Ekspertët shqiptarë për çështje të demografisë, por edhe një pjesë e partive politike shqiptare theksojnë se ekziston numër më i madh i votuesve fiktiv në Maqedoni, kryesisht tek popullata maqedonase, sesa nga shifrat e prezantuara nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e MPB-së, se në Maqedoni deri tani janë evidentuar 140 mijë votues fiktiv.

Tërë sekreti i përmbajtjes së listës zgjedhore do të zbardhet deri në fund të muajit tetor, kur do të pastrohen tërë votuesit e paraparë fiktiv në Maqedoni.

Read More

Lobist dhe biznesmenë të shquar shqiptarë në SHBA do të kyçen në skenën politike në Maqedoni, duke formuar një parti të re politike, e cila do të mbështetet nga senatorë dhe kongresmenë amerikan, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Subjekti i ri politik do të ketë një platformë të re politike, e cila do të jetë koherente me interesat gjeostrategjike amerikan në Ballkan pritet të dalë në skenën politike në Maqedoni. Iniciativa vjen nga lobistë dhe biznesmenë shqiptarë në SHBA, me origjinë nga Maqedonia, të cilët janë të njohur me aktivitetet dhe lobimet e tyre pranë administratës amerikane, sidomos për çështjen e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Lajmi konfirmohet edhe nga drejtues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork dhe Çikago, të cilët kryesisht janë me origjinë nga Kërçova, Prespa, Tetova dhe zona të tjera të Maqedonisë.

Read More

Isa MULAJ: (Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike – INEPRA)

„Ne e parandienim se oligarkëve do t’iu nevojiteshin disa ditë apo ndoshta javë për zhvatjen e parave jashtë vendit; mjaftuan vetëm disa orë dhe ditë. Kur FMN [Fondi Monetar Ndërkombëtar] ishte ballafaquar me faktet se miliarda dollarë të cilët ia kishte dhënë (huazuar) Rusisë po shfaqeshin në llogaritë bankare të Qipros dhe Zvicrës vetëm disa ditë pas dhënies së huasë, deklaroj se këto nuk ishin dollarët e ‘tyre’ [të FMN-së]. FMN ia kishte dhënë hua dollarët Rusisë – fondet të cilat pastaj ia mundësuan [qeverisës së] Rusisë t’ia jep ata dollarë  oligarkëve për t’i nxjerrë jashtë vendit. Disa prej nesh i shigjetuam me kunja, se FMN do ta bënte jetën më të lehtë gjithkah po që se do t’i kishte dërguar paratë drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të Qipros dhe Zvicrës”. – Joseph E. Stiglitz, Kryetar i këshillit të këshilltarëve ekonomik në administratën e Bill Clinton-it (1993-1997), Nënkryetar i parë dhe krye-ekonomist i Bankës Botërore (1997-2000), dhe Nobelist për ekonomi (2001).

Read More

Një 29 vjeçar me banim në Mitrovicë u arrestua sot nga autoritetet e Kosovës nën akuzat për mbështetje të veprimtarive terroriste. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, i arrestuari është  Bajram Asllani, 29 vjeçar, banor i Mitrovicës. Ai dyshohet për përkrahje materiale terrorizëm dhe planifikim për vrasje, rrëmbime, gjymtime, ose plagosje të së personave në shtete të huaja.

Read More

Ilir Meta bën vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin.

Gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta të enjten në Berlin, ministri i punëve të jashtme Guido Westerwelle ka nënvizuar shqetësimin e BE-së për shkak të bllokadës njëvjeçare të parlamentit shqiptar, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp e nxjerrë nga ministria e jashtme gjermane. „Qeverisë dhe opozitës i bëhet thirrje që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të qendrueshme. Për perspektivën evropiane dhe vazhdimin e procesit të reformave është e domosdoshme që parlamentit të Shqipërisë t’i rikthehet veprueshmëria politike“, citohet të ketë thënë zëvendëskancelari gjerman.

Read More
Bexheti vizitë treditore në Kortina të Italisë
 Delegacioni që kryesohej nga kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, në qytetin e Italisë, Cortina D’ampezo, ka mbajtur takime me përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Duke pasur parasysh se Cortina është një ndër qendrat e skijimit më të njohura në mbarë Europën dhe një ndër qendrat më të vjetra në Itali, thithja e përvojave është e rëndësisë së veçantë për komunën e Tetovës.
Këmbimi i përvojave, mundësia për thithjen e eksperiencave dhe formimi i një pasqyre të qartë lidhur me aktorët kryesorë në sferën e turizmit, ekonomisë dhe parkut natyrorë që menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme që nga fillimi i shekullit të kaluar, ishte qëllimi i vizitës së delegacionit nga komuna e Tetovës në Itali.

Read More
image
Individë të shumtë me gjithë barrën e madhe të fajit për shkeljen me çizme në dinjitetin tonë, edhe më tutje marshojnë me mbarë injorancën e vet për të shtypur çdo vlerë reale që tenton të vendoset mbi injorancën, e cila përpiqet që veten ta shndërrojë në standard të përgjithshëm të vlerave shoqërore. Aktualisht, ky është rreziku më i madh që na kanoset ne shqiptarëve këtu në Maqedoni

Mahi NESIMI

Read More
image

Në sheshin e Shkupit, nga njëra anë është parë një numër i vogël i mbështetësve të simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së kurse nga ana tjetër një shtab i LSDM-së teksa festonte mungesën e oponentit politik

Afrim TANALLARI

Pjesëmarrja e dobët e simpatizuesve në kremtimin e mbajtur të martën mbrëma në Shkup thuhet të ketë zhgënjyer krerët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kishin pritur një masivitet më të madh për të demonstruar forcën politike në Maqedoni. Sipas informacioneve jozyrtare, menjëherë pas mbarimit të programit festiv ka pasur një nervozizëm të madh tek brenda partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilët kanë akuzuar këshillin organizativ për këtë dështim. 

Read More

Thaçi takoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, RasmunssenNë vazhdim të ditës së parë të vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sekretari Rasmunssen ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si stabile dhe ka përshëndetur progresin e arritur në këtë fushë. Kjo situatë ka mundësuar që të vazhdojmë me reduktimin gradual të forcave të KFOR-it në Kosovë.Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e NATO-s dhe bashkëpunimin e ndërtuar deri tani me Qeverinë e Kosovës. “Ne jemi të përkushtuar”, ka thënë kryeministri Thaçi, “të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe në të ardhmen”.

Read More

NGA BAHTIR HAMZA-NJEREZIT E AFT  DHE TE SHQUAR QE LANE GJURMA NE KOHE TE PASHLYARE NE HISTORIN E POPUJVE  ME AKTIVITET E PUNES SE TYRE , VLERSOHEN DHE NDEROHEN ME SHUME NE ATDHEUN E VET.

Read More