Në një deklaratë më të gjatë se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të parë nga e ardhmja e përbashkët evropiane, duke nënvizuar se shqiptarët kanë kurajën, vizionin dhe besimin se bashkë me Serbinë duhet të ecin përpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë shqiptare nuk la asnjë temë pa prekur, duke përmendur edhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën theksoi se tashmë është një realitet i pamohueshëm, i ligjëruar dhe që i ka shërbyer sigurisë së Ballkanit.
Shqipëri
Rama: Kosova e pavarur dhe realitet, Vuçiç e quan provokim
Deklarata e Ramës se Kosova e pavarur është tashmë një e vërtetë e pamohueshme, u cilësua si provokim nga kryeministri serb Vuçiç. (Video/Foto)
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Beograd shkaktoi jo pak irritim tek homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, i cili në fund të konferencës nuk i dha dorën kryeministrit shqiptar.
Përgjimet, Meta: Nëse është shkelur ligji do të ketë përgjegjës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se problem nuk është cështja e përgjimeve, por zbatimi i ligjit.
“Nëse është shkelur ligji me cështjen e përgjimeve, do të ketë përgjegjës”, tha Meta.
“Kë përgjoi SHISH?” zbardhet raporti sekret, ja emrat e politikanëve të përgjuar
– Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë periudhës dhjetor 2012- korrik 2014.
Zbardhet raporti i KE-së. Vlerësohet progresi në përmbushjen e kritereve politike
Pas marrjes së statusit kandidat, Komisioni Europian çmon me një gjuhë më pozitive ecurinë e Shqipërisë në kryerjen e reformave integruese gjatë këtij viti.
Top Channel siguroi dokumentin konfidencial për Strategjinë e Zgjerimit që zyrtarisht pritet të publikohet të mërkurën.
Lazarat, sekuestrohet arsenal armësh
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me FNSH-në ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Lazarat.
Mësohet se ky arsenal ishte fshehur në një banesë të vjetër të fshatit në zonën e depos së ujit.
Ngrihet komisioni hetimor për KLD-në
Parlamenti votoi me 76 vota ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për kërkesen e 39 deputetëve për shkarkimin e zevendeskryetarit të KLD-së Elvis Cefa dhe anetarit Lulzim Lelcaj.
Komisioni ka nente anetare. Shumicen do ta kete mazhoranca dhe do te drejtohet nga socialisti Armand Subashi. .
Papa Françesku: Lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë
Papa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.
“Shqiptarët, më të prapambetur në arsimim”
Niveli arsimor i nxënësve shqiptarë është shumë më i ulët se në shumë vende të Europës, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Drejtoresha e Bankës Botërore, për Europën Juglindore Ellen Goldstein tha se ne studimin e fundit te pisas shqiperia rezulton ne nivelin problematik,
Gjykata e Apelit lë të lirë Fullanin, ndryshon masa për ish-guvernatorin
Ardian Fullani është liruar nga burgu.
Ashtu siç pritej, Gjykata e Apelit ka vendosur që ish-guvernatori të qendrojë në “arrest shtëpie”.