Mosab Hassan Youssef: “Nuk dua myslimanë në Amerikë”

4 shtator 2026 | Zëri News

Mosab Hassan Youssef, djali i Sheikh Hassan Youssef, një prej figurave themeluese të Hamasit, ka shkaktuar reagime dhe polemika pas deklaratave të ashpra kundër myslimanëve gjatë një aktiviteti në Los Angeles.

Youssef, i cili njihet gjithashtu si ish-bashkëpunëtor i shërbimit izraelit të sigurisë Shin Bet, deklaroi gjatë fjalimit se nuk dëshiron myslimanë në Shtetet e Bashkuara dhe u bëri thirrje atyre të largohen nga vendi.

“Nuk dua myslimanë në Amerikë”, deklaroi Youssef, duke përdorur më pas edhe gjuhë fyese ndaj myslimanëve dhe vendeve prej nga ata vijnë.

Ai bëri gjithashtu deklarata të forta kundër Kuranit dhe besimit islam, të cilat shkaktuan polemika për shkak të karakterit të tyre të hapur anti-mysliman.

KUSH ËSHTË MOSAB HASSAN YOUSSEF?

Mosab Hassan Youssef është djali i madh i Sheikh Hassan Youssef, një prej themeluesve të Hamasit. Ai u rrit në Bregun Perëndimor, por më vonë bashkëpunoi për vite me shërbimin izraelit të sigurisë Shin Bet.

Historia e tij u bë e njohur ndërkombëtarisht edhe përmes dokumentarit “The Green Prince”, i publikuar në vitin 2014.

Youssef më vonë u largua drejt Shteteve të Bashkuara dhe u konvertua në krishterim. Sot ai njihet si një prej kritikëve më të ashpër të Hamasit dhe Islamit dhe merr pjesë rregullisht në debate e aktivitete politike në SHBA dhe Izrael.

ZëriNews #MosabHassanYoussef #SHBA #Hamas #Islam #Myslimanët #LosAngeles #Bota

Media shtetërore ruse raporton se presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë me familjen e tij.

Duke cituar një burim të Kremlinit, media shtetërore ruse TASS raportoi se Asadit dhe anëtarëve të familjes së tij kishin marrë azil në kryeqytetin rus. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe media shtetërore ruse RIA. Më herët, një reporter izraelit për Axios raportoi se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë besojnë se Assad është në Rusi

Mbi një mijë anëtarë të milicisë libaneze të Hezbollahut u plagosën rëndë të martën sepse pajierët që ata përdorin për të komunikuar kanë shpërthyen masovikisht.
Kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Një zyrtar i Hezbollahut, i cituar në mënyrë anonime nga Reuters, e quajti atë “shkeljen më të madhe të sigurisë” që grupi ka pësuar në luftën gati njëvjeçare kundër Izraelit.
Në mesin e të plagosurve rëndë janë ushtarë dhe mjekë, shkruan Reuters duke iu referuar një burimi të sigurisë.
Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, shpërthimet ndodhën në disa vende në Liban.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit, sipas medias libaneze L’Orient Today, ka konfirmuar shpërthimet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë pager që t’i hedhin ato. Në të njëjtën kohë, spitaleve u është kërkuar që të jenë në “gadishmëri të lartë” dhe të jenë gati për të pritur çdo të plagosur që vjen.

Burimi i lajmit

https://nyheder.tv2.dk/udland/2024-09-17-personsoegere-eksploderer-og-saarer-tusindvis-af-hizbollah-medlemmer

Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enjten se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër presidencial përballë demokrates Kamala Harris. Disa anketime treguan se Nënpresidentja fitoi debatin e parë mes tyre të martën.

“NUK DO TË KETË NJË DEBAT TË TRETË”, shkroi ish-Presidenti në rrjetin Truth Social. Zoti Trump mori pjesë në debatin me Presidentin Joe Biden në qershor përpara debatit të 10 shtatorit me Nënpresidenten Harris.

Edhe pse zoti Trump u krenua me paraqitjen e tij kundër zonjës Harris, 6 donatorë republikanë dhe tre këshilltarë të zotit Trump i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se zonja Harris e kishte fituar debatin kryesisht sepse ish-Presidenti nuk u qëndroi besnik mesazheve që duhet të përcillte tek votuesit.

Sipas të dhënave të kompanisë Nielsen, rreth 67.1 milionë vetë ndoqën debatin presidencial të së martës, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga debati i qershorit që përfundimisht çoi në tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden.Duke folur në një tubim zgjedhor vetëm pak pasi zoti Trump kishte bërë njoftimin në Truth Social, kandidatja demokrate Kamala Harris tha se “besoj se e kemi detyrim ndaj votuesve një debat tjetër”.

Ndërsa zoti Trump shkroi në postimin e tij se anketimet tregonin se debatin e fitoi ai, disa sondazhe treguan se votuesit mendonin se zonja Harris u paraqit më mirë.Sipas një anketimi bërë nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma e anketimeve Ipsos që u publikua të enjten, ndër votuesit që thanë se patën dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, zonja Harris mori 53 për qind mbështetje, ndërsa 24 për qind prej tyre thanë se debatin e kishte fituar zoti Trump.

Anketa tregoi se 52 për qind e votuesve të regjistruar besonin se një debat i vetëm mes të dyve mjaftonte, ndërsa 46 për qind do të donin një përballje të dyte mes kadidatëve.

Sipas një anketimi të CNN të bërë pas debatit, shumica e shikuesve thanë se zonja Harris pati një paraqitje më të mirë se zoti Trump.

Një sondazh i bërë nga organizata britanike hulumtuese YouGov tregoi se 54 për qind e të anketuarve thanë se zonja demokratja Harris e kishte fituar debatin, kundrejt 31 për qind që mendonin se fitues ishte republikani Trump.

Anketimet e mëparshme kanë treguar se dy kandidatët kanë në nivel mbështetjeje thuajse të njëjtë me njëri tjetrin përfshirë edhe në shtete që pritet të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve.

Robert De Niro qortoi Chris Wallace për pyetjen nëse Donald Trump “nuk do të hiqte dorë nga pushteti” nëse fiton përsëri.

Aktori 81-vjeçar, i cili është një kritik i zëshëm i ish-presidentit 78-vjeçar, tha: “Ti e di që ai nuk do ta bëjë! Ai e ka deklaruar vetë! Ai kurrë nuk do të heqë dorë. Dhe kushdo që e mashtron veten duke menduar që ai do ta bëjë, turp për ju!”.

Wallace, 76 vjeç, më pas e pyeti nëse ata do të takoheshin ndonjëherë pasi të dy kishin jetuar në New York në vitet ’70 dhe ’80.

De Niro u përgjigj se ai kurrë nuk kishte dëshiruar të kishte të bëjë me Trump, duke e quajtur atë “një idiot”, dhe shtoi se vendi ka nevojë për dikë si Kamala Harris, që ka qëllime të mira.

Armët perëndimore duhet të përdoren për të sulmuar direkt tokën ruse. Pas shumë debatesh ka ardhur dhe leja nga disa shtete të Europës për Ukrainën, me arsyetimin se këtë e lejojnë rregullat e luftës.

Qeveria polake thotë se nuk ka asnjë kufizim për Kievin në përdorimin e armëve të tyre në betejën kundër Rusisë. Gjithashtu, liderët e Francës dhe Gjermanisë pohuan se Ukraina duhet të lejohet të bombardojë zonat ushtarake brenda tokës ruse.

Madje, Emmanuel Macron vendosi dhe gishtin në hartë për të përcaktuar dhe shënjestrat, si bazat ku ushtarët e Putinit lëshojnë raketa.

“Si mund t’ua shpjegojmë ukrainasve se ne do t’i mbrojmë këto qytete dhe gjithçka përreth Kharkivit, nëse ne u themi atyre se nuk lejoheni të bombardoni zonat nga ku nisen raketat. U them, po ju furnizojmë me armë, por nuk mund të vetëmbroheni.

Kur Ukraina sulmohet nga baza të identifikuara në Rusi, ne duhet ta lejojmë atë që të kundërpërgjigjet nëse dëshirojmë vërtetë të arrijmë synimin tonë. Duke bërë këtë, ne nuk po shtojmë tensionet, pasi është Rusia që po sillet në këtë mënyrë”, tha presidenti i Francës Macron.

Ukraina ka çdo mundësi në dispozicion nën ligjin ndërkombëtar për atë që po bën. Kjo duhet thënë qartë. Është sulmuar dhe duhet ta mbrojë veten”, deklaroi Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Por amerikanët nuk mendojnë kështu.

“Ne nuk nxisim apo japim pëlqimin për përdorimin e armëve të Shteteve të Bashkuara për të sulmuar brenda Rusisë”, u shpreh John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë Së Bardhë

Me ose pa lejen e ndërkombëtarëve, forcat ukrainase kanë sulmuar në rajonet ruse. Moska pretendon se ka neutralizuar bombën Hammer në Belgorodin kufitar, një armë e prodhuar në Francë. Gjithashtu, Rusia thotë se rrëzoi një dron dhe 7 raketa të Kievit në territorin e saj. Ukraina pranon se situata e vështirë në lindje po vijon dhe se forcat pushtuese kanë bërë përparim.

as sulmit vdekjeprurës në qytetin e Kharkiv, Volodymyr Zelensky ka rinovuar thirrjen e tij për vendet perëndimore që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e dhuruara kundër objektivave në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s deri më tani i kanë rezistuar kërkesave të Ukrainës për të përdorur armët e tyre të dhuruara jashtë kufijve të Ukrainës.

Ata kanë frikë nga përshkallëzimi me Moskën, por pasojat e politikës – thotë Ukraina – ishin të qarta kur trupat ruse ishin në gjendje të grumbulloheshin përtej kufirit nga Kharkiv.

Dhe duke folur këtë pasdite, presidenti Zelensky tha: “Bota ka mjetet për të luftuar terrorin rus dhe ne në Ukrainë kemi nevojë për këtë ndihmë”.“Mbështetje në kohë dhe e mjaftueshme nga partnerët. Mbështetje e qëndrueshme dhe e palëkundur për luftëtarët tanë”.

“Sisteme shtesë moderne të mbrojtjes ajrore, veçanërisht Patriots, dhe kapacitete për të shkatërruar terroristët rusë në mënyrë që ata të mos mund t’i afrohen kufijve tanë”.

Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur pikëpamjen e tij se armët e dhuruara në Ukrainë nuk duhet të përdoren për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Ka “rregulla të qarta për dërgesat gjermane të armëve që janë rënë dakord me Ukrainën”, citohet të ketë thënë ai në Berlin.

“Kjo është teoria ime gjithsesi”, ka shtuar ai, duke shpjeguar se qëllimi i politikës së tij në Ukrainë është “të parandalojë që kjo të kthehet në një luftë vërtet të madhe”.

Sidoqoftë, po rritet diskutimi në Perëndim nëse kjo është një politikë e qëndrueshme. /Telegrafi/

Ukraina përmes raketave amerikane shkatërroi një sistem rus të mbrojtjes ajrore prej 800 milionë dollarësh pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës.

Kanalet ruse në Telegram shpërndau video të ndryshme që supozohet se tregojnë një shpërthim dhe mbetjet e djegura të një sistemi raketor rus S-400 tokë-ajër në një fushë ajrore në Mospyne, në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Një video e shkatërrimit u publikua nga llogaria “Jay in Kyiv” në platformën X (ish-Twitter), e lidhur me Fondacionin Bamirës “Serhiy Prytula”, i cili është i specializuar në ndihmën e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe civilëve të prekur nga lufta ruso-ukrainase.

That ATACMS strike on Russian occupied Donetsk yesterday has Russians whining that their $800,000,000 S400 missile system was destroyed along with a bunch of nice radar systems.
pic.twitter.com/K70KlodmzG

Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane në Sarajevë, paralajmëroi të premten kundër njoftimit të qeverisë së Republikës Serbe së do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Në reagimin e ambasadës thuhet se kjo nënkupton shkëputjen e Republikës Serbe, duke e cilësuar si “një veprim të rrezikshëm, të papërgjegjshëm, anti Dejton që vë në rrezik tërësinë tokësore, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto janë interesa thelbësore amerikane. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë ato, ndër të tjera, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që i vënë në rrezik”.

Qeveria e Republikës Serbe paralajmëroi hartimin e “marrëveshjes” në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila miratoi një rezolutë me të cilën shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Ambasada amerikane tha se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe qeveria e tij u përpoqën ta shpjegojnë vendimin me një tufë gënjeshtrash dhe dezinformatash të sajuara për të trembur opinioni publik në Republikën Serbe, për ta tërhequr në këtë rrugë të rrezikshme.

Faktet janë të thjeshta dhe të qarta. Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për të shfuqizuar Republikën Serbe dhe zoti Dodik nuk mund të veçojë një deklaratë të vetme të asnjë zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e saj”.

Në reagim thuhet mes tjerash se Kushtetuta e Bosnjë nuk u jep të drejtën e shkëputjes njësive të saj përbërëse.

Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim.

Veprimtaritë e zotit Dodik, thuhet më tej në reagim, vënë në rrezik të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që e dëshirojnë qytetarët e Bosnjës. Rruga që ai propozon do të sigurojë që qytetarët e Republikës Serbe, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre të mos kenë jetën paqësore dhe të begatë në demokracinë që ata e meritojnë, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Sarajevë.

Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje e cila la pas vetes mbi 100 mijë te vrarë dhe miliona të zhvendosur.

BE: Sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjws e Hercegovinës duhet të respektohen

Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar nismat e Republikës Serbe që bien ndesh me rrugën evropiane të Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë veprimet dhe retorikën e saj ndarëse, të cilat po e vënë në mëdyshje rendin kushtetues të vendit, tha të premten zëdhënësi i bllokut Peter Stano.

Shtetet anëtare kanë theksuar se sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjës e Hercegovinës duhet të respektohen. Idetë ndarëse vetëm do të izolojnë autorët e tyre edhe më shumë se sa që janë tashmë të izoluar dhe do të sjellin më shumë vështirësi për qytetarët që po mbahen peng nga autorët e këtyre ideve dhe veprimeve”, tha zoti Stano.

/ Dita

Kombet e Bashkuara e miratojnë Rezolutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë

Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime.

Pas miratimit të kësaj Reozlute, 11 korriku do të jetë Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, dhe do të shënohet çdo vit.