Nga: Metush Bajrami
Oslo, 23.04.2022-Vepra “Eskadronët e vdekjes”, e autorit Bardhyl Mahmuti u promovua para dhjetra të pranishmëve në Oslo të Norvegjisë.

Autori i kësaj vepre shpalosi fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik, të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.“Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë, apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.U bashkëbisedua me autorin dhe u parashtruan shumë pyetje per veprimtarinë e tij kolosale para dhe pas luftës në Kosovë.Romani i financuar nga bashkatdhetarë të shumtë, tani është përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera.Romani u bota nga Qendra GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR.

Me këtë rast u propuzuan edhe dy anëtarë të rinjë që do të jenë përfaqësues të kësaj Qendre në Norvegji: z. Nufri Lekaj dhe z. Abit Hoxha.

Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet.

Mobilizimi i tankeve dhe artilerisë në shkallë të gjerë në terrenin e sheshtë të hapur të Ukrainës Lindore mund ta favorizojë Moskën, dhe pesha e madhe e makinerisë ushtarake ruse, mund t’i sjellë përfitime territoriale.

Por janë të mundshme edhe rezultate të tjera. Guximi i ukrainasve, aftësia e tyre e madhe taktike në terren, dhe qasja tek armët dhe pajisjet perëndimore mund të prodhojnë një varg tjetër pengesash poshtëruese për Rusinë.

Skenari më i keq për Putinin, do të ishte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte me një disfatë ushtarake gjithëpërfshirëse, me rënien e enklavave pro-ruse në Donbas dhe Moldavi, si dhe me integrimin e Ukrainës në Perëndim.


Një humbje e tillë do të ishte më shumë sesa një poshtërim personal, për karrierën e tij si politikan. Ajo do t’i shkaktonte gjithashtu një tronditje të madhe psikologjike dhe strategjike për pozitën dhe vetë-imazhin e Rusisë. Do të ndryshonte rrjedhën e historisë ruse.

Rusia nuk do të ishte ish-perandoria e parë që do të përballej me një moment të llogaridhënies para historisë. Humbja e Spanjës në vitin 1898 përballë shteti të ri të SHBA-së, ishte një moment vendimtar në historinë spanjolle. Perandoria globale që kishte formësuar Spanjën që nga ekspeditat e Kolombit ishte zhdukur papritur, dhe spanjollët filluan të vënë në dyshim gjithçka, nga monarkia deri tek roli i kishës.

Për Britaninë dhe Francën, dështimi i tyre poshtërues gjatë Krizës së Suezit të vitit 1956, i detyroi të dyja vendet ta kuptonin se nuk ishin më fuqi globale të pavarura. Lavditë e perandorive të dikurshme kishin marrë fund, dhe 2 ish-superfuqitë filluan me dhimbje dhe pa dëshirë t’i përshtateshin rrethanave të tyre të reja.

Një dështim vendimtar rus në Ukrainë, mund të sjellë të njëjtën situatë për Moskën. Në rast se Rusia nuk do të arrijë që të pushtojë zemrën e Ukrainës (Ukraina Perëndimore është më pak problem në mitologjinë historike ruse), rusët nuk do të jenë në gjendje të shmangin përfundimin se perandoria e carëve, e ndërtuar me shumë kosto gjatë shumë shekujve, dhe e rivendosur nga Lenini dhe Stalini pas fatkeqësisë së Luftës së Parë Botërore, ka rënë në mënyrë të pakthyeshme.

Kjo do ta detyrojë Rusinë t’i nënshtrohet një lloj auto-reflektimit të thellë, ashtu si ish-perandoritë e tjera. Pasojat do të jenë shumë të mëdha. Nën sundimin e Romanovëve, komunistëve, dhe tani të Putinit, mendimi politik rus është formësuar nga tre besime: që Rusia është e ndryshme, që ndryshimi është transhendentalisht i rëndësishëm, dhe se ai i jep Rusisë një rol unik në historinë botërore.

Humbja në Ukrainë do ta minonte në themele besimin tek këto ide, duke e zhytur Rusinë në një krizë identiteti me pasoja politike të paparashikueshme. Carët, komisarët komunistët, dhe sot Putinistët, e panë Rusinë si unike dhe të përkushtuar ndaj një lufte kundër Perëndimit.

Për carët, Moska ishte “Roma e tretë”, që do të mbante pishtarin e Krishterimit dhe qytetërimit, pasi Roma e parë ra në duart e pushtuesve barbarë, dhe Roma e dytë (Kostandinopoja) ra në duart e turqve.

Për komunistët, Moska ishte kështjella e revolucionit global proletar, e destinuar të asgjësonte kulturën dekadente borgjeze të Perëndimit. Putin dhe bashkëpunëtorët e tij e shohin njëlloj. Sipas tyre Rusia është angazhuar në një luftë për mbijetese kundër dekadencës perëndimore, ligësisë dhe lakmisë së shfrenuar.

Për të mbajtur veten në garën e barabartë me Perëndimin më të zhvilluar, dhe për të siguruar qeverisje të përshtatshme për psikikën e saj unike, Rusia, kanë argumentuar gjithmonë sundimtarët e saj, duhej ta përqendronte pushtetin në krye.

Vetëm një udhëheqës aq i fortë sa Katerina e Madhe, Stalini, apo siç thonë admiruesit e tij si Putin, mund t’i japë mundësi Rusisë të dominojë në përballjen e saj saj me Perëndimin. Thelbi i çështjes është Ukraina. Me Ukrainën nën kontroll, Moska e sheh veten si fuqia më e madhe në Evropë.

Pa Ukrainën, ëndrra që Rusia të mundet të rifitojë statusin e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi do të pësojë një fund të hidhur. Më keq akoma: ndoshta nga këndvështrimi i teoricienëve “euroaziatikë” dhe nacionalistëve radikalë rusë, të cilët i japin një lloj mbulese legjitimiteti regjimit të Putinit, një fitore e Ukrainës ortodokse, sllave dhe demokratike mbi Rusinë despotike, nuk do të sfidonte vetëm legjitimitetin personal të Vladimir Putin.

Përkundrazi, ajo do të sfidonte idenë e veçantisë ruse, dhe do të minonte fatalisht pikëpamjen se despotizmi është forma e qeverisjes që i përshtatet më së miri shpirtit rus. Ndërsa lufta po nxjerr në pah ligësinë dhe mizorinë e natyrshme të regjimit të Putin, dhe ndërsa mizoritë jashtë vendit dhe represioni brenda Rusisë po lënë gjithnjë e më tepër gjurmë, është e pamundur të mos shpresojmë një disfatë ruse në këtë luftë.

Gjithsesi duhet pasur kujdes. Putin dhe ata përreth tij e dinë se në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për një rregullim të kufijve. Ata po luftojnë për botën e tyre, ndaj për ta mund të jetë psikologjikisht e pamundur ta pranojnë humbjen, derisa çdo masë, sado e pamëshirshme, apo çdo armë, sado e urryer, të jetë përdorur në maksimum. Për Vladimir Putinin dhe njerëzit përreth tij, rreziqet në Ukrainë janë pafundësisht të mëdha. / Përktheu: abcnews.al

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Burime diplomatike nga Brukseli bëjnë të ditur se presidenti serb Vuçiç në takimet e mbyllura me zyrtarë të lartë të BE ka hedhur idenë se Serbia mund të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë, nëse BE përkrah qendrimet e Serbisë në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE.

Lëshimet, që kërkon presidenti serb, janë që BE të heqë dorë nga kushti i njohjes së Kosovës për pranimin e Serbisë në BE, dhe që BE të përkrahë projektin serb të ndarjes së Kosovës nëpërmjet shkëputjes së Veriut të Kosovës.

Ringritjen nga Serbia të çeshtjes së ndarjes së Kosovës e njoftonte në 4 prill edhe presidentja e Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko, e cila deklaroi se “ndarja e Kosovës është përsëri në axhendë”.

Serbia po flet për ndarjen e Kosovës sepse është inkurajuar nga ndarja e Ukrainës prej Rusisë me agresionin që shkëputi dhe aneksoi dy krahinat ukrainase të Donjeckut dhe të Luganskut. Serbia është inkurajuar nga Rusia dhe po i kërkon BE-së që t’i japë Veriun e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “asosiacion të komunave serbe”, që është modeli rus i Donjeckut dhe i Luganskut.

Serbia po shfrytëzon pazarin e lartë artificial, që po i jep asaj BE për  bashkimin me sanksionet antiruse të BE. Presidenti Vuçiç po paraqet si argument në takimet e mbyllura diplomatike se ai detyrohet të lidhet me Rusinë vetëm nga Kosova, dhe po t’ia japë BE-ja Kosovën, ahere Beogradi nuk do të ketë nevojë për Rusinë dhe veton ruse në KS të OKB, kështu mund të zbatojë sanksionet antiruse.

Është nje bllof vulgar serb, që synon vetëm të shkëpusë lëshime strategjike nga BE për Kosovën.

Por me sa duket disa segmente të diplomacisë europiane janë mallëngjyer nga përçapjet e reja të presidentit serb në Bruksel dhe kanë shtuar dozat filoserbe në veprimtarinë e tyre. Nuk mund të klasifikohet ndryshe veçse si skandaloze sjellja e ambasadorit të BE në Prishtinë, i cili në datën 14 prill iu kundërvu në një mënyrë antidiplomatike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në 14 prill kryeministri Kurti, duke dënuar sulmet e armatosura terroriste me kallashnikov dhe me granata tre herë brenda katër ditëve në Veriun e Kosovës kundër policisë kufitare të Kosovës, deklaroi se “burimet tona identifikuan sulmet si të ardhura nga Serbia”. “Brenda disa minuta, tërheq vëmendjen portali i njohur europian “euractiv.com”, ambasada e BE në Prishtinë lëshoi një komunikatë, ku paralajmëron qeverinë e Kosovës “kundër spekullimeve të panevojshme”.

Ku e mësoi brenda disa minutave ambasada e BE në Prishtinë dhe ambasadori çek, që e drejton, se sulmet terroriste kundër policisë kufitare të Kosovës nuk i kishte organizuar Serbia? Kë pyeti ajo në terren dhe nga kush mori përgjigje për disa minuta se kush i kishte organizuar?

Cilën zyrë mori ambasada dhe ambasadori për konsultim në Bruksel dhe iu përgjigjën brenda disa minutave se duhet të kritikonte qeverinë e Kosovës, e cila e drejtoi gishtin te Serbia pas konfirmimit nga administrata e saj, nga shërbimet e saj të specializuara dhe nga policia e saj, që i njohin Veriun e Kosovës dhe lidhjet e bandave kriminale serbe me Beogradin shumë më mirë se ambasada dhe BE bashkë?

Shpjegimi është se ambasada e BE në Prishtinë me sa duket ka porosi të marrë në mbrojtje Serbinë. Ky qendrim absurd diplomatik mbahet në një kohë që Kosova, edhe pa qenë shtet kandidat në BE, edhe pa marrë liberalizimin e vizave nga BE, iu bashkua menjëherë sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Dikush apo disa segmente në diplomacinë e BE kanë synimin e një presioni në rritje ndaj Prishtinës me qëllim që ta detyrojnë atë të pranojë modelin rus të Donbasit dhe t’i lëshojë Serbisë Veriun e Kosovës, duke realizuar ndarjen e Kosovës, që ëndërron presidenti serb Vuçiç. Ndaj presidenti serb po luan në prapaskenë bllofin e shkëmbimit të Kosovës me sanksionet antiruse të Serbisë.

Presidenti serb është inkurajuar nga qendrimi i çuditshëm i BE, e cila po hiperbolizon rëndësinë e bashkimit të Serbisë me sanksionet antiruse. Është një paradoks politik, që po shoqëron gjithë veprimtarinë e diplomacisë së BE gjatë agresionit rus në Ukrainë, që po e fryn jashtë çdo logjike nevojën e bashkimit të Serbisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë.

Në planin formal është e drejtë që BE i kërkon Serbisë si shtet kandidat i BE, që ka hapur bisedimet e pranimit me të, të zbatojë detyrimin e harmonizimit të politikës së jashtme serbe me atë të BE dhe në këtë kuadër të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë.

Serbia është i vetmi shtet europian, që ka refuzuar të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë. Serbia është i vetmi shtet kandidat i BE nga katër shtetet kandidate të Ballkanit, që ka refuzuar të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë.

Mirëpo ka një formatim tepër disproporcial dhe hiperbolik të rëndësisë, që diplomacia e BE po i jep çeshtjes se sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë. Diplomacia e BE nuk kufizohet vetëm te detyrimi që ka Serbia si shtet kandidat për të harmonizuar politikën e jashtëme të saj me BE dhe të bashkohet me sanksionet, por po e paraqet çeshtjen sikur nga sanksionet, që duhet të ndërmarrë Serbia, varet fati i luftës në Ukrainë.

Është një pozicion disi komik, sepse Rusia nuk po pyet për sanksionet e gjithë BE, dhe jo më të ndjejë ndonjë efekt nga sanksionet e një mikroshteti ballkanik si Serbia, e cila varet plotësisht nga gazi dhe nga nafta ruse. Dhe BE, në vend ta detyrojë Serbinë të bashkohet me sanksionet antiruse, në vend të ndërmarrë penalitete ndaj saj, rrin dhe i lutet çdo ditë Beogradit për sanksionet, sikur BE ka nevojë për Serbinë dhe jo Serbia për BE.

Faqja e parë DITA, 20.04.2022

Në Parlamentin Europian i është kërkuar presidentes së Komisionit Europian nga deputetët e parlamentit që të pezullojë bisedimet e pranimit me Serbinë dhe të ndërpresë financimet e BE për të, derisa ajo të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë si të gjitha shtetet e tjera kandidate.

Mosvendosja e penaliteteve nga BE ndaj Serbisë dhe qendrimi lutës i diplomacisë së BE, e ka trimëruar presidentin e Serbisë Vuçiç aq shumë, sa që ai çdo ditë e sfidon BE-në me refrenin prorus se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjëherë sanksione ndaj Rusisë.

Madje në 18 prill presidenti serb i sulmoi sanksionet e BE ndaj Rusisë si “imorale dhe të pakuptimta”. Madje për kritikat europiane ndaj Serbisë pse vazhdon fluturimet ajrore për në Rusi në një kohë që gjitha vendet europiane kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për Rusinë, presidenti Vuçiç në 18 prill i kundërsulmoi shtetet europiane: “Turp të keni të gjithë! I hoqët ju fluturimet ajrore kur ne na bombarduan 19 shtete në vitin 1999?”.

Presidenti serb Vuçiç, që nuk e ka dënuar kurrë me gojën e tij gjatë dy muajve të agresionit rus as Rusinë dhe as Putinin, sulmon çdo ditë 19 shtetet demokratike të Aleancës Atlantike, që ndërhynë për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin e Serbisë kundër popullit shqiptar në Kosovë në vitin 1999.

Dhe diplomacia e BE, ku 17 shtete të asaj ndërhyrje të drejtë humanitare janë anëtare të BE, nuk pipëtin dhe nuk i përgjigjet presidentit serb. Nuk pipëtin diplomacia e BE edhe kur presidenti serb e shpall këto ditë “të pafajshëm” kriminelin ndëkombëtar të luftës Millosheviç, në qeverinë kriminele të të cilit Vuçiçi ka qenë ministër.

Kulmi i mungesës së seriozitetit dhe i hipokrizisë së diplomacisë së BE arrin kur ajo në stilin e kokrrave të rrushit të Nastradinit qëmton në qendrimet e Serbisë disa kokrra “të palagura”, që don t’i hajë dhe që po ia paraqet opinionit publik si virgjëri europiane e Serbisë. Në datën 15 prill ambasadori i BE në Beograd Emanuel Zhofre bëri një deklaratë bombastike se “Serbia ka bërë kohët e fundit disa hapa të rëndësishme për të përputhur politikën e saj të jashtme me vijën e BE”.

Nuk dihet se si dhe ku ambasadori i BE në Beograd, që e dëgjon çdo ditë presidentin serb të thotë se nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, paska parë “hapa të rëndësishme” të përputhjes europiane të Serbisë.

Dihet që diplomacia e BE e pompoi me të madhe votën, që dha Serbia në 2 mars për rezolutën e OKB në mbështetje të Ukrainës dhe në 7 prill për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB. Janë dy vota si lëvizje demagogjike serbe, ku qendrimi i Serbisë fshihet pas atyre 141 shteteve, që votuan rezolutën e parë, dhe atyre 95 shteteve, që votuan herën e dytë.

Por asnjëherë në dy muaj të agresionit rus presidenti Vuçiç dhe qeveria serbe nuk e kanë dënuar kurrë me emër Rusinë për agresionin e saj ushtarak në Ukrainë. Ndër hapat e rëndësishëm, që duket kanë mallëngjyer ambasadorin e BE në Beograd, duhet të jetë vendosja nga qeveria serbe e sanksioneve për ish-presidentin e Ukrainës Janukoviç, që jeton në Moskë, dhe i cili meqë ka edhe shtetësi ruse, mund të llogaritet nga Komisioni Europian “hap i guximshëm” kundër Rusisë.

Komisioni Europian dhe diplomacia europiane e hiperbolizuan aq shumë votën serbe në mitingun diplomatik të OKB, sa që në 8 prill i dhuruan Serbisë heqjen e sanksioneve për importet e naftës ruse në Serbi, kur vetë BE i kishte vendosur ato sanksione në 14 mars. Në kohën, që bënte zhurmë se po i kërkonte Beogradit të bashkohej me sanksionet ndaj Rusisë, Komisioni Europian i heq sanksionet e importit të naftës, duke i bërë favore të çuditshme edhe Serbisë, edhe Rusisë.

Ka një artificialitet dhe një favorizim që kërcet në qendrimin e diplomacisë së BE në çështjen e sanksioneve serbe ndaj Rusisë. Ky artificialitet nuk mund të ecë më me përrallën infantile të diplomacisë së BE se me këtë politikë preferenciale ndaj Serbisë do të arrihet shkëputja e saj nga aleanca strategjike me Rusinë dhe do të bashkohet me Perëndimin.

Nuk dihet pse diplomacia e BE mbyll sytë përpara një prove historike. Në vitin 2014 Rusia ndërmori agresionin e parë ushtarak kundër Ukrainës dhe i aneksoi Krimenë dhe i shkëputi dy krahinat separatiste të Ukrainës Lindore. BE e ndëshkoi me sanksione Rusinë, por Serbia refuzoi edhe atëhere të bashkohej me sanksionet e BE. Pyetja e thjeshtë është: Gjatë këtyre tetë viteve Serbia është lidhur më shumë me Rusinë apo me BE?

BE bëri edhe hapin absurd, që filloi bisedimet e pranimit të Serbisë në BE pas agresionit rus në Ukrainë dhe kur Serbia refuzoi sanksionet e BE.
Gjatë tetë viteve nga agresioni i parë ushtarak rus në Ukrainë e deri të agresioni i tanishëm ushtarak në Ukrainë, Serbia është shndrruar në një bazë ushtarake e Rusisë dhe është armatosur me armët me moderne ruse që nga Mig 29 e deri te sistemet e raketave ruse.

Pas vitit 2014 Serbia ka zhvilluar në territorin e saj manovra të rregullta ushtarake me forcat desantuese ruse dhe në vitin 2021 Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar sëbashku 100 aktivitete ushtarake. Në datën 17 prill presidenti serb Vuçiç me solemnitet ftoi publikisht të gjithë qytetarët e Serbisë të vijnë në 30 prill në aerodromin e Batajnicës se do të organizojë ekspozitën më të madhe të armëve më të fuqishme të Serbisë me sistemet e reja të raketave ruse dhe kineze.

A pyet diplomacia e BE veten se kujt i shërben ky demostrim sfidues i forcës ushtarake serbe me raketa ruse dhe kineze në kulmin e agresionit rus në Ukrainë?

Ndaj idea e hedhur nga presidenti serb për të kërkuar nga BE si shpërblim të vendosjes së sanksioneve antiruse marrjen e Kosovës apo të një pjesë të saj, është një bllof serb për të shkëputur lëshime strategjike nga BE në dialogun Serbi-Kosovë në dëm të shtetit të pavarur të Kosovës.

Serbia nuk mundet dhe nuk don të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe as të ikë nga aleanca strategjike me Rusinë, e cila i ka lidhur në të dy këmbët presidentin serb dhe qeverinë serbe. Madje Moska po dikton edhe formatimin e qeverisë së re serbe pas zgjedhjeve të 3 prillit, dhe siç shkruante gazeta e mirëinformuar ruse “Komersant“ në 17 prill “presidenti Putin i ka thënë presidentit Vuçiç që të përfshijë në qeverinë e re të Serbisë sa më shumë politikanë, që janë për lidhje miqësore me Rusinë”.

Diplomacia e BE vazhdon të ndjekë ndaj Serbisë një kurs të gabuar, i cili as nuk e sjell Serbinë më afër Europës edhe Perëndimit, por i lejon Beogradit të luajë bllofe me BE. Serbia fle në shtratin e Kremlinit dhe i luan nganjëherë syrin BE-së, e cila bie në trans nga flirtet e rreme serbe.

Lulëzim ETEMAJ

Dëshirimi “lexim të këndshëm“, që i bëjmë ndokujt zakonisht kur i dhurojmë apo i japim ndonjë libër për lexim, shkon nganjëherë edhe përtej kufijve të mirësjelljes sonë!

Kjo është gjëja e parë që më është kujtuar posa i kam rënë në fund së lexuari romanit “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti. Botimi i tij është bërë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur”, në shënim të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, 15 janar 2021.

Më duhet ta them që në fillim: nuk është aspak i lehtë leximi, anipse i letrarizuar, i krimeve gjenocidare të Serbisë. Përmes letrarizimit, që u është bërë nga ana e autorit, ndryshon forma e rrëfimit dhe dëshmimit të tyre, por jo edhe përmbajtja substanciale. Prandaj gjatë gjithë leximit jam shoqëruar edhe nga nervat e ngritura.

“Eskadronët e vdekjes” përmbush të gjitha kriteret e një romani të mirëfilltë historik. Ngjarjet, vendet, njerëzit, rrethanat autentike dhe konkrete historike, si kriter bazë për romanet e tilla, janë gërshetuar natyrshëm në funksion të krijimit të rrëfimit letrar. Përmes letrarizimit të krimeve të kryera nga forcat serbe, autori ia ka dalur me sukses t‘u ngris një monument tërheqës letrar viktimave shqiptare të gjenocidit, por edhe të gjithë kundërshtarëve të tij, shqiptarë dhe serbë, sado të paktë në numër të kenë qenë këta të fundit.

Dy personazhet qendrore të romanit janë gazetarë. Njëri serb, Mifi F. (Mirosllav Filipoviq), gazetar i gazetës “Danas” të Beogradit, dhe, tjetri, shqiptar i Kosovës, gazetar i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, “bota e re”, Sadik Zeqiri.

Ndërsa rol të rëndësishëm në begatimin e gjithë imazhit luajnë përmes rrëfimeve të tyre tronditëse Vllaznimi dhe Nexhi, dy pengje tjera shqiptare të luftës.

Ata të përbashkët e kanë edhe burgun, përfshirë edhe kthinën, pastaj torturën, fizike dhe psiqike, vuajtjen, ankthin, pasigurinë. Përderisa Mirosllav Filipoviq, krahas Sllavko Quruvijës së likuiduar më 11 prill 1999 përmes atentatit, ishte njëri nga intelektualët e rrallë serbë, të angazhuar publikisht kundër krimeve serbe, Sadik Zeqiri ishte njëri nga 2200 pengjet shqiptare të luftës, të degdisur nëpër burgjet ferr të Serbisë. Për më tepër, ai ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faktet mbi krimet serbe që ata sjellin në libër, qoftë përmes dialogjeve, edhe me njëri- tjetrin, apo formave tjera të rrëfimit, argumentojnë bindshëm kryerjen e gjenocidit mbi shqiptarë nga ana e Serbisë mbi bazën e planit të hartuar strategjik ushtarak “Patkoi”.

Bashkë, në kuptimin e të qenurit gjallë, ata ia arrijnë ta presin rënien dhe burgosjen e hartuesit dhe urdhërdhënësit të kryerjes së gjenocidit në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, si dhe krerëve të ushtrisë dhe policisë serbe.

Përdorimi i herëpashershëm nga ana e autorit i thënieve të urta popullore, leksiku i pasur, i përzgjedhur me shije dhe saktësi nga fusha e gazetarisë, sigurisë, zbulimit, kundërzbulimit, burgut dhe të burgosurve, shëndetësisë, drejtësisë, filozofisë, në funksion të ndërtimit të rrëfimit, ia shton romanit vlerën letrare.

Ato i japin dramaticitet rrëfimit dhe e mbajnë zgjuar kureshtjen e lexuesit për të mësuar rrjedhën e vazhdueshme të situatave që kronikisht zhvillohen në roman.

Ndërkaq sarkazma dhe ironia e lehtë, të përdorura shpesh në llogari të vetë viktimave të dhunës serbe, Mirosllav Filipoviq e Sadik Zeqiri, por edhe të pengjeve të tjera shqiptare të luftës, me emra dhe mbiemra real, të mbyllur nëpër burgje, krahas pasurimit të vlerave letrare, shtensionon edhe gjendjen emocionale të ngarkuar të lexuesit, të shfaqur si pasojë e skenave me përmbajtje të rënda të krimit.

Romani “Eskadronët e vdekjes”, krahas dritëhedhjes mbi krimet gjenocidare serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, lexuesit ia nxitë të menduarit dhe qasjen kritike konstruktive ndaj së kaluarës.

I ndihmon për të mos e harruar atë si dhe në angazhimin qytetar për drejtësi ndaj viktimave, për njohjen ndërkombëtare të gjenocidit dhe dënimin e kriminelëve dhe shtetit serb, si hartues dhe zbatues të tij

Albana Bajrami, Radio Kosova

Ekspertët e sigurisë në Kosovë thonë se furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Eksperti Drizan Shala, tha për Radio Kosovën se që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, Serbia ka zhvilluar 25 aktivitete ushtarake në territorin e saj. Sipas tij, kjo tregon që Serbia ka për synim të rrisë presionin publik e atë ndërkombëtar, që nëse nuk shkojnë gjërat sipas planifikimit të tyre, atëherë ajo mund të përdorë makinerinë e saj ushtarake në drejtim të Kosovës dhe disa vendeve të tjera në rajon.

“Ky është një tregues që Serbia duhet të ndalet dhe kjo mund të arrihet përmes bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe mekanizmit ndërkombëtar. Kosova duhet sa më parë që është e mundur që të bëjë një rishikim të sektorit të sigurisë në Kosovë, njëkohësisht të ketë një ndryshim sa i përket fazës së planit gjithëpërfshirës të tranzicionit nga FSK. Njëkohësisht, Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë, siç janë ShBA-të, në nivel operacional nga Kroacia dhe Turqia, ndërsa në nivel taktik duhet të kërkojë mbështetje nga shteti shqiptar”, tha ai.

Shala tha se synimi i Kinës është që përmes bashkëpunimit me Serbinë, të mund të ketë ndikimin e saj në politikën e jashtme të këtij shteti dhe të jetë më afër Evropës. Por, ai tha se është shqetësuese që Serbia nuk po ndalet së furnizuari me armatim  dhe modernizim të kapaciteteve të saj mbrojtëse, derisa theksoi se bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e rajonit duhet të reagojnë për këtë çështje.

“Respektivisht, vendet anëtare të NATO-s, duhet të kërkojnë nga Serbia, që të bëhet inspektimi i këtyre mjeteve ushtarake dhe të kërkohet llogari nga ata se për çfarë i kanë blerë dhe kur tentojnë apo synojnë t’i shfrytëzojnë këto mjete, të cilat i kanë marrë së fundmi nga Pekini”, deklaroi ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Serbia ka për qëllim që në aspektin gjeostrategjik të ndryshojë rrjedhën e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, sa i përket Kosovës, ai tha se deri tani mes Kosovës dhe Serbisë nuk është arritur ndonjë progres të përafrimit të qëndrimeve për njohje reciproke dhe kjo mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës, përmes strukturave kriminale, të cilat Serbia po i përdor.

Ndërkaq, ditë më parë, në deklaratën e tij, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia ndodhet në një lloj paniku dhe ka frikë se mund të ngelet vetëm. Kreu i Qeverisë shtoi se armatosja e tyre s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por qytetarët janë të sigurt.

“Jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 42 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive. Por, pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është tek ne. Kosova dhe NATO janë pjesë të historisë së njëra-tjetrës, të së tashmes së njëra-tjetrës dhe të së ardhmes. Me investimet që po bëjmë me bashkëpunimin me aleatët tanë, besoj që edhe territori, edhe shteti, edhe qytetarët janë të sigurt”, tha ai.

Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar Beogradin kundër furnizimit me sistemet kundërajrore HQ-22. Ata thanë se nëse Serbia vërtetë dëshiron që t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet që të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Serbia zyrtarisht kërkon që të anëtarësohet në BE, veçse ka përforcuar forcat e saj të armatosura me armatime ruse dhe kineze, përfshirë avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera.

Sipas Associated Press, në Perëndim është frika se armatosja e Serbisë me armë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë këtë shtet drejt një lufte tjetër, veçmas kundër Kosovës.

Lufta ruso-ukrainase ka thelluar hendekun në mes të lindjes dhe perendimit më shumë se në kohën e luftës së ftohëtNga fundi i vitit të kalaur ishte evidente se forcat e ushtrisë ruse, të përqëndruara rreth kufirit me Ukrainën, vetëm prisnin urdhërin për të filluar marshimin e tyre për pushtimin e paprovokuar të një shteti të pavarur dhe Sovran…. Rusia gjegjësisht Putini kishte llogaritur se ushtrisë ruse që konsiderohej si një prej më të fuqishmeve në botë, nuk do t’i duhet shumë angazhim dhe kohë ta pushtojë Ukrainën dhe të marshojë drejt kryeqytetit të saj Kijev. Kështu më 24 shkurt, urdhëroi sulmin mbi Ukrainën nga 14 drejtime, madje një drejtim edhe nga territorri i Bjellorusisë…

– Ndërhyrja thuajse e papenguar e ushtrisë ruse në Gjeorgji në vitin 2008,

– Krijimi xhepave rusofile në Oseti dhe Abkazi,

– Lehtësia e pushtimit të Krimesë dhe një pjese të regjionit Donbas më 2014;

– Reagimi indulgjent i bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre pushtimeve;

– Orientimi prorus i një pjese të popullsisë rusishtfolëse në regjionin Donbas, gjegjësisht në krahinat Donjetsk, e Luhansk;

– Mbajtja e gjendjes së luftës në këtë regjion që nga viti 2014;

– Aksionet e brutale të ushtrisë ruse për të mbajtur në pushtet regjimin e Asadit në Siri;- Tërheqjet e ushtrisë amerikane nga Lindja e Mesme;

– Varësia e konsiderueshme energjetike e vendeve të Evropës Perendimore nga resurset energjetike, dhe hidrokarburet ruse;

– Mosuniteti i vendeve anëtare të BE, dhe mungesa e theksuar e lidershipit evropian;

– Mosarritja e kontrollimit të Ukrainës përmes krijimit të një qeverie marionete proruse në Kijev;

– Iluzioni se ukrainasit do ta mirëpresin pushtimin, ngase në mendjen e tyre, Putini dhe një pjsë e konsiderueshme e Rusisë, Ukrainën e kanë llogaritur si krijesë, madje edhe si pjesë të Rusisë;

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar që Ptuni dhe shpura e tij, atë që nuk kanë arritur përmes zgjedhjeve, ndërhyrjeve dhe bisedimeve në Ukrainë, ta arrijnë përmes intervenimit ushtarak, gjë që provokoi luftë të rreptë e cila rrezikon paqen dhe sigurinë globale. Duke shpresuar se shpejtë dhe lehtë do ta përmbyste Qeverinë dhe Presidentin e Ukrainës, përmes pushtimit të shpejtë, ngjashëm me pushtimet hitleriane Biltz Krig, Putini synonte ndër të tjera edhe të tmerrojë jo vetëm vendet përrreth Ukrainës, por edhe të gjitha vendet tjera evropiane dhe më gjërë. Planifikimi i Putinit dhe Kremlinit pushtues, ndër të tjera, ishte që menjëherë pas realizimit të siq thonë ata “operacionit special ushtarak në Ukrainë”, të destabilizojnë edhe disa vende dhe regjione të tjera përfshirë Ballkanin (përmes satelitëve të Rusisës, Serbisë dhe të ashtuquajturës Republika Srpska në Bosnje), në mënyrë që t’i krijojë vetes hapsirë manovrimi për realizimin e aspiratës së tij, për aneksimin e disa territoreve të shteteve rreth Rusisë dhe rritjen e influences ruse jo vetëm në ish republikat e BRSS-së, por edhe në vendet e ish bllokut të lindjes – Paktit të Varshavës.

Përveq kësaj intenca e Putinit dhe shtabit të tij luftënxitës është dhe mbetet që të zvogëlojë praninë ushtarake dhe ekonomike amerikane në Evropë. Putinit dhe shtabit të tij pushtues, lansimi i agresionit ndaj Ukrainës iu doli krejt ndryhshe nga ajo që kishin planifikuar. Rruga drejt Kievit për ushtrinë ruse, nuk ishte e shtruar me lule. Ata hasen në rezistencë të fuqishme të ushtrisë dhe popullit ukrainas. Intenca se do ta përmysin qeverinë dhe presidentin e Ukrainës për disa ditë, u doli llogari pa hanxhiun…Kur filluan të shfaqeshin imazhet e kolonës së ushtrisë ruse mbi 60 kilometra të gjatë që marshonte drejt Kijevit, bota u step.

Shumica e komenteve të analistëve ishin se, është çështje orësh kur trupat ruse do të pushtojnë ktyeqytetin Kiev. Por kështu nuk mendonin ukrainasit me presidentin Zelensky në krye. Sidomos një njësi e krijuar nga inxhinjerët dhe studentët e rinjë krijus e quajtur Aerorozvidka, e cila tashmë është njësi elite e forcave tokësore të Ukrainës e specializuar në zbulimin ajror dhe për luftë me dronë.Kjo njësi të cilën e përbëjnë 30 veta, me ndihmën e sistemit të komunikimit satelitor Starlink, është bërë makthi i ushtrisë ruse dhe i vetë Putinit. Operimet e saj ishin vendimtare për bllokimin e kolonës së gjatë të ushtrisë ruse të cilës i shkaktuan dëme të mëdha dhe e detyruan të tërhiqet pa arritur të futet në kryeqytet. Krijimi i mundësisë për të pasur qasje të shpejtë në internet përmes sistemit Starlink ka tërbuar edhe Kremlinin, të cilët reaguan duke thënë se ky sistem është paraparë të përdoret vetëm për nevoja civile, prandaj ata atakuan Starlinkun dhe pronarin e saj Elon Musk, i cili përmes satelitëve të tij po furnizon me internet Ukrainën edhe kur rusët ua paralizojnë rrjetin.

Sipas gazetës The Guardian, 30 ukrainas ndaluan autokolonën ruse pranë Kievit. Ata thuhet se kanë marrë pjesë në lëvizjen e revoltës në sheshin Maidan më 2014, dhe u paraqitën vullnetarë për të përdorur aftësitë e tyre teknike në rezistencë kundër pushtimit të Krimesë dhe Donbasit. Ky grup shkencëtarësh kompjuterikë aktivitetin e tij e filloi tetë vjet më parë dhe tani është bërë pjesë e rëndësishëme e rezistencës ushtarake të Ukrainës. Ushtarët e kësaj njësie janë të pajisur me syze për shikim në errësirë, pushkë me snajper, mina të cilat aktivizohen nga distanca, dronë të pajisur me kamera termike dhe pajisje të tjera fluturuese të cilat janë në gjendje të hedhin bomba me peshë deri në 1.5 kilogramë. Dronët e pajisur me kamera termike shumë vështirë detektohen në errësirë. Aerorozvidka përdor dronë për të monitoruar dhe koordinuar sulmet e artilerisë. Nga ana tjetër, njësia sulmon drejtpërdrejt edhe tanket dhe pozicionet ruse.

Operatorët me dronë fillimisht lidhen me bazën e të dhënave të Forcave të Armatosura të Ukrainës nëpërmjet sistemit Starlink. Kështu ata mund të përcaktojnë objektiva konkrete për t’i sulmuar më pas. “Ne godasim natën, kur rusët janë duke fjetur. Shënjestrojmë automjetet më të rënësishme në një kolonë. Më pas i godasim me saktësi”, theksojnë ushtarët e kësaj njësie për gazetën The Guardian.Sot 48 ditë pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, ushtria ruse me moral të dobët, e pamotivuar, e painformuar, e papregatitur për luftë të drejtpërdrejtë, e pafurnizuar me ushqime, dhe në të shumtën rasteve në luftime e mundur ushtarakisht nga ukrainasit, është tërhequr nga rrethinat e kryqytetit ukrainas duke lënë pas një tmerr të vërtetë dhe tokë të djegur, për tu përqëdruar në drejtim të verilindjes dhe jugut së Ukrainës, apo në pjesët e synuara nga Rusia për ti mbajtur të pushtuara dhe për t’i aneksuar…. Imazhet e shfaqura nga qyteti Buça jo larg kryeqytetit Kijev dëshmojnë për barbarinë ruse mbi jetën e ukrainasve. Tërheqja e ushtrisë ruse la pas qindra njerëz të vararë rrugëve të qytetit, varreza masive dhe gjithandej tokë të djegur. Imazhe të tilla vërehen kudo që ka kaluar ose po kalon ushtria ruse.Pas tërheqjes nga rrethinat e kryeqytetit, forcat ruse po grumbullohen rreth regjionit Donbas dhe po pregatiten për një ofenzivë të gjërë kundër ushtrisë ukrainase e cila në këtë regjion ka të përqëndruar 30 deri 40 mijë ushtarë.

Pritet të zhvillohet betejë e ashpër… Përkundër humbjeve të theksuara ushtarake, klani luftënxitës i Putinit nuk e fsheh vendosmërinë e tij për të pushtuar pjesë të konsiderueshme të Ukrainës dhe për ta vështirësuar funksionimin e pjesës së papushtuar të cilën Kremlini e parafytyron si shtet neutral. Ndërrimi i kreut të lartë komandues në ushtrinë ruse, përdorimi në masë i raketave supersonike dhe objektiva e Putinit që deri më 9 Maj të realizojë pushtimin për të proklamuar fitoren, duke e ndërlidhur atë me përvjetorin e fitores mbi nazizmin gjerman më 1945, janë njëfarë paraljmërimi se do të ketë zhvillime dramatike.Rusia në bazë të asaj se çka ka treguar në fushëbeteja nuk mund të thuhet se është superfuqi usharake. Epitetin si e tillë, e mbanë për shkak të posedimit të madh të mjeteve luftarake të sofistikuara, me të cilat nga distanca po e shkatërron Ukrainën dhe arsenalit bërthamor me të cilin po e kërcënon dhe shantazhon botën e qytetruar….

Emrimi i në krye të komandës së ushtrisë pushtuese ruse të gjeneralit Alexander Dvornikov, ndryshe i quajtur kasapi i Sirisë, është bërë me qëllim që të ndryshohet strategjija fillestare e pushtimit të Ukrainës e cila nuk ka rezultuar me pritjet, dhe për të aplikuar metoda çfarë kishte aplikuar në Siri kundër kryengritësve anti Asad. A do të mund të ndikojë kjo përvojë në Ukrainë, mbetet të shihet, për arsye se në krahasim me Sirinë në Ukrainë është krejtësisht situatë tjetër ushtarake dhe politike. Ushtria ruse nga lufta e dytë botërore nuk është konfrontuar me ndonjë ushtri të rregullt siq po ndodhë sot në Ukrainë. Ajo deri tash ka bërë luftra me kryengritës qoftë në Afganistan, Çeçeni apo Siri, ose ka qenë e përfshirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në luftra. Deri tash ushtria mbrojtëse dhe populli i Ukrainës po përballojnë me heroizëm agresionin rus. Kërkesat për furnizim me armë nga vendet anëtare të NATO-s janë përmanente. Sikur të kishin armatim të mjaftueshëm ukrainasit për tu përballur me agresorin, do t’i dëshmonin Putinit se ushtria ruse mund të bëjë vetëm parada ushtarake mbresëlënëse.Qyteti bregdetar Mariupol i cili ishte ndër objektivat e para të pushtimit për Rusinë, për shkak të pozitës strategjike që ndërlidh gadishullin e Krimesë së pushtuar me krahinat e Donjetsk e Luhansk, është kthyer në qytet gërmadhë.

Thuajse nuk ka ngelur godinë e paprekur nga predhat dhe raketet ruse të lansuara nga toka, deti e ajri. Në këtë qytet krejtësisht të shkatërruar, deri me tash thuhet se ka rreth 20 mijë civilë të vrarë, shumica e bonërëve të tij janë larguar, kurse ata që kanë mbetur rrezikohen skjashmërisht nga bombardimet dhe luftimet e përditshme. Duke qenë se për afër dy muaj Mariupoli mbahet nën rrethim të hekurt nga forcat ruse dhe në luftime të përditshme, mbrojtësit ukrainas kanë filluar të ngelin pa furnizime dhe municione, kështu që forcat ruse mbase mund marrin kontrollin e qytetit gërmadhë të Mariupolit. Kjo e shton ankthin tek e gjithë bota se ushtria ruse mund të të ushtrojnë krimin e gjenocidit mbi popullatën e mbetur… Për shkak të rezistencës së vendosur ukrainase, ka indikacione se ushtria ruse sikurse Mariupolin do të shkatërroj edhe qytete të tjera nga Karhkivi në verilindje deri tek Odesa në jug, ku është porti më i madh në brigjet e Detit të Zi, sepse ndër qëllimet primare të Rusisë, është marrja në tërsi e kontrollit mbi ujërat e nxheta të detit Azov dhe detit të Zi. Mbase kështu Putini synon, edhe të ndërlidhë territoret e pushtuara me Transdistrinë dhe të destabilizojë apo edhe ta gllabërojë tërë Moldavinë.Nga 24 shkurti deri me tash, mbi 4.5 milion qytetarë të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të kalojnë në shtetet fqinje dhe ato të Evropës Perendimore. Po aq refugjatë janë zhvendosur në brendësi të Ukrainës ku nuk ka luftime.

Çdo ditë e më shumë ushtria ruse dhe drejtuesit e saj po kualifikohen kriminel lufte që ushtrojnë krimin e gjenocidit kundër popullit ukrainas. Kriza në Ukrainë po merr dimensione dramatike. Masat e marra nga bota e demokracive perendimore padyshim që e lodhin Rusinë. Por, Rusia nuk gjunjëzohet nëse nuk vihet nën embrgo të plotë, sidomos nëse nuk ndërpritet furnizimi i vendeve evropiane me gazin dhe naften ruse. Derisa vendet evropiane do të marrin gazin dhe naftën nga Rusia, ajo do të iu përballojë sanksioneve të tjera dhe Putini me klanin e tij luftënxitës meqë nuk kanë arritur shpejt ta pushtojnë Kijevin, të përmbysin institucionet legjitime të Ukrainës, do të insistojnë me ngulm për pushtimin e pjesë lindore dhe jugore të Ukrainës me metodat më brutale çfarë janë parë gjatë luftës së dytë botërore, apo me përmasa shkatërrimtare shumë më të mëdha se ato të luftrave pushtuese të Serbisë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.Rusia dhe ushtria e sajë nuk kanë mundur të qëndrojnë në Afganistan, përkundër superioritetit ushtarak përballë reziestencës së afganëve muxhahedinë. Sot ata mund të pretendojnë të pushtojnë pjesë të Ukrainës, por vështirë se do të mund të qëndrojnë në Ukrainë përveq në territoret ku dominon popullata ruse të cilët kanë orientime proruse, siq kanë qëndruar deri tash në Krime. Madje sipas disa indikacioneve pas aksioneve barbare të ushtrisë ruse shumë prej ukrainasve të deklaruar rus, kanë filluar të mos e mbështesin planin e Putinit dhe të ushtrisë ruse për pushtim dhe aneksim të pjesëve të Ukrainës…

Lufta në Ukrainë i dha fund rendit të deritashëm botërorë. Rusia për shkak të agresionit të saj dhe veprimeve barbare ndaj popullates civile ka filluar të përjashtohet nga mekanizma të rëndësishëm ndëkrombëtar, madje ka zëra se Rusia duhet të privohet nga e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Megjaithatë përkundër reagimeve dhe dënimeve nga bota demokratike, përkundër sanksioneve ekonomike, përkundër kualifikimit nga bota demokratike se ushtria ruse po ushtron gjenocid, përkundër humbjeve të theksuara ushtarake, Rusia me Putinin në krye me kryenqësi insistojnë në ralizimin e ambicieve të tyre ushtarake dhe përderisa nuk do të kenë thyerje edhe të brendshme Rusia do të aktrojë sikur është e interesuar që përmes bisedimeve t’i jep fund krizës.

Fundi i luftës në Ukrainë, pavarësisht epilogut të saj, do ta kthejë kohën pas dhe do të thellojë për kohë të gjatë edhe më shumë hendekun në mes mes të lindjes dhe perendimit. Nga të gjitha vendet e kontinentit të vjetër vetëm Bjellorusia dhe Serbia janë rrshtuar pro Rusisë. Bjellorusia në një mënyrë është e përfshirë në luftë, ngase nga territotri i saj ka pasur sulme në Ukrainë, dhe me deklarata vazhdon ti ngacmojë fqinjët e saj, kurse Serbia vazhdon të paraqesë kërcenim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit ngase me të njejtat metoda sikurse Rusia me gjasë edhe të sinkronizuara, ka vazduar të mbajë raporte të tensionuara dhe të krijojë tensione sidomos me, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi e deri diku edhe me Kroacinë.

Ndëshkimi i Serbisë për luftrat e shkaktuara në Ballkan nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kjo pandëshkueshmëri për gjenocidin e shkaktuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, sikur e ka trimëruar Serbinë dhe përkundër debaklit ushtarak të pësuar në luftarat që i shkakatoj vetë, ka vazhduar të udhëhiqet me politikat e saja tradicionale shoviniste, hegjemoniste dhe luftënxitëse. Furnizimi Serbisë me armatime të rënda nga Rusia dhe Kina, e shton pasigurinë në Ballkan dhe Serbinë e bënë sërish destabilizuese të rajonit, ngase atë që ëndërron Putini dhe Rusia për pushtimin, aneksimin, dhe dominimin në ish republikat sovjetike, të njejtën gjë e ëndërron edhe Vuçiqi dhe Serbia për pushtimin, aneksimin e territoreve të cilat sot po i quan bota serbe dhe dominimin në hapësirat e ish Jugosllavisë…

Ramadan Avdiu 13.04.2022

AKUZË PUBLIKE:

Nazizmi hitlerian përdori GAZIN SI ARMË për të kryer gjenocidin kundër popullit hebre, ndërkaq nazizmi putinian përdor GAZIN RUS SI MJET për të përsosur armatimin me të cilin është duke kryer gjenocidin kundër popullit ukrainas. Duke i dhënë qindra milion euro në ditë makinerisë luftarake të Vlladimir Putinit, Europa është bërë pjesë e gjenocidit kundër popullit ukrainasËshtë momenti i fundit të ndërpritet financimi i makinerisë gjenocidare ruse!

Publicisti Ben Blushi thotë se ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë dhe përpjekja për vendosjen e një rendi të ri ndërkombëtar mund të ndihmojë Kosovën dhe Shqipërinë të bashkohen.

Ai shkruan se Kosova ka vetëm një dalje nga hallet e një vendi shumë të vogël, pa det, me ekonomi modeste, me shumë emigracion dhe me aq shumë presion kufitar nga të gjitha anët – të bashkohet me Shqipërinë.

Nga Bedri Islami-Rrallë herë , pas vitit 1992, ka pasur kaq interesim për pazgjedhjet politike në Shqipëri. Fitorja e socialistëve, me rreth 750 mijë vota, ose rreth 150 mijë vota më shumë se opozita, PD-AD, pra kundrejt një vargu partish politike, ishte dje lajmi i mirë, por jo sot.

Nuk është lajmi i ditës se presidenti i vendit, më saktë, ushtruesi i detyrës presidenciale, nuk do të tërhiqet. Vetëm naivët mund të kenë menduar se Meta do të shkojë edhe një herë në furrikun e tij, në LSI, ku vendin ia ka zënë gruaja , e cila, më në fund pranoi se, të shkosh pas qerres së Bashës dhe të braktisësh parlamentin nuk është punë e mënçur. Ajo ” i kërkoi falje” burrit të saj dhe ai ia diti për mirë.

Presidenti do të vazhdojë të rrijë në zyrën e tij dhe do të bëjë çfarë është e mundur të shembë gjithçka që ndërtoi 25 prilli dhe referendumi i asaj dite, që përmbysi një forcë politike dhe mitin e ” të fortit” president. Ai po bën paralajmërimet e para, por e di fare mirë se mund të ngrejë vetëm një tallaz në një gotë uji. Koha e tij ka mbaruar.

Nuk është lajmi i ditës që , deri tani, në numërimin e votave presidenciale për deputetë, ish shefi de jure dhe shefi de fakto i PD-së, Sali Berisha rradhitet e 90-ti, me më pak se 300 vota. Në fakt, ai nuk duhej të ishte fare aty, por , kur në një forcë politike ka ende struktura parapolicore dhe grupe të armatosura, të komanduara prej tij, askujt mos t’i shkoj mendja se do të tërhiqet. Injorimi i Berishës tashmë nuk është më taktikë zgjedhore e këshilltarëve izraelitë të Bashës, por edhe e njerëzve të zakonshëm, mbështetës të PD-së. Rrallë herë Shqipëria ka pasur në politikën e saj shumë partiake një demon të tillë! Fryma e konfrontimit që është në Shqipëri ka burimin tek filozofia e tij politike dhe lidhjet e tij të mistershme.

Nuk është lajmi i ditës e Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij në PD. As nuk i ka shkuar në mendje dhe as nuk i shkon. Skërmtja e dhëmbëve është dobësia e tij, por guximi i të tjerëve rreth tij.

Ai do të bëjë çmos për ta mbajtur kryetarllëkun, duke pasur pranë vetes debilë politikë si Bardhi, që, edhe kur ndodh një vrasje politike, e gjejnë fajin te viktimat. Të bëjë Bardhi të fortin e Elbasanit, kjo është kujë, por “ai sta, atë bulmet ka”.

Përse Basha nuk jep dorëheqjen?

Basha , nëse nuk është kryetar i një partie, do të vazhdojë të jetë milioner, por nuk do të jetë asgjë tjetër. Pas pak muajve do të jetë një hollandez fluturues.Do të humbasë gjithçka. Bashkë me të, edhe kunati. Lëvizja kundër tij do të shuhet shpejt, nëse nuk ndërhyn Berisha. Vetëm ai mund ta heqë. Askush tjetër.

Basha kryetar mund të vendosë ende gjoba te oligarkët, Basha jo kryetar duhet të paguajë gjobat e tij. Dy ” gjoba” janë të mëdha : rruga e Kombit, ku ” humbën” 230 milionë euro dhe ai është i akuzuar për këtë vjedhje, ndaj së cilës u mbrojt me proçedurë, dhe , vrasjet e 21 janarit, ku ishte bashkëurdhërues.

Mos largimi i Bashës,tani për tani nuk është lajm.

As mos largimi i Kryemadhit nuk është lajm.E mendoni se çfarë pune mund të bëjë Kryemadhi nëse nuk është deputete?

E mendonmi nëse SPAK shkon një ditë në vilën e tyre shumë dimensionale në Gjirin e lalzit dhe kërkon dëshmitë financiare?

E mendoni se çfarë mund të bëjë Basha nëse nuk është kryetar?Atëherë, cili është lajmi i ditës?

SPAK-u ka filluar sekuestrimin e pronave të gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu.Shteti ka filluar të veprojë.

Është një frymëmarrje e vogël, por ka nisur!

Gjyqtarët e prokurorët që vodhën, u korruptuan, u bënë pjesë e krimit, gjithëfarë gjongjonësh dhe alarubësh, kanë kohën të përgjigjen.

Sekustrimi i pronave të tyre është lajmi më i mirë i ditës së sotme!Kjo më shpie në një mendim tjetër: një ditë, ku ta dish, mund të fillojë edhe sekuestrimi i pronave të politikanëve.Kjo do të ishte ditë e bekuar!

Kimete Berisha

I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim, nuk ka nevojë për Ty?

!Kushdo që ndjehet mirë, nuk kërkon ndryshim!

Nëse kërkon ndryshim, e gjen ndryshimin!

Përse duhet të ndërrohej Edi Rama me Lulzim Bashën ose me Boiken Abazin?!

Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët, ka bërë punë reale, punë konkrete, punë që shihen me sy…kurse opozita e ka luftuar me fjalë, por jo me vepra! Vepra luftohet me vepër, si pyka që nxjerret me pykë!

E kemi parë si lypës, duke vrapuar aeroplan më aeroplan, derisa i ka siguruar vaksinat (bile edhe për neve).

Çka ka bërë opozita qe tetë vite për shqiptarët? A e ka hequr një letër prej rruge?

A e ka larguar një gur nga rruga ?

Çka ka bërë Lulzim Basha që të ketë dikush nevojë për të?

Shqiptarët nuk kanë probleme ideologjike e politike, por probleme konkrete, reale, banale! Folklori, sharkiat, egzaltimi, nirvana, e këto ndjenjat e forta që ndezin te Ne, shqiptarët e Shqipërisë nuk i hanë.Sepse ata nuk ndjehen të robëruar dhe të rrezikuar nga armiku, nga Serbia, qysh ndjehemi Ne!

Atje, pasuli numërohet për kokërr! Veç le të del dikush të tregon pse duhej të votohej Lulzim Basha?

Çfarë opozite është ajo, që nuk merret konkretisht me problemet e shqiptarëve, por gjithmonë i dorëzon mandatet dhe pastaj i shkon moti duke u marrë me thashetheme dhe me shamje!

Edi Rama duhet ta ketë një kundërshtar të Ri, të panjohur deri tash. Atë njeri që e mund një herë, e mund përherë. Me Lulzim Bashën, e ka të sigurt mandatin e katërt!

Çka ka tjetër interesant te opozita përveç mantelave të Grida Dumës!

As Coco Chanel nuk ka mantela më shumë se ajo. Ajo lyp dashuri, zemër, e jo vota!

Dështimi i Monika Kryemadhit dëshmon se në Shqipëri ka shumë pak shqiptarë të krisur. Edhe ata që janë të çmendur, nuk e duan për prijës të çmendurin. Lypin shpëtim!

Se boll kam pasur frikë që kur psikopatët ta shohin Ilir Metën duke e kërcënuar popullin me shfarosje ua çon mallin e tyre dhe do të thonë ‘ky është i joni’, ky do të merret me problemet tona!

Boll kam pasur frikë se Ilir Meta do t’i tërheq pas vetes edhe ekstremistët dhe terroristët, kur tha se ‘Amerika do të më vras’ dhe se ‘Unë s’i bëj hesap’!

Çmenduria është liria absolute! Apo?

Kënaqu tash në lirinë absolute, crazy mother f…er! Se edhe neve në Kosovë na i ke shti’ ethet!

P.S. I dashur Kryeministër, me Shqipërinë nuk na bashkon konkurenca, por dashuria!Prandaj, zbrit në tokë se jemi kah të presim!