DITËLINDJA -Me datë 20.08.1989 në ora 1800 në valët 95,5 MHZ FM, NË KOPENHAGË filloi transmetimi i parë në gjuhën shqipe i Radio Zëri i Kosovës .Sot Radio Zëri i Kosovës feston 21 vjetorin e egzistimit të sajë.Themelues ishte Ibrahim Xhemajli me shokë.Sot pas 21 viteve Zëri i Kosovës është shëndruar në multimedia me te…knikë më moderne të kohës.Në kuadër të sajë funksionojnë Radio në FM dhe internet,Tv (me shikueshmëri në tërë teritorin e Danimarkës),www.zeripress.com (ku respektohet mendimi i lirë),www.rtvzik.com .

RTVZIK funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Danimarkës,nga e cila edhe finacohet.RTVZIK ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe shumë aktiv në senzibilizimin e cështjes shqiptare në tërësi dhe cështjes së Kosovës gjatë okupimit serb në vecanti.Ka organizuar demostrata të panumërta në Kopenagë ,ka organizuar grumbullimin e ndihmave hymanitare për në Kosovë,ka kultivuar gjuhën dhe kulturën shqiptare,ka luftuar asimilimin,ka ndikuar në integrimin sa me të mirë të shqipëtarve këtu si dhe shumë aktivitete në të mirë të shqiptarve të diasporës.

Read More

Luigj Shkodrani- Lajme nga Shqipëria-25 qershor 2010
 Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, Presidenti Topi vlerësoi pozitivisht klimën e dialogut politik që ekziston midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, si dhe shprehu dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Duke vlerësuar shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, Presidenti Topi shprehu besimin se këto takime do të kontibuojnë në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesisht në sektorin ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve.
Në këtë kuadër, Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e çmuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në financimin e plotë të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, si dhe nënvizoi interesin për të mirëpritur investime të tjera nga Emiratet e Bashkuara, nga kompani e firma të fuqishme, kryesisht në sektorin energjetik, në infrastrukturë siç është ndërtimi i rrugës së rëndësishme Tiranë-Elbasan dhe në organizimin e panaireve të përbashkëta tregtare.

Read More

image

Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që i ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej

Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë dhe teksti i saj, ashtu siç nuk mbahet mend as çfarë saktësisht u përmirësua në jetën tonë prej kur u shpallëm të pavarur. Shpallja e pavarësisë mbahet mend, para së gjithash, si festë e shpalljes së pavarësisë. Balonat kaltër e verdhë tek obelisku “Newborn”, duartrokitjet frenetike të deputetëve të verbuar nga blici kolektiv i aparateve fotografike, boritë shurdhuese të makinave në rrugët e Prishtinës… Festimi i përvitshëm ishte festim i festës së parë. Për çdo 17 shkurt në Kosovë përsëritet festa. Për çdo 17 shkurt Kuvendi i Kosovës e përsërit seancën solemne, minus leximin e tekstit të Deklaratës së Pavarësisë.

Read More

Imer Dervishi-Integrimi i Maqedonisë drejt BE-së, nuk mund të lëvizë pa u integruar në radhë të parë vetë Qeveria, spektri i përgjithëshëm politik, gjyqësia, mediat dhe mbarë shoqëria civile. Të ecësh rrugës së proceseve integruese nuk është vetëm një çështje dëshire, por paraqitet si nevojë, si detyrim dhe parasëgjithash si një moral politik. Maqedonia me gjithë sugjerimet që vijnë nga qendra të ndryshme të vendimarjes, se procesi eurointegrues për vendin është imediat dhe i pa alternativë, ajo, në fakt elitat udhëheqëse të sajë vazhdojnë me kokfortësi të mos ndryshojnë kursin e veprimeve dhe hapave që duhet ndërmarë që kjo aspiratë edhe të bëhet e realizueshme.

Read More

Fadil LUSHI

Të nderuar lexonjës të vemendshëm dhe të paanshëm. Kësaj radhe do më duhet që këtë shkrim ta personalizoj pak. Ditë më parë, Nijati, ky nipi im, duke ma përgëzuar opinionin gazetaresk dedikuar Albin Kurtit, më tha: “Dajo, pse asnjë institucion kosovar nuk shkroi së paku një shkrim për lajmin e vdekjes së Bekim Fehmiut?!” Kjo pyetje më vuri në siklet e në dyshim! Fillimisht u dërdëllisa me vetveten, duke menduar se, o nipi nuk i ka lexuar me vëmendje shkrimet, o unë gabimisht e pranova pyetjen e tij për këtë ndodhi. Ndonëse nuk jam njeri i “xhevapit”, atë “xhevap” e ndava më dysh, me qëllim që të heq dyshimin e tij.

Read More

FUQIA E NJERËZIMIT NË DUART E ASKUJT

Nëse dikush do të pyes se kush e mban botën me duart e arta, kush fiton kohën në prizmat modern, do të thoja vetëm rinia e shoqërisë ku jetojmë, sepse kjo moshë ka vullnet, ambicje, rreth të ngushtë dhe kolegialitet.Jo më kot Migjeni ka thënë “Qeshu rini. Qeshu. Bota është e jotja”.Dhe ne, në bazë të kësaj teoreme pikante dëshmojmë qartë se në rrruzullin tokësor duhe të dominon mosha e rinisë në politikë, arsim, ekonomi etj.Jemi koshient të asaj se çka po ndodh në Maqedoni, sa halle e probleme ka ky vend, pa emër, pa gjuhë, pa identitet, pa ligje të mirëfillta, me diskriminim, paragjykime, dhe mijëra stereotipe të tjera të cilat dashtë e pa dashtë njëllosin zemrën e shqiptarëve dhe moshën më me vlerë, rininë.

Read More
image
Mbërritja e pesë luftanijeve turke në Durrës dhe Vlorë ka çuar në reagimin e medieve greke dhe atyre bullgare. Vizita e grupit të Task Forcës turke në ujërat tona tregon se Turqia po merr përsipër detyra të reja në ujërat strategjike të Mesdheut

Mbërritja e luftanijeve moderne turke në Shqipëri me miratim paraprak të parlamentit ka ngjallur reaksione të ndryshme tek agjencitë fqinje të lajmeve. Këtë vizitë e ka pasqyruar edhe Radio Sofja, dhe ndonëse nuk ka pasur deklarata zyrtare diplomatike, duket se edhe diplomacia e vendeve fqinje është përfshirë nga ethet. Agjencia Bullgare e Lajmeve BTA duke iu referuar kësaj vizite ka deklaruar se mediet greke kanë thënë se manovrat detare turko-shqiptare shtojnë nevojën e rishikimit të konceptit për sigurinë kombëtare të Greqisë.

Read More
image
Adelina MARKU-Të votosh apo të bojkotosh? Ose të masturbosh apo të bësh dashuri, në gjuhën e Zhizhek ( Më falni për dozën e filozofëve në shkrimin tim!). Thelbi i vendimit përfundimtar mbetet i pakuptueshëm prej tjetrit, biles ai shpeshherë mbetet i pakuptueshëm prej vendimmarrësit

‘’Nëse nuk i bëjmë me moral dhe të pjekur atëherë si mund t’i bëjmë njerëzit e lumtur?’’ – ka pyetur Kanti dikur për t’u lexuar edhe sot. Këtë mendim/ dilemë të tij sot e thonë politikanët por dhe hoxhallarët e priftërinjtë. Nuk ‘’e përdorin’’ ë, ka dallim megjithatë, ‘’e thonë’’ , ‘’e transmetojnë’’ …herë –herë pa e kuptuar përse biles, mjafton të citojnë një Kant.

Read More
image

Afrim GASHI-Çka është ajo që do të humbin maqedonasit nëse referenca FYROM zëvendësohet me emër tjetër, p.sh. Maqedonia Veriore? Cilat janë rrethanat që pret Maqedonia se do të ndryshojnë kur dihet se Greqia është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe e BE-së, atje ku Maqedonia pretendon të anëtarësohet?

Kontesti rreth emrit që ka Maqedonia me fqinjin e saj Greqinë kohëve të fundit po fiton aktualitet të madh dhe nevojë urgjente për zgjidhje, ndonëse të gjithë jemi dëshmitarë dhe, si duket, robër të aspiratave megalomane të disa politikanëve nacional-romantikë maqedonas.

Read More
image
Tani pushteti drejtpërdrejt nuk e pengon, nuk e ngulfat krijimtarinë, por për fat të keq, pushteti i sotëm edhe nuk bën asgjë për të ndihmuar atë.

Çdo mal e din barrën e vet, thotë një proverb popullor. Çdokush peshon në kandarin e vet, është pokështu një proverb tjetër. Ashtu është dhe topi nuk e luan. Në këtë vijë do të shtoj: çdo sistem ka rregullat dhe vlerat e veta që përpiqet ti promovojë si më të qëndrueshme. Sistemi politik që formalisht e flakëm këtu e 20 vjet më parë, në epiqendër kishte ndërtimin e shoqërisë me vlera të unifikuara dhe të përshtatura kolektivitetit.

Read More