Në ditën e gjashtë të aksionit në Lazarat, pas vendosjes së kontrollit në të gjithë territorin, policia ka vijuar me kontrollin e banesave.
Kontrolle të rrepta po zhvillohen veçanërisht në ato objekte që janë identifikuar prej forcave të rendit se është qëlluar me armë zjarri ndaj policisë në ditët e kaluara.
Shqipëri
KE-ja përshëndet aksionin e ndërmarrë në Lazarat
Komisionit Evropian ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë në Lazarat nga policia shqiptare. “Aksioni i policisë tregon se Shqipëri është në rrugën e duhur në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar”, ky ka qene edhe vlerësimi i Komisionit Evropian.
Moisiu: Amnistia që liroi Mahmutajn u hartua me Bumçin dhe Olldashin
Ish-presidenti Alfred Moisiu reagoi lidhur me amnistinë që i është dhënë në vitin 2006 të shumëkërkuarit Razip Mahmutaj, njëri prej drejtuesve të grupit kriminal që po i bën rezistencë policisë në Lazarat.
Lazarat: Policia shkatërroi 11 mijë rrënjë kanabis, 1 polic i plagosur
Një polic i plagosur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm dhe 6 fshatarë të arrestuar është bilanci i deritanishëm nga përplasjet dy ditore me armë mes policisë dhe kultivuesve të kanabisit nga Lazarati. Polici i plagosur aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën. Përleshjet dhe situata e tensionuar po vijon edhe sot. Policia ka rritur në 800 numrin e pjesëtarëve të saj që po mbajnë nën rrethim
“Drejtësia si Lazarat i gjithë Shqipërisë”
Si asnjëherë tjetër pas marrjes së detyrës si kryeministër, Edi Rama ka dërguar mesazhe fshikulluese dhe vendosmërie se qeveria po përgatitet për ta shpartalluar kastën e prokurorëve dhe gjykatëse të korruptuar, të cilët shefi i qeverisë i quajti bashkëfajtorë në trafikun e qenieve njerëzore.
Aksioni në Lazarat, Tahiri: Nuk ka Zot që iu mbron, por dorëzohuni!
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu ka bërë thirrje autorëve të sulmit në Lazarat të hedhin armët dhe të dorëzohen, duke shprehur vendosmërinë se nuk ka kthim prapa nga policia.
Tahiri tha se se forcat e rendit janë në dijeni se më kë kanë të bëjnë ndërsa ka paralajmëruar 27 personat që qëlluar mbi policinë të dorëzimi, pasi nuk ka Zot që i mbron.
Policia hyn në Lazarat
Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Gate Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Rama: Privatizimi i plazheve do të marrë fund. Pastërtia, objektiv kryesor
Në kuadër të sezonit të ri turistik, qeveria shqiptare ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tij që janë prezantuar nga ministrat e kabinetit qeveritar në një takim të organizuar mesditën e së hënës.
Statusi, KE: Progres-Raporti për Shqipërinë është pozitiv
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se Komisioni Europian i ka rekomanduar vendeve anëtare të Bashkimit Europian një “PO të fortë e pa rezervë për statusin e kandidatit për Shqipërinë”.
“Trafik droge nga Gjadri në 2012-2013”
Dëshmia e një ushtaraku që ka shërbyer nga viti 2011 deri në vitin 2013 në pistën ushtarake të Gjadrit dhe ajo e banorëve të zonës janë provat e bëra publike paraditen e së shtunës në Komisionin Hetimor Parlamentar për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafik të lëndëve narkotike.
