Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP “Ditët e Naimit” EWA LIPSKA – LAUREATE E ÇMIMIT TE MADH “NAIM FRASHËRI” Sot në Qendrën e Kulturës në Tetovë, Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, mbajti konferencë shtypi, ku drejtori Shaip Emërllahu dhe kryetari i jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku njoftuan mbi laureatin e Edicionit të katërmbëdhjetë që është poetja e njohur polake dhe evropiane Eva Lipska. Më herët me çmimin “Naim Frashëri” janë lauruar edhe poetët e njohur Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Abdylatif Labi (Marok), Lionel Rej (Francë), Tomas Tidholm (Suedi), Peter Poulsen (Danimarkë), Manlio Argueta (Salvador) etj.Drejtoria gjithashtu laureaten e sivjetme Eva Lipska e ka shpallur edhe anëtar nderi të Festivalit. Kryetari i jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku, në këtë konferencë për shtyp lexoi motivimin për dhënien e çmimit të madh të festivalit, poetes së njohur polake Eva Lipska. Ai në mes tjerash theksoi se, Eva Lipska është një nga poetet më të njohura të letërsisë bashkëkohore polake e radhitur përkrah nobelistes Vislava Simbolska, dhe të tjerëve si Tomas Rozicki, Adam Zagajevski dhe Adam Zdrodovski… Lexo artikullin e plote:http://www.letrat.eu/archive/ewa_lipska_fnp_2010.doc – – – – – – – – – – – – Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com Administrator: S. Guraziu