Gjykata në Prishtinë

 Gjykata në Prishtinë

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit mbajtja e postit të presidentit dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Fatmir Sedjiu, është “shkelje serioze e Kushtetutës së Kosovës”, analistë politikë dhe njohës të Kushtetutës theksojnë nevojën që Sejdiu ta respektojë këtë vendim. Derisa analistët thonë se Sejdiu duhet të heqë dorë nga posti i presidentit për t’ia hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, ekspertët juridikë vlerësojnë se ai duhet të zgjedhë njërin nga postet që mban aktualisht.

Read More

Rrjeti i Organizatave Shqiptare, i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, u bën thirrje forcave politike shqiptare dhe faktorëve shqiptarë në Maqedoni që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar, përkundër përpjekjeve sistematike për të fshehur, apo nënvlerësuar praninë historike dhe kulturore autoktone të shqiptarëve në këtë shtet

Read More

PPD kërkon shtyrjen e regjistrimit për vitin 2012, me qëllim të plotësimit të disa kushteve për shqiptarët dhe evitimin e manipulimeve.

Kjo parti gjithashtu apelon ndryshimin urgjent të Ligjit për regjistrim, trajnim të kuadrove shqiptare dhe mbikëqyrje të regjistrimit nga shqiptarët në zonat maqedonase.

“Partia për Prosperitet Demokratik, kërkon që Propozim Ligji për regjistrim, para se të vihet në procedurë parlamentare, ti nënshtrohet shqyrtimit publik 60 ditësh. Kërkojmë nga Shërbimet kompetente të Kombeve të Bashkuara, dedikuar Regjistrimit të Popullatës, Amvisërive dhe Banesave, e në veçanti, kërkojmë nga Shërbimi për statistikë i Unionit Evropian-EUROSTAT ta detyroj Qeverinë e Maqedonisë, që Grafa e fletëregjistrimit personal (P-1), dedikuar përkatësisë nacionale shqiptare, të jetë identike me grafën dedikuar përkatësisë nacionale maqedonase dhe jo siç parasheh ligji që grafa e fletë regjistrimit personal të titullohet vetëm me shifra numërore”, theksoi kryetari i PPD-së, Sejfedin Haruni.

Read More

Kim Mehmeti

Shqiptarët e Maqedonisë sot “zbaviten” me një zënkë ndërpartiake mes BDI-së në pushtet, e cila i përmbahet parimit se, nëse kryetari të thotë se miu është luan, besoji kryetarit dhe jo syve, dhe PDSH-së në opozitë, që i mbeti besnike e epur bindjes se bariun nuk e bën të vlefshëm ajo që ka në kokë, por shkopi që ai mban në duar. Duke mos pasur zgjidhje tjetër përpos të dëgjojnë, si BDI-ja dhe PDSH-ja ia hanë kokën njëra-tjetrës -gjithmonë në stilin e partive mbarëshqiptare: ai që na akuzon është më i keq se ne- shqiptarët e Maqedonisë tani hamenden vallë t’i besojnë PDSH-së, e cila pohon se në radhët e parlamentarëve të BDI-së ka një ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete policore të Jugosllavisë së dikurshme, apo BDI-së që thotë se nuk u duhet besuar atyre që merren me përçarjen e popullit.

Read More
image
Me Propozim-ligjin parashihet që Drejtori i DSK-së të ketë pushtet absolut në të gjitha sferat e sigurisë dhe informacioneve si dhe mjetet financiare. Sipas ekspertëve të kësaj lëmie me këtë bëhet rikthimi i UDB-së së dikurshme e jo reformë sipas standardeve të NATO-së dhe BE-së

Afrim TANALLARI

Me ndryshimet që synon t’i bëjë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me funksionimin e shërbimeve sekrete, ku propozohet që Agjencia për Zbulim t’i bashkëngjitet Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njohësit e mirë të kësaj sfere thonë se me këtë bëhet kthim në të kaluarën. Gjithashtu me Propozim-ligjin parashihet që Drejtori i DSK-së të ketë pushtet absolut në të gjitha sferat e sigurisë dhe informacioneve si dhe mjetet financiare që i përfiton nga burime të ndryshme dhe të mos japë raport apo llogari ndaj dikujt se si janë shpenzuar. Sipas tyre me këtë bëhet rikthimi i UDB-së së dikurshme e jo reformë sipas standardeve të NATO-së dhe BE-së.

Read More
image
Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhur në fund

Fitim KRYEZIU

Ligji për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe familjarëve të dëshmorëve ka mbetur vetëm në platformat e partive politike që prodefilojnë në pushtet. Pas mosrespektimit të afateve të dhëna nga ana e ministrit Xhelal Bajrami për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie njerëzish të prekur nga konflikti i 2001-shit, organizatat e dala nga UÇK-ja thonë se durimi u ka ardhë në fund.

Read More

SHEFIK SADIKU-Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Jeremiq,për ta paraqitur rezolutën BE+serbi,kërkoi që delegacioni i Kosovës ta lëshoj sallën e asamblesë së KB,sepse nuk mund t’i duronte organikisht Praninë e Delegacionit të Shtetit të Kosovës në sallën e punës të asamblesë së përgjithshme të KB-ra, ky shovinist i tërbuar.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ishte i pari që e mori fjalën në seancë,

Read More

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ibish Broja: “Hajde, hajde oj hafi ku ma kini starën Serbi”! –Athua vallë, ende ka këso “hafijash” në Kosovën e pavaraur, a?!

***Ata qe ne forma te ndryshme bashkepunojne dhe, nuk duan te shkeputen nga Serbia, le t’i haje dreqi le te shkojne ne Serbi “derisa nuk i ka zene zhegu”, si thote populli.

Read More

Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP “Ditët e Naimit” EWA LIPSKA – LAUREATE E ÇMIMIT TE MADH “NAIM FRASHËRI” Sot në Qendrën e Kulturës në Tetovë, Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, mbajti konferencë shtypi, ku drejtori Shaip Emërllahu dhe kryetari i jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku njoftuan mbi laureatin e Edicionit të katërmbëdhjetë që është poetja e njohur polake dhe evropiane Eva Lipska.

Read More

Foto: Associated Press

Opozita në Shqipëri ka vendosur të mos presë më gjatë për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me hetimin e zgjedhjeve të shkuara ,të cilën sipas saj, shumica e djtahtë në pushtet vetëm po e zvarrit. Kryetari socialist Edi Rama ditët e fundit në një tur takimesh nëpër rrethe e ka parlajmëruar qartë radikalizimin e qëndrimit duke ju rikthyer stinës së protestave. Mbrëmë në përfundim të një takimi me drejtuesit e partive të tjera opozitare në vend u dol dhe me një pozicion të përbashkët, i cili ju deklarua mediave nga kryetari i demokracisë sociale Paskal Milo:

Read More