“Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si edhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot.

Ai kështu iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se çfarë u thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, ndërsa shtoi se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa të nënshkruante ndonjë dokument për njohje.

Vuçiqi tha se ai e kishte refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, ku ai theksoi se kishte dy versione të marrëveshjes.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im”, tha Vuçiqi.

Ai deklaroi se menjëherë e kishte tërhequr delegacionin e tij dhe se ai i kishte thënë delegacionit amerikan se Serbia nuk do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

Vuçiqi thotë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialogun nën kujdesin e BE-së, por se do ta respektojë gjithashtu pozicionin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

“Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero. Situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfliktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë”, përfundoi Vuçiqi.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Mediumi serb “Informer” ka publikuar një artikull sot, ku ka treguar se Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Këtë letër e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, transmeton Indeksonline.

Në këtë letër, sipas mediumit serb, Joe Biden ka folur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të thotë me njohje në fund.

Biden po ashtu shkroi se ShBA do të mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Letra e plotë e Joe Biden në Gjuhën Shqipe:

Shkëlqesisë së tij
Aleksandar Vuçiq,
President i Republikës së Serbisë
Beograd

I nderuar Z. President:

Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt.

Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike.Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale.

Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme.

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.

Udhëheqësit evropianë shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, tani që Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i këtij vendi.

Mezi pres të punoj me të [Bidenin] dhe me administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin midis vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë, për një Amerikë më të fortë dhe për një botë më të mirë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

“Një NATO e fortë është mirë edhe për Amerikën Veriore, edhe për Evropën, sepse askush prej nesh nuk mund t’i përballojë sfidat i vetëm. Sot është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Transferimi i pushtetit te Bideni sjell me vete “shpresën se bashkësia ndërkombëtare mund të punojë së bashku në të ardhmen, më ngushtë dhe më mirë, për t’i zgjidhur problemet e mëdha të kohës sonë”, tha presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Me padurim presim të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë, të dobishme dhe të rinovuar me presidentin Biden”, tha zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal.
Ish-presidenti Donald Trump është përplasur me homologët e tij evropianë për një varg çështjesh, nga tregtia deri te shpenzimet e mbrojtjes.

Ai shpesh e ka qortuar publikisht kontinentin për politikat e tij. 

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bëri betimin tradicional mbi Bibël.

Gjatë fjalimit të tij të parë si kreu i Shtëpisë së Bardhë, Biden u shpreh se sot festohet jo triumfi i një kandidati por triumf i demokracisë.

Biden u ndal edhe tek pandemia e Covid-19 teksa u shpreh se virusi ka marrë jetë në një vit më shumë se sa Lufta e Dytë Botërore.

“Sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracisë. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë. Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët”, tha presidenti në fjalimin e tij.

“Falënderoj paraardhësit e mi, presidentët që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti ynë është i fuqishëm. Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore.

Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus”.

Në fund, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara pati edhe një mesazh për të gjithë botën.

“Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë”.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë sot për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Ngritja e akuzës mund të bëhet, dhe kjo është padyshim hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij, por shkarkimi me gjasë nuk do ndodhë.

Por presidenti Trump duket se nuk është i shqetësuar. BBC shkruan se Presidenti po kalon një ditë të qetë në shtëpi ndërsa ligjvënësit në Capitol Hill po punojnë për ta fajësuar atë.

Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Ai ka qenë në rezidencën gjatë gjithë mëngjesit dhe pret të shohë se çfarë do të ndodhë më pas.

Në një pjesë tjetër të ndërtesës, Krahut Perëndimor, stafi i tij është përqendruar në detyrën që ka përpara: paketimin e gjerave në mënyrë që të mund të largohen.

Ngjarja që nuk ndodhte qe nga Lufta CIVILE

Natën e kaluar ishte hera e parë që nga Lufta Civile e SHBA që trupat federale flinin në Kapitol për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme, thonë raportet.

Trupat nga Garda Kombëtare u panë duke fjetur pranë një busti të Abraham Lincoln, presidentit që udhëhoqi Bashkimin gjatë konfliktit 1861-1865 që mori 620,000 jetë amerikane.

Ndersa tani, mediat amerikane kanë publikuar pamjet jo vetëm të asaj që ndodh brenda Kapitolit ku po vijojnë diskutimet, por edhe jashtë, ku institucioni është i rrethuar dhe blinduar nga Garda Kombëtare, pasi i tremben një tjetër sulmi nga mbështetësit e Trump.

Ndërsa ligjvënësit debatojnë brenda për fajësimin e Presidentit Trump, forcat e armatosura janë rreth Kongresit. Trafiku është mbyllur plotësisht rreth Kapitolit.

Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas CNN, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.

Vendimet e raportuara të premten, erdhën në të njëjtën kohë kur presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.

Twitter ishte rruga më e rëndësishme e komunikimit të Donald Trump: Pas mësymjes së Kapitolit në Uashington, shërbimi i medias sociale merr vendimin e bllokimit të vazhdueshëm të presidentit në largim.

“Pas një verifikimi të kujdesshëm të tweet-eve të llogarisë @realDonaldTrump”, ajo është “bllokuar në mënyrë të vazhdueshme”, bëri të ditur Twitter. Arsyeja është “rreziku për një nxitje tjetër të dhunës”, bëri të ditur shërbimi i lajmeve të shkurtra. Në një argumentim të mëtejshëm, Twitter konkretisht iu referua dy mesazheve të presidentit Trump në largim, ditën e premte. Në njërin prej tyre Trump kishte shkruar, se të 75 milionë “patriotët amerikanë të shkëlqyer”, që kanë votuar për të në zgjedhje, do të kenë edhe më tej në të ardhmen “një zë vigan”. Ata nuk do duhet të nënvlerësohen apo të trajtohen pa të drejtë në ndonjë formë. Në një mesazh tjetër, Trump bëri të ditur, se ai nuk do të marrë pjesë më 20 janar në ceremoninë e dorëzimit të mandatit tek pasuesi, Joe Biden.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden kur u pyet nëse beson se forcat e rendit do të jenë në gjendje të sigurojnë ceremoninë e tij të inaugurimit më 20 janar, kur ai zyrtarisht merr çelësat e Shtëpisë së Bardhë, tha se ai ka “besim të madh në Shërbimin Sekret” dhe komitetin e inaugurimit.

“Unë kam besim në planifikimin që ka qenë në proces”, tha Biden gjatë fjalimit të tij nga Delaware.

Por, kur u pyet se si ndihet që Trump e ka bojkotuar ceremoninë e inaugurimit, Biden e quajti një nga gjërat e pakta që ai dhe Trump bien dakord, duke shtuar se është diçka e mirë që ai s’do të jetë aty.

Ndërkaq, për Mike Pence që u nda përfundimisht nga Trump dhe që e certifikoi Biden president në Kongres të mërkurën pasi ligjvënësit rikthyen kontrollin e dhomës – është ende “i mirëpritur” për të marrë pjesë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit, shkruan VOA.

“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se ky mision është një përparësi për OBSH-në,” u tha ai gazetarëve.

Disa anëtarë të ekipit ndërkombëtar ishin nisur për në Kinë, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan, dhe pritej të fillonin punën të martën.

Kina ka mohuar se është përpjekur të fshehë lidhjet e saj me pandeminë që u shfaq në fund të vitit 2019, megjithëse disa analistë dhe personalitete, duke përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, kanë hedhur dyshime rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të koronavirusit, raporton VOA.

Mike Ryan, shefi i emergjencave në OBSH, tha se agjencia me seli në Gjenevë ua kishte theksuar në mënyrë të veçantë zyrtarëve kinezë natyrën e rëndësishme të misionit.

“Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt,” tha zoti Ryan. “Ne kemi besim se me mirëbesim mund t’i zgjidhim këto çështje në orët e ardhshme,” tha ai.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord me ndërmjetësimin e Moskës për armëpushim, por ende jo për kushtet specifike.

Dy javë pas rinisjes së luftimeve mbi rajonin e Kaukazit, Nagorni-Karabah, Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje armëpushimi, njoftoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi midis palëve në konflikt. Por ende nuk është e qartë për sa kohë do të zbatohet ajo, sepse “për kushtet specifike për armëpushimin nuk është rënë dakord ende,” tha Lavrov pas dhjetë orë bisedimesh me homologët e tij nga Armenia dhe Azerbajxhani. Gjithësesi të dy palët kishin dakord në parim për bisedime për paqe.

Armëpushimi pritet të nisë gjatë mesditës së ditës së sotme (10.10.) por të shtunën në mëngjes pati njoftime për luftime të vazhdueshme nga të dy palët.

Sipas marrëveshjes do të shkëmbehen gjithashtu edhe të burgosurit si dhe do të dorëzohen trupat e të vrarëve në luftime. Për zbatimin e armëpushimit do të ndihmojë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, tha Lavrov. Bisedimet e paqes do të zhvillohen nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Qindra të vdekur

Në Nagorni-Karabah në Kaukazin Jugor jetojnë kryesisht armenë të krishterë dhe në vitin 1991 ky u shkëput nga Azerbajxhani, të ciliti takon sipas të ndrejtës ndërkombëtare civile.

Nga luftimet që shpërthyen në fund të shtatorit thuhet se kanë vdekur qindra vetë. Meqenëse Armenia është aleate me Rusinë dhe Azerbajxhani mbështetet nga Turqia, konflikti kërcënon të përhapet përtej rajonit me pasoja të mëdha për ekonominë, sepse nëpër Kaukazin e Jugut kalojnë gazsjellës të rëndësishëm dhe tubacione nafte.

Luftimet aktuale janë më të rëndat që nga lufta e viteve 1991-1994, gjatë së cilës u vranë rreth 30,000 vetë. Kjo luftë përfundoi me një armëpushim, i cili shkelet vazhdimisht.