Protesta, urdhërarrest për 6 gardistë
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhra arresti për 6 anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët kanë qënë me shërbim në ambientet e selisë së kryeministrisë gjatë demonstratës së të premtes në Tiranë. Fletë arrestet janë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen mbi aktet e dhunës në demonstratë dhe kryesisht për rrethanat e humbjes së jetës së tre qytetarëve. Nuk bëhen me dije emrat e tyre për arsye hetimor.Jo zyrtarisht bëhet e ditur se urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues.
Berisha: Të mërkurën, miting kundër dhunës
Kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar të shtunën në mesditë për organizmin e një mitingu paqësor ditën e mërkurë. Ai ka ftuar qytetarë nga gjithë vendi, pavarësisht bindjeve politike, siç tha ai, për të marrë pjësë në këtë miting paqësor dhe kundër dhunës. “Njoftoj mbajtjen e një mitingu paqësor ditën e mërkurë, për të dhënë mesazhin që pret bota e qytetëruar nga Shqipëria dhe që aktet e shëmtuara të ditës së djeshme të fshihen sa më shpejt nga memorja”, ka deklaruar Berisha. Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha ka paralajmëruar lidershipin e opozitës se do të përballet me pasojat për organizimin e dhunës së ditës së djeshme, që u mbyll me tre viktima.