Written by Albin Kurti

Arsyet për mosparaqitje

Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësore sepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EULEX-i është pushtet jodemokratik dhe se ky është një trup gjyqësor i padrejtë. Unë do të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, të qeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unë do ta kufizoj komunikimin tim me këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. EULEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundër meje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinë tonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne.

Read More
image

 Edhe pse më shumë se gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë, ata asnjëherë nuk kanë protestuar për çështje ekonomike e sociale. S’kanë ujë, s’kanë punë, s’kanë kushte minimale për të jetuar dhe sërish nuk e ngrenë zërin. Ekonomistët vlerësojnë se  popullata shqiptare fokusohet në aspektin politik duke e anashkaluar sferën ekonomike. “Fuqia politike varet nga fuqia ekonomike”, thotë profesor Izet Zeqiri, duke shtuar se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk i shpalosin aktivitetet e tyre ekonomike, por merren vetëm me çështjet e pazgjidhura politike. “Politikanët identifikohen me raportet, me politikat që i prezanton qeveria, ndërkaq që nuk lidhen me programet ekonomike të partive politike shqiptare”, thotë ai. Zeqiri sqaron se tek shqiptarët nuk është krijuar një kulturë e përgjithshme, se problemet ekonomike janë më të rëndësishme se ato politike.
Edhe ekonomisti Llokman Hebibi vlerëson se sfera ekonomike ka një ndikim të madh në zhvillimin dhe stabilitetin politik.

Read More

“Ka mbetur heshtja” Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografi a e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke. Vajza më e madhe quhej Shpresa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës. Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912.

Read More

Fadil LUSHI

 Kur anadollakët mllefosen dhe nuk i kanë në dorë frerët e arsyes, zbrazen me dy të shara e tyre karakteristike: e para është “sikanani”dhe e dyta “horospi evladi”.  Ndonëse janë shprehje fare të ulëta e denigruese, ngandonjëherë, pasi i përdorin, anadollakëve sikur u bien nervat dhe u kthehen “binarëve të arsyes së tyre”. Për këtë e shkaqe të tjera dhe për respekt ndaj lexuesve të mi të vëmendshëm dhe të paanshëm, sidomos ndaj njerëzve që sadopak llafosin a komunikojnë në gjuhën turke, fillimisht u kërkoj ndjesë për fjalët e pahijshme që hetohen në këtë opinion dhe, për këtë, nuk do t’i përkthejmë nga osmanishtja në shqip.

Read More
image
Megjithatë, po funksionon partneriteti me partitë maqedonase në mënyrë të shkëlqyer, thuajse këta shqiptarëve nuk u paskan bërë asgjë të keqe, besa as vetë partive shqiptare, por habitem se si zonjusha në fjalë kaq shpejt harroi se në vitin 2006, po kjo partnere e shpërfilli vullnetin e votuesve shqiptarë, po nga ministria e kësaj partnereje u realizua aksioni i suksesshëm në Vaksincë, Brodec dhe Radushë me shumë shqiptarë të vrarë, të plagosur dhe të prangosur

Ide fisnike, por jokredibile, ndaj së cilës nuk bënë dot të heshtet! Këto ditë patëm rastin ta lexojmë një artikull të deputetes Ermira Mehmeti, esenca e së cilës ishte sa fisnike aq edhe e dëmshme, besa fillim e mbarim ishte e dëmshme.

Read More
image

Sipas partive shqiptare, këto referoma duhej të fillonin me shkarkimin e redaksisë së vjetër dhe të kreut të saj Bllazhe Ristovski. PDSH, madje vlerëson se e vetmja rrugëdalje është hartimi i një Enciklopedie të shqiptarëve

Bekim MURATI

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) duhet të reformohet dhe pa reforma të thella, çështja shqiptare nuk do të artikulohet në mënyrë të drejtë. Është ky vlerësimi i partive politike shqiptare pas paralajmërimeve se dy anëtarët shqiptarë, Alajdin Abazi dhe Ramiz Abdyli, do të largohen nga Redaksia e re.

Read More

Gjate sezonit turistik rrugët kryesore të Shqipërisë, kryesisht ato ku kalojnë turistët kosovarë do të patrullohen nga punonjësit e policise rrugore të Kosovës.
Kjo është sanksionuar në një marrëveshje të nënshkruar nga ministrat e Brendshem të të dy vendeve ne piken e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, raporton Top Channel. Marrëveshja parashikon edhe lehtësimin e lëvizjes në kufi të shtetasve nga te dyja vendet.

Read More

Prishtinë, 16 qershor – Albin Kurti ka nisur ditën e martë pa frikë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës do t’i trokasin me shqelma në derë për ta arrestuar. Herët në mëngjes ka shkuar në selinë e lëvizjes që drejton në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku ka takuar shumë aktivistë me të cilët nuk është parë nga e shtuna. Ka dhënë shumë intervista gjatë ditës, pa pasur ndjenjën se mund të “lidhet” siç i ka ndodhur shumë herë. Një ditë pasi është shpallur fajtor nga një trup gjykues i udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it dhe është dënuar me nëntë muaj burgim, Kurti thotë se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë më të lirshëm për aktivitetet e tij të cilat i janë shtuar këto ditë kur lëvizjen “Vetëvendosje” po e çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme për t’iu nënshtruar votës së qytetarëve.

Read More

Foto nga arkiviIsuf Kadriu

Maqedonia dhe Kosova do të formojnë grupe pune për hetimin e informacioneve mbi ekzistimin në Maqedoni të dy varrezave me shqiptarë – viktima të luftës në Kosovë. Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë dhe Ambasada e Kosovës në Shkup. Sipas të dhënave të ndryshme, supozohet që njëri varr ndodhet në Bllacë dhe tjetri në varrezat Butel të Shkupit.

Maqedonia është e gatshme të bashkëpunojë seriozisht me institucionet e Kosovës lidhur me dyshimet për ekzistimim në Maqedoni të dy varreve me shqiptarë të Kosovës, të cilët thuhet të jenë vrarë nga forcat serbe në periudhën e viteve 1998-‘99.

Read More

Aktori Bekim Fehmiu do të varroset në qytetin e Prizrenit. Miku i tij Milazim Salihu ka konfirmuar për TCH, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lënë amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Bekim Fehmiu, kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kishte kaluar në Prizren.

Read More