të reja nga Evropa Lindore, përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Fëmijët dhe femrat në Kosovë janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm brenda Kosovës dhe poashtu në vendet në mbarë Evropën.

Read More

Me sa duket, pas kësaj burgosje skandaloze, brutale dhe të përgjakshme policore të Albin Kurtit, për fundosjen definitive të autoritetit të kësaj qeverie tënde, e ke hangër karremin e kurdisur, Hashim!)

Edhe pse e dinte sigurisht se do të sulmohet nga forcat e shumta policore serbe të armatosura deri në dhëmbë dhe që kaherë ishin të locuara përreth Prekazit, i paralajmëruar për këtë shtetrrethim dhe me mundësi që edhe të largohet pa u vërejtur nga aty, heroi ynë legjendar, Adem Jashari, atëbotë vendosi të vetëflijohet. Përmes një rezistence të armatosur dhe qëndresës heroike, Ademi dhe jasharajt bënë që një realitet të shndërrohet në një legjendë. Legjendë të pavdekshme . Por, jo vetëm kaq! Ata,me këtë vepër sa tragjike aq edhe sublime, jo vetëm që si hero hynë pavdekshëm në histori, por kjo tragjedi e paparë e tyre u bë katalizatore në shpejtimin e rritjes dhe formimit të UÇK-së dhe fillimit të një lufte të armatosur gjithpopullore e cila Në fund pa dyshim u kurorëzua me fitore.

Read More
image
Athina dhe Shkupi janë afër zgjidhjes së kontestit lidhur me dallimet rreth emrit. Këtë e paralajmërojnë mediumet greke sipas ta cilëve ‘Republika Maqedonia e Vardarit’ është zgjidhja për të cilën duket se këtë verë dy palët do të arrijnë kompromis.
Ky përcaktim gjeografik, theksojnë mediumet e Athinës, ishte i pranueshëm për të dyja palët pasi i plotëson kërkesat greke për përcaktimin gjeografik, kurse njëkohësisht në Shkup përdoret për ta dalluar nga Maqedonia e Egjeut.
Ndërkaq, sipas gazetës Katimerini, në këtë fazë nuk do të saktësohet se a do të shfrytëzohej përcaktimi gjeografik para emrit Maqedoni ose pas tij, përkatësisht Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari. Gazeta e citon, siç thotë këshilltarin e presidentit Ivanov, Risto Nikovski i cili ‘vitin e kaluar sugjeroi se Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari është ide e pranueshme dhe se si e tillë nuk do të detyrojë të bëhen ndryshime në Kushtetutë.

Read More
image
Ashtu siç ishte parashikuar, Maqedonia nuk është përfshirë në projekt-konkluzionet e përgatitura të hënën për mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Të pyetur nga Alsat-M, diplomatë të presidencës spanjolle janë përgjigjur prerazi se Maqedonia nuk ishte temë e diskutimeve të axhendës së ministrave për pjesën e Ballkanit. E njëjta gjë u konfirmua edhe nga disa diplomatë të tjerë që ndodhen në Luksemburg të cilët rrëfyen se Maqedonia mund të ngrihej si diskutim, por vetëm në formë jo-formale, vetëm gjatë drekës së punës, sigurisht pa pritur konkluzione.
Takimi i ministrave të jashtëm është fokusuar ndërkohë në bisedimet për Serbinë, e cila megjithëse nuk ka dhënë rezultatet e pritura në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës, pritet të fitojë nisjen e procesit të ratifikimit të MSAsë nga parlamentet e vendeve anëtare. Një pikë tjetër janë mesazhet e forta ndaj Tiranës, të cilës i kërkohet të zgjidhë shpejt krizën politike.

Read More