Shkencëtarët thonë se dy skelete të gjetura në një shpellë të Afrikës së Jugut, i përkasin një specieje të paklasifikuara më parë, të hominidit, apo parardhësit të njeriut. Ky zbulim mund të ketë hedhur dritë të re tek evolucioni i species njerëzore, homo sapien dhe nxit interes të mëtejshëm tek evolucioni i njeriut. Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Qendrën Smithsonian këtu në Washington, është hapur një ekspozitë e re, e cila bazohet tek kërkimet shkencore të më tepër se një shekulli, lidhur me origjinën e njeriut
 
:

Read More

 Anders Fogh Rasmussen Maqedonia ka bërë reforma të sukseshme në përmbushjen e standardeve që kërkohen nga NATO, por për t`u antarësuar në aleancë, duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, ka deklaruar Rasmunsen në Maqedoni.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Andres Fog Rasmunsen arriti në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoni. Rasmunsen i solli Shkupit porosinë e përsëritur disa herë: Për tu bërë anëtare e NATO-s Maqedonia, duhet të marrë vendime të rëndësishme.

Read More

Shkolla e mesme në Tearcë vetëm premtimUrim Hasipi
Edhe këtë vit nuk do të fillojë të ndërtohet shkolla e mesme në komunën e Tearcës, edhe pse kjo ishte premtuar nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, një vit më parë gjatë vizitës që i bëri kësaj komune në prezencë edhe të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi. Mjetet të cilët ishin paraparë për këtë qëllim janë stopuar për shkak të rishikimit të buxhetit dhe këtë vit as që do të fillohet të punohet në këtë drejtim. Kjo është bërë e ditur edhe nga ana e kryetarit të komunës së Tearcës Isen Asani, i cili tha se është e vertetë se kryeministri ka bërë një premtim për rregullimin e një shkolle të mesme në këtë komunë.”Gjatë vizitës së tij që kryeministri i bëri komunës sonë më 25 maj të vitit të kaluar, premtoi investimin për shkollën e mesme por ky investim është stopuar për shkak të krizës ekonomike”, tha shkurt kryetari Asani.

Read More

Laura PAPRANIKU
Maqedonia është ndër vendet e pakta, nëse jo të vetme të botës së qytetëruar ku të merresh me shkencë nuk është ndonjë punë me vlerë. E sikurse thotë një fjalë e urtë popullore “peshku prishet nga koka”, edhe me shkencën këtu në Maqedonia ka ndodhur e njëjta. Sado modest të jetë kontributi që mund të jepej nga ana e një shteti prej 2 milionw banorësh, kjo është një temë që duke mos u diskutuar po shndërrohet në një tabu të shoqërisë. Në mbi 25 institutet shkencore që numërohen te ne, qofshin të themeluara prej fakulteteve apo të pavarura prej tyre, në të gjitha ka mungesë të dukshme kadrovike

Read More
Driton ZENKU
Gostivar- Për veç propozim vendimit për furnizim me kompjuterë personal të këshilltarëve komunal në Gostivar, në seancën e 12 me radhë lindi edhe ideja që atyre tu mbulohen edhe shpenzimet e telefonit dhe internetit. Propozimi erdhi nga këshilltari i PDSH-së Zeni Bilalli, i cili idenë e tij e ka mbështetur në praktikën e Komunës së Tetovës, por edhe komunave të tjera, duke propozuar që këshilltarëve komunal t’ju sigurohet edhe rrjeti i internetit si dhe 2000 denarë shtesë për harxhimet e telefonit. Por propozimi i këshilltarit të PDSH-së do të shqyrtohet nga organet komunale, ndërkaq propozim vendimi për furnizim me kompjuterë personal të këshilltarëve komunal u miratua njëzëri nga ana e këshilltarëve.

Read More
Tetovë- Me tridhjetë vjet burg të enjten Gjykata Penale e Tetovës ka dënuar tre të rinj, të cilët ngarkohen për vrasjen e 58-vjeçarit Ismet Jahija, krim që ndodhi për dy qira të papaguara. Në seancën e të enjtes trupi gjykues e ka mbyllur procesin gjyqësor, duke e dënuar me njëzet vjet burg 23-vjeçarin Haki Shabani, ndërsa me nga pesë vjet 20-vjeçarin Jumni Xhemaili dhe Agim Miftarin 24 vjeç, të tre nga rajoni i Tetovës. Sipas aktakuzës, tre të rinjtë më katërmbëdhjetë shtator të vitit të kaluar, me një automatik, në afërsi të fshatit Gjermë, e ekzekutuan 58-vjeçarin. Hetimet policore vërtetuan se burri u vra me nëntë plumba të qëlluara nga një automatik, për shkak se i kishte kërkuar që t’i paguhet qiraja e banesës.

Read More

Princesha trashëgimtare e fronit mbretëror të Suedisë, Victoria u martua me Daniel WestlingPrincesha 32 vjeçare, trashëgimtare e fronit mbretëror suedez, Victoria u martua me, princin e saj, ish trajnerin e fitnesit Daniel Westling, në Stokholm. Ceremonia u zhvillua në katedralen e qytetit “Storkyrkan”, e mbushur me 1.100 vetë, të ftuar nga të gjitha oborret mbretërore evropiane. Daniel Westling bir i një familjeje nëpunësish, merr titullin Princ i Suedisë. Në një mot pa shi por me vranësira, dhjetëra mijëra vetë vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit suedez, Stokholm për të parë princeshën e zemrës, Victoria dhe princin e ri. Pikërisht në këtë ditë para 34 vjetësh në të njëjtin vend janë martuar edhe Mbreti Carl Gustav dhe Mbretëresha e lindur në Heidelberg të Gjermanisë, Silvia. Televizionet nga e gjithë bota e transmentuan drejt për së drejti këtë eveniment.

Read More
image

 Komuna e Haraçinës vazhdon të përballet me neglizhencën e Qeverisë, mbi financat. Kjo akuzë e kryetarit Bastri Bajrami drejtuar qeverisë arsyetohet në shpërndarjen jo të barabartë të huas që ekzekutivi ka marrë nga Banka Botërore për ndërtimet e rrjetit të ujësjellësve dhe kanalizimeve nëpër komuna. Nga gjithsej 50 milion euro, komunës së Haraçinës i janë dhënë vetëm 154 mijë euro ndërsa komunave më shumë të zhvilluara siç është p.sh ajo e Gazi Babës i janë transferuar 795 mijë euro. Me paratë e marra Komuna e Haraçinës nuk mund të realizojë as gjysmën e projektit për ndërtimet e kanalizimit dhe ujësjellësin pasi nevojiten gjithsej 600 mijë euro. Sipas Bajramit, ky është diskriminim klasik që po i bëhet komunës së Haraçinës. “Pyesim publikisht qeverinë se në bazë të cilave kritere ka marrë vendim që komunës së Haraçinë me mbi 15 mijë banorë ti ndajë 154 mijë euro ndërsa disa komunave të tjera të cilat kanë më pak se gjysma e banorëve të komunë së Haraçinës janë ndarë dyfish e trefish më shumë mjete për ndërtimin e kanalizimit dhe rrjetit të ujësjellësit. Le të urdhërojë të vijë një përfaqësues I Qeverisë dhe të bëjë llogari se sa mund me 154 mijë euro të ndërtohet kanalizimi dhe rrjeti për ujë të pijshëm për Haraçinën”, deklaroi Bastri Bajrami,  kryetar i Komunës së Haraçinës. Nga Qeveria heshtin për akuzat e kreut të komunës së Haraçinës. Bastri Bajrami thotë se shkurtime ka edhe në arsim për 1.5 milion denarë ku gjendja është katastrofike për shkak të mungesës së ambienteve, madje nga 43 nxënës mësojnë në një klasë.

Read More
image

 Në Tetovë është hapur salla e re sportive e shkollës së mesme “Nikolla Shtejn”. Edhe pse kjo shkollë në këtë komunë ka numrin më të madh të nxënësve shqiptarë dhe drejtorin shqiptar, ministri i Arsimit Nikolla Todorov, kërkoi që fjalimi i tij të mos përkthehet në gjuhën shqipe. Edhe fjalimi i kryeministrit Gruevski u ndoq vetëm në gjuhën maqedonase. Po ashtu, mbishkrimi i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, nuk ishin fare gjuhën në shqipe. Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe zëvendës-ministrja e arsimit Lindita Qazimi, u drejtuan në të dy gjuhët.

Read More

Partia Socialiste është ndalur sërish sot në gjendjen ekonomike të vendit, duke akuzuar ministrinë e Financave për punën mjerane që ka bërë dhe qeverinë për fundosjen e pandalshme të ekonomisë.

Gjatë një deklarate për mediat, Nënsekretari për Programin në PS, Ervin Bushati ka renditur problemet e ekonomisë dhe ka theksuar se qeveria përkundër rritjes së borxhit nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

“Defiçiti Buxhetor është në nivelin 154% të parashikimit, ndërkohë që ‘Të Ardhurat Tatimore’ janë 10%, ose 12.4 miliardë lekë, më pak se parashikimi. Kjo do te thotë një punë mjerane e Ministrisë së Financave, dhe një tkurrje e prekshme e ekonomisë në vend”- tha Bushati.

Read More