Vetëm një javë pas takimit të parë për Bankën e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ishte sërish në zyrën e kryetarit të shtetit Bujar Nishani.
Motivi është i njëjtë, detajet mbeten të pazbardhura. Presidenca, ashtu si në takimin e parë, nuk ka bërë asnjë njoftim për takimin mes dy zyrtarëve të lartë të shtetit,
Shqipëri
Hesht USHT, reagojnë profesorët: Duhet Ligj për mbrojtjen e shqipes
Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj kritikave në adresë të saj, për shtrembërimin dhe keqtrajtimin e gjuhës shqipe. E përderisa USHT-ja hesht, vazhdojnë reagimet nga profesorë eminent të gjuhës, që kërkojnë përdorim dhe kultivim të drejtë të shqipes nga të gjitha institucionet, sidomos ato arsimore.
Ku perfunduan parate e vjedhura ne banke?
Në kohën që vëmendja e publikut dhe debatet e politikës janë përqendruar tek arrestimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, 16 banka të nivelit të dytë në vend janë vendosur në dispozicion të prokurorisë për llogari të hetimeve që kërkojnë të zbardhin enigmën se ku kanë përfunduar 713 milionë lekët e vjedhura.
Kina do të financojë Rrugën e Arbrit
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit duket se do të marrë një drejtim përfundimtar. Qeveria Shqiptare është duke nënshkruar një marrëveshje me shtetin kinez, për financimin e saj. Kryeministri Edi Rama, tha për “CRI Shqip” se ai ka biseduar për këtë çështje me homologun e tij Li Keqiang.
Një guvernator i huaj në krye të BSH-së
Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka hapur debatin e zgjedhjes së një figure të re në krye të financave të vendit.
Një tezë e artikuluar së fundmi nga mazhoranca është edhe ajo e një Guvernatori të huaj. Ish-deputeti demokrat Selami Xhepa,
Topi: Këshilli Mbikëqyrës, përgjegjës për vjedhjen e ndodhur në BSH
“Politika duhet të heshtë dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë”.
Kështu i ka komentuar ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë pas vjedhjes nga Thesari të 713 milionë lekëve dhe më pas arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullanit, ish-presidenti Bamir Topi.
Presidenti Nishani e quan Serbi e Jugut Kosovën Lindore
Ajo që njihet si Lugina e Preshevës, krahina shqiptare në Serbi, deri sot nga zyrtarë shqiptarë nuk ishte përmendur ndonjëherë si Serbia e Jugut.Kurse shumë e njohin edhe si Kosova Lindore. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e emërtoi Serbi e Jugut Preshevën, sot teksa priti në një takim Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, zonjën Astrid Thors.
Këshilli Mbikëqyrës shkarkon Ardian Fullanin
Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të thirrur nga zv/guvernatorja Elisabeta Gjoni në orët e darkës të së shtunës, Këshilli Mbikëqyres ka vendosur të largojë nga posti Guvernatorin e arrestuar.
Shkarkimi u bë i ditur për Top Channel nga burime brenda Këshillit, përpara përfundimit të mbledhjes.
Rama:Maqedonia në NATO nëse zbaton Marrëveshjen e Ohrit
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi nga Samiti i NATO-s në Uels se Maqedonia në NATO nëse zbaton Marrëveshjen e Ohrit. (VIDEO)Duke mbajtur një qëndrim të fortë kryeministri ka sqaruar se për ti celur rrugën Maqedonisë si pjesëtare të NATO-s , nevojitet zbatimi i përpikët i Marrëveshjes së Ohrit.
MPJ shqiptare përsërit: problem në Maqedoni është moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit,
MPJ shqiptare ka përsëritur qëndrimin e kryeministrit Rama se problem në Maqedoni është moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, me çka i ka dhënë edhe një goditje të fuqishme partnerit të VMRO-DPMNE-së, BDI-së, si parti e cila dhjetë vite udhëheq Sektorin për Implementimin e MO-së