bujari_Ajo që njihet si Lugina e Preshevës, krahina shqiptare në Serbi, deri sot nga zyrtarë shqiptarë nuk ishte përmendur ndonjëherë si Serbia e Jugut.Kurse shumë e njohin edhe si Kosova Lindore. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e emërtoi Serbi e Jugut Preshevën, sot teksa priti në një takim Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, zonjën Astrid Thors. Presidenca tha se biseda u përqendrua mes të tjerash “në Serbinë e Jugut mbi gjendjen e të drejtat e shqiptarëve atje”.
“Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Serbisë së Jugut, Presidenti vuri në dukje se ndjekja dhe vënia në zbatim e planit 7 pikësh nga qeveria në Serbinë e Jugut është prioritare, e domosdoshme për t’u shoqëruar me një vëmendje shumë më të madhe investimesh dhe zhvillimi ekonomik për këtë zonë. Gjithashtu, Presidenti evidentoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë, si një hap që do të nxiste punësimin e të rinjve nga Serbia e Jugut të arsimuar në Shqipëri, dhe jo braktisjen dhe shpopullimin e zonës”, – thuhet në komunikatën zyrtare, njofton noa.

Në rrjetet sociale, mospërmendja e Preshevës dhe identifikimi i saj si Serbi e Jugut ka ngjallur reagime duke kritikuar këtë qëndrim të autoriteteve shqiptare