(E Plotësuar)-Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës

Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.

E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.

Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer kështu në një vend që flakëron nga flakët dhe nxin nga tymi.

E nuk dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë kjo protestë, ndërsa, vetë organizatorët e protestës, ata që hedhin gurin dhe ngritën popullin, qëndrojnë në heshtje duke vëzhguar “fatkeqësinë” që mbollën me kujdes.

Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike

dhe drejt daljes nga kontrolli. Një grup i vogël i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë.

Ndërkohë që asnjë prej liderëve të Partisë Socialiste nuk është parë të jetë duke ndaluar turmën apo duke kërkuar qetësi. Pyetja që lind natyrshëm në këto momente kur rrugët e Tiranës e kanë humbur qetësinë dhe mes radhëve të protestuesve dhe të forcave të policisë mund të ketë viktima, është: Ku janë liderët e opozitës?

Pamjet e sotme janë ta papranueshme për Tiranën e vitit 2011.

Digjet një makinë e policisë, shkatërrohen makinat afër bulevardit

Demonstruesit kanë sulmuar një makinë policie në afërsi të piramidës duke i vënë flakën. Situata ke degjeneruar në goditje me gurë dhe me sende të forta ndaj policisë. Po ashtu janë shkatërruar dhe dy makina civile. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të ndalur demonstruesit që janë sulur drejt policisë dhe duke e provokuar.

Deri tani raportohet se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë sot nga përplasja e dhunshme këto momente para kryeministrisë. Ndaj forcave të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e një polici.

Ndërsa qytetari mendohet se është goditur nga shkopinjtë e policisë gjatë reagimit.

Këto momente po gjuhet me gurë dhe me shashka dajret policisë.

Plagoset efektivi i policisë

Një efektiv policie është plagosur pak çaste më parë para kryeministrisë në Tiranë.

Oficeri i policisë ndodhej në kordonin e vendosur para kryeministrisë, kur pas nje incidenti me protestuesit, këta të fundit kanë qëlluar me mjete të forta.

Forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve ndërsa polici i plagosur po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, njoftohet se protestuesit kane qelluar me gure ndaj policise, e cila nderhyre duke bere shperndarjen e tyre.

Aktualisht forcat e policise jane vendosur ne pozicione mbrojtese prane kryeministrise

Shpërthen dhuna në demonstratën e opozitës

Ka degjeneruar në dhunë demonstrata popullore në kryeqytet. Demonstrues janë përleshuar me policinë e cila ndodhet para kryeministrisë.

Një pjesë e turmës është duke tentuar që të kalojë kordonin e policisë dhe te hyrë në oborrin e kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta ndaj policëve dhe janë përpjekur të godasin forcat e rendit.

Policia ka ndërhyrë me skafandra. Situata po del jashtë kontrollit. Ndërsa dallohet dukshem se sulmi rezulton si provokim ndaj forcave policore