Tre e katërta e qytetarëve të Maqedonisë sivjet do të shkojnë në pushim
Urim Hasipi-13 prill- Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar gjysma e qytetarëve kanë qenë pushim. Pjesa më e madhe e tyre në Maqedoni – 59 për qind, ndërsa më i vizituari ka qenë Ohri. Nga shtete e tjera, qytetarët e Maqedonisë më së shumti kanë shkuar në Greqi 16 për qind, si dhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi i GFK Shkup zbatuar në prill të këtij viti me 1.000 të anketuar në qytetet më të mëdha në Maqedoni.
Rreth një e treta e qytetarëve, gjegjësisht 35 për qind planifikojnë ta kalojnë pushimin në ndonjë vend turistik në Maqedoni, me ç’rast si destinacion veror më së shpeshti përmendet Ohri, ndërsa dimëror Mavrova dhe Kodra e Diellit. Pas Maqedonisë, për 21 për qind të qytetarëve të Maqedonisë destinacioni i preferuar për pushim vjetor është Greqia, ndërsa pas saj Turqia.
Përqindja më e madhe e atyre të cilët planifikojnë të shkojnë në pushim janë të rinjtë prej 18 deri 24 vjet dhe ata midis 25 dhe 34. Në pushim planifikojnë të shkojnë 86 për qind e qytetarëve të Shkupit, si dhe 66 për qind e banorëve të qendrave të tjera urbane në Maqedoni.
Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar gjysma e qytetarëve kanë qenë pushim. Pjesa më e madhe e tyre në Maqedoni – 59 për qind, ndërsa më i vizituari ka qenë Ohri. Nga shtete e tjera, qytetarët e Maqedonisë më së shumti kanë shkuar në Greqi 16 për qind, si dhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.