Kreu i PS-së, Edi Rama tha sot në një deklaratë për mediat se opozita nuk ka ndërmend të përdorë dhunë, por nuk mund të ndal popullin që të demonstrojë pakënaqësinë ndaj kësaj qeverie.

Ai reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes janë të pabesueshme, duke qenë se vet Imami në vitin 1997 bënte thirrje për dhunë mbi tanke.

“Ministri i Mbrojtjes duhet të dilte i fundit për të thënë avazin në fjalë. Se merr dot seriozisht as roja e Ministrisë së Mbrojtjes, këtë Imamin që doli mbi tanke”, tha Rama. Ai u shpreh se qeveria është vënë në pozitë të vështirë pasi është kapur duke vjedhur dhe se “prandaj do të bëhet demonstrata e nesërme, që qeveria të mos shkelmojë nga halli se është zënë duke vjedhur”.

Read More

Ditën e dytë të qëndrimit në Strasburg, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi zhvilloi një takim pune me Grupin Punues për Ballkanin, grup ky i përbërë nga eurodeputetët të cilët ndajnë interesin për Ballkanin dhe është themeluar nën kornizën e Komisionit për Punë të Jashtme.

Ky grup drejtohet nga eurodeputeti austriak Hanes Svoboda, ndërsa anëtarë të tij janë edhe Doris Pack, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Ulrike Lunacek e të tjerë.

Read More
image

 Sulmi i policisë ndaj tifozëve “Shvercerat” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit ndërmjet Lirisë dhe MZT Skopjes, ka revoltuar tej mase këtë grup të tifozëve të cilët kërkojnë arsyen, pse ndodhi një gjë e tillë. Në anën tjetër nga sektori i punëve të brendshme të Shkupit, theksojnë se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.“ Nga sektori i punëve të brendshme “Shkup” janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për zbardhjen e këtij rasti. Është duke u shqyrtuar video materiali, punohet në identifikimin e personave të cilët kanë qenë iniciues për prishjen e rendit, pas së cilave do të pasojnë edhe fletëkallzime. Nëse ndonjë person mendon se ka pasur tejkalim të autorizimeve nga ana e zyrtarëve të policisë, mund të paraqesë fletëparaqitje deri te kontrolli i brendshëm i MPB” tha Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.“Në fund të ndeshjes u përshëndetëm me basketbollistët tanë…. Duke u përshëndetur ne me ta, disa prej policëve na sulmuan, jo të gjithë mirëpo disa prej tyre. Nuk e dinim arsyen se pse na sulmuan ndërsa pas këtij incidenti na thanë se na sulmuan sepse kemi ofenduar në bazë nacionale. Nuk e di se çfarë ofendimesh kishte në bazë nacionale.

Read More

Zeripress-Ishte shërbimi i fshehtë i policisë së Jugosllavisë UDBA që urdhëroi vrasjen e kryeministrit suedes Olof Palme  25 vjet më parë, thotë një ish-spiun jugosllav në magazinen gjermane Fokus.

Detajet e reja u shfaqën gjatë një seance të marjes në pyetje të  ish spionit  Vinko Sindicic nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm gjerman dhe nga ana e policisë bavareze kriminale. Sipas Sindicic 67-vjeçar,agjentët jugosllav e kan përcjellë 24 orë kryeministrin Palme dhe kan gjetur boshllëqe  të sigurisë rreth tij.

Vrasjen aktuale, në përputhje me Focus e ka kryer një vrasës me para, i cili  tani është 65 vjeç dhe jeton në Zagreb në Kroaci, ku ai punon për një kompani private të sigurisë. Në kohën e vrasjes njeriu jetonte në Hamburg, pohon ish spiuni..

Read More

Në intervistë ekskluzive për RTK, Dick Marty shpjegon raportin e tij dhe komentet që e pasuan. Video intervista e realizuar me Dick Marty-n do të transmetohet sonte në Radio Televizionin e Kosovës në ora 20:30.

-Raporti juaj shkaktoi polemika të shumta, dhe në vend që të shuhen, ato vazhdojnë të shtohen, në lidhje me akuzën sipas së cilës përgjegjësit politikë kosovarë janë të përfshirë në trafikimin e organeve. Por para se të hyjmë në thelbin e debatit, në hyrjen e raportit tuaj, ju i referoheni Rezolutës 1244 të OKB-së. Ndërkaq, ajo (rezoluta) nuk përbën më ndonjë referim as edhe për Beogradin. Për më tepër, në verën e vitit 2010, me kërkesë të shtetit serb, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës dha mendimin e saj, duke vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare. Pyetja jonë është kjo: Pse nuk flitet në raportin tuaj për GJND, dhe as lidhur me nocionin e Shtetit të Kosovës; përveç kësaj, ju flisni për administrim të kosovarëve?

Read More

Nën patronatin e Shoqatës „ILIRIA“ nga Heidelbergu i Gjermanisë,do të organizohët,manifestimi tradicional, letrar “Flaka e Janarit”,në shenjë respekti për atdhetarët,Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

„Flaka e Janarit“ 2011 do të flakërojë në Heidelberg të Gjermanisë, edhe me nje perkushtim letrar,me vlera të mirëfillta kulturore.

Për nderë të „Flakës së Janarit“, kësaj radhe do të promovohën këto libra,nga këta autorë:

1.Zeqir Gërvalla – Me o ®Kosove.

2.Ali Berisha – Gallapi i Prishtinës.

Read More

 Baki Ymeri

Poezitë e Skënder Zogajt janë perla poetike që të joshin t’i lexosh dhe rilexosh. Ato janë interesante ngase secila prej tyre paraqet një univers poetik të veçantë. Para se ta përkthej, fillimisht mendoja se është një poet i rëndomtë, por gjatë përkthimit të lëndës kosntatuam se fjala është për një thesar vlerash lirike të fisnikëruara me një imagjinatë të bujshme e të jashtëzakonshme. Edhe po qe se dikujt mund t’i duket si një poezi e thjeshtë, duhet shtuar faktin se çdo gjë e thjeshtë është edhe e bukur, edhe interesante. “Unë jam dëshmitari./ Zvarranikët kanë ngjeshur shpatat/ dhëmbin e ujkut e kanë vath në vesh,/ në qafë thonjtë e maces./ Gjithë lakejt e vilajetit/ janë veshur me sharkun e gjarprit/ i kanë edhe maskat e pallatit të mbretit,/ o Zot, kur të dalin në skenë/ ç’dramë e tmerrshme e sprovës/ do të luhet në trupin e Kosovës.” Autori i këtyre vargjeve kushtuar Ibrahim Rugovës është shkrimtari i shquar kosovar, Skënder Zogaj, libri i të cilit e pa dritën e botimit këto ditë në Bukuresht, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revitsës „Kosova”.

Read More

Gani Qarri Cyrih -”Loja me zgjedhje “ në Kosovë, duhet urgjentisht të përfundoj dhe procesi i stërzgjatur i votimeve të mos kthehet në Dramë të pa fund!

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të cilat kohët e fundit ndodhën në Kosovë dhe rreth saj,ato dëshpëruan pa masë shqiptarët, dhe gëzuan ata që nuk ia duan të mirën Kosovës,ndaj Partitë politike duhet urgjentisht dhe sa më parë që të jetë e mundur,të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një kompromis edhe me mirkuptim të anasjelltë për të cilin Kosova ka më tepër nevojë se për çdo gjë tjetër në këto momente të vështira që po kalon vendi!

Read More

Nisur nga fakti se gjithçka që ka shkruar njeriu mund edhe të ndryshojë, në disa raste patjetër edhe të ndryshojë, atëherë nuk shoh asnjë pengesë që kushtetuta aktuale e Maqedonisë të përjeton ndryshime rrënjësore.

Shkruan : Alisetar Ramadani

Titullin në fjalë e mora nga inspirimi që më bëri profesor Rufi Osmani kur tha se marrëveshja e Ohrit nuk është Kur-an..

Read More

Aurel Dasareti, 2011-01-11, Arizona Me këtë nuk dua të them se qëllimet nuk mund të gjenden, por vetëm se ato lypsen kërkuar dhe gjetur nga secili individ për veten e në veten e tij. Njerëzit mund të lidhen me një qëllim më të lartë duke hyrë në një organizatë apo duke iu përkushtuar një ideali. Të besosh në shpirt a në forcë magjike është njëlloj si të pranosh se realiteti përqark nesh nuk mund të përvetësohet. Ky qëndrim i shkon për bukuri një shoqërie të pandryshueshme. Meqenëse njerëzit janë të pafuqishëm për të ndryshuar botën ku jetojnë, detyra e tyre është t`i nënshtrohen fatit. Duke ulur kokën e duke pranuar pushtetin e shpirtrave që sundojnë botën e tyre, përulet shqiptari i FYROM-it.

Read More