DORËHEQJA E FATMIR SEJDIUT

Hë Fatmir !?.Pusho! Pusho!

Në ora 14 e 30 min.Presidenti i Republikës së Kosovës ,Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga posti politik,si President i Shtetit !Para mjeteve të informimit .

Shkak për dorëheqje ishte deklarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës,se Presidenti i Shtetit nuk mund t’i mbajë dy poste politike :

President i Shtetit dhe Kryetar i Partisë-LDK-së !

Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e Republikës e ka marrë pas inicimit të një procedure për në Gjykatën Kushtetuese nga dy Deputet të Kuvendit të Kosovës ( Driton Tali dhe Nim Rrustemi prapa të cilëve fshihet Veton Surroi dhe KTV-ja ), se, e ka shkelur Kushtetutën Presidenti ,pasi që i mban dy poste politike : President i Shtetit dhe Kryetar i Partisë ?

Me ardhjen nga Njujorku,në Aeroportin e Prishtinës,me një mënyrë duke iu përgjigjur Gazetarëve Presidenti tha:

Është bërë një Puq kundër meje … edhe stafi im ,nuk më ka informuar…?!.

Saktësisht se është bërë puq kundër Presidentit ,duke filluar prej momentit të zgjedhjes së tij,e gjeri më 15.06.2010 kur ishte mysafir i KTV-së ( në interaktiv) Kryetari i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës,Enver Hasani ,i cili ua shpjegoi mënyrën se si mund ta rrëzojnë nga posti i Presidentit –Fatmir Sejdiun.Hasani i këshillonte :mund të grumbullohen 30 nënshkrime, të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese dhe, të shtrohet Pyetja se ,e ka shkelur Kushtetutën Presidenti pasi që i mban dy Poste politike,atë të Presidentit të Shtetit dhe Të LDK-së? Filloi procedura ,të dy deputetët ( Tali dhe Rrustemi ,Haxhi Mergja Jo) i grumbulluan 30 nënshkrime, i deponuan në Gjykatën Kushtetuese,dhe pasoi shqyrtimi kryesor , pa u publikuar vendimi zyrtar i Gjykatës, “TV-Koha Vizion”dhe Gazeta “Koha Ditore” e dhanë informacionin se Gjykata kushtetuese ka konstatuar se Presidenti i Shtetit, e ka shkelur Kushtetutën duke i mbajtur dy Poste politike !Prtesidenti me “zonjën e parë” ishte në Njujork duke “Lobuar “për njohje të reja për Shtetitin e Kosovës …

Se bartësit e Institucioneve të Shtetit të Kosovës janë të pa përgjegjshëm flet Fakti se:Presidenti i Republikës dha dorëheqje para opinionit publik duke iu drejtuar Qytetarëve të Kosovës ,e jo para institucionit i cili e ka zgjedhur President,pra,Kuvendit të Shtetit !Në arsyetimin e tij në asnjë moment nuk i Përmendë ,Kuvendin e Republikës së Kosovës,Qeverinë e Republikës së Kosovës,as Koalicionin politik nëpër mes të cilit ka ardhur President,Gjithashtu nuk i Përmendë as emrat e bartësve të këtyre Institucioneve ( Jakup Krasniqit & Hashim Thaqit )?Kjo vetëdije politike të jep me nënkuptuar se Institucionin e Presidencës e ka shfrytëzuar sikur ta kishte pronë Private,e jo si bartës i institucionit të cilin e kanë zgjedhur Delegatët e Kuvendit të Republikës ,( Koalicionit )?

-Një karakteristikë tjetër themelore nga presidenti Sejdiu del se:më i rëndësishëm na qenka posti i Kryetarit të Partisë-LDK-së se sa Institucioni i Presidentit të shtetit .

– Me kalimin e kohës do të mësojmë se nuk do të jepte kurrë dorëheqje por,me siguri është konsultuar me miqtë e Kosovës,nga të cilët është këshilluar për të dhënë dorëheqje ? shtrohet pyetja pse nuk dha dorëheqje nga Kryetari i LDK-së?Ka një mori përgjigje ,por,më tepër janë supozime …Ndoshta ,ka ardhur koha se do të copëtohet edhe njëherë LDK-ja e mbetur?Nëse vjen te copëtimi i saj ,ka me pasur pasoja edhe më të dhunshme

se në dy copëtimet e mëhershme ( 1998 “ndarje e qetë”& 2007 ndarje me dhunë të lehtë apo, si njihet në Histori “kuvendi i karrigave “ ,sepse për LDK-në çdo ngjarje është Historike!).

Fillimi i Bukoshit në propagandën politike për zgjedhje të Partisë së LDK-së,dhe frika nga Isa Mustafa nëse Kandidohet për Kryetar të LDK-së, mund të vjen te përplasjet e LDK-së ,e Sejdiu llogaritet sipas “ideologëve” aktual, të jetë personi UNIFIKUES i saj,sepse Presidenti Historik ka shkuar në amshim dhe i la pa trashëgimtarë LDK-në!Adet ka qenë më herët nëse mbreti shkon duhet me e lënë trashëgimtarin e tij,në radhët e LDK-së dhe filozofisë së saj politike ( nëse ka filozofi politike ?)nuk la amanet me gojë,Bujari i rebeluar e mori bekimin prej djalit të tij, Ukës dhe, frika se do ta merr LDK-në,atëherë Sejdiu pa e llogaritur mire pa u takuar me Kryesinë e partisë, se cili post është më i rëndësishëm ? e çmoj më tepër postin e Partisë se sa të Presidentit të shtetit !

Saktësisht me dorëheqjen e Presidentit, Kosova Kërcënohet krahas krizës së përgjithshme ekonomike dhe sociale pretendohet të krijohet edhe krizë politike !Sepse këtë kartë e kanë përdorur si mjet kërcënues para opinionit publik LDK-ja edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale më 2009 dhe, sistematikisht edhe më vonë, sidomos nga Isa Mustafa,Fatmir Rexhepi e tj,të cilët mendojnë se Qytetarët e Prishtinës ia japin votat për ta bëre President të shtetit pasi që të prishet koalicioni politik me PDK-në ! Këso mashtrime mund të ketë,si dhe kalkulimet edhe me subjektet tjera në opozitë të cilat presin për çdo ditë të prishen koalicionet dhe të vijnë në pozitë sikur me e pasur Kosovën pronë private pa i përfillur as Institucionet ,Kushtetutën dhe ligjet …

Në situatën politike që gjendet Kosova dhe,raporti i saj me partnerët ndërkombëtar sidomos, me SHBA-të dhe BE-në dhe para fillimit të bisedimeve “teknike” me Serbinë ,nuk ka qenë dashur me krijuar krizë të brendshme politike në Kosovë ,edhe ashtu presidenti nuk ka qenë ai i cili duhet të jetë realisht president i Popullit apo i Qytetarëve,ka ardhur nga partia dhe shkoi te partia e la shtetin ,dhe brenda natës do të bëjnë shantazhe të ndryshme kundër partnerit të koalicionit ( PDK-së)me kalkulime të tjera.Do të ishte mirë që në të ardhmen Presidenti të mos jetë Kryetar i subjektit politik sepse këta prodhojnë vetëm dhunë politike-subjektive në shtet !,Por,më mirë do të ishte që presidenti i shtetit të jetë Figurë Publike i cili,njëmend i bashkon gjithë qytetarët e Kosovës ,dhe punon për të gjithë njësoj .

Kosovë urime Presidenti i ri, Jakup Krasniqi ,Kryetar aktual i Kuvendit të Republikës së Kosovës ,të cilit me Kushtetutë i takon posti i presidentit deri me (emrimin) zgjedhjen e Presidentit të ri !

Qytetarë të Republikës së Kosovës hapni sytë se kujt po ia jepni votën ? Mos i votoni ata të cilët e shkelin vazhdimisht Kushtetutën e shtetit të Kosovës…Ata të cilët e duan më shumë Partinë se sa Shtetin…

Politikan,mos nxitoni sikur Fatmir Sejdiu,bëhuni më gjakftohtë si thotë një fjalë e urtë : për një plesht e djeg jorganin ! Kujdes ,se Shteti i Kosovës ka me jetuar edhe pa ju individualisht,dhe i uroj jetëzgjatje deri me ekzistimin e institucionit shtetëror !

Më 27.09.2010 ora 15.00 SHEFIK SADIKU

Hodonoc/Kamenicë