image
 Albin Kurti

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’, lideri  Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, akuzon qeverinë e Shkupit se po diskriminon shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, problem kryesor në vend, nuk është kontesti i emrit me Greqinë, por politika anti-shqiptare që po udhëhiqet nga Gruevski. Në Emisionin ‘Studio e Hapur’, që do të transmetohet sonte në ora 22.00.  Kurti flet edhe për zhvillimet politike në Prishtinë, por edhe për idenë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Është krijuar përshtypja që problemi kryesor I Maqedonisë është emri, a duhet të quhet Maqedoni, a duet të quhet IJRM, apo duhet të ketë ndonjë emër krejtësisht tjetër. Mirëpo mendoj se problemi kryesor i Maqedonisë, është karakteri i shtetit, i cili është nacional shovinist dhe i cili është një shtet anti-shqiptar.

Read More
image
Vendi lëshohet me qira” ose “dyqani është zhvendosur në tjetër vend “. Njoftimet e tilla, po shihen gjithnjë e më shpesh në vitrinat e dyqaneve në qendër të Shkupit. Ato shihen në qendrën tregtare  “Siti Galeri”, në rrugën “Nikola Vapcarov”, apo edhe në katin e tretë të “Qendrës tregtare të Qytetit” … Për veshjet luksoze, stolitë, pajisje të ndryshme shtëpiake etj, që deri para një viti ishin të ekspozuara në vitrinat e këtyre dyqaneve, tani të kujtojnë vetëm reklamat për zbritje të mëdha. Cila është arsyeja për këtë?
Që të mbahet një dyqan në këtë rrugë në qendër të Shkupit, vetëm për qira mujore duhet të paguhen nga rreth 30 euro për një metër katror, ndërsa për sipërfaqen prej rreth 100 metrash katror shuma arrin rreth 3 mijë euro. Sipas shumicës së tregtarëve të cilët tashmë kanë vendosur të largohen nga kjo hapësirë, këto shuma janë të pa arritshme. Ata thonë se është gjithnjë e më i vogël numri i konsumatorëve të cilët janë të gatshëm të hyjnë në këto dyqane.

Read More

Një pjesë e madhe e dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit shtetëror në të kaluarën mbahen në arkivat e shërbimit sekret dhe arkivat serbe. Komisioni për Hapjen e Dosjeve në Maqedoni vlerëson se nuk është e mundshme që të tërhiqen dosjet nga Beogradi që kanë të bëjnë me Maqedoninë. “Me institucionet përgjegjëse serbe nuk kemi vendosur asnjë komunikim, për shkak se ato dosje ruhen nga shërbimet e tyre sekrete dhe asnjëherë nuk do të arrijmë t`i marrim. Ndoshta kjo do të ndodhë në kohëra më të mira, sepse tani s`ka gjasa”, deklaroi anëtari i Komisionit për dosjet, Gjorgji Mallkovski.

Komisioni për Hapjen e Dosjeve deri tani nuk ka bërë asnjë kërkesë në adresë të institucioneve të Serbisë për të kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Publikimi i dosjeve ka nxitur debate edhe në qarqet politike, pas publikimit të disa dokumenteve nga javorja maqedonase “Fokus”, të cilat bëjnë të ditur se dy bashkëpunëtor të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror ish-jugosllav.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare reagoi lidhur me komunikatën e një dite më parë të BDI lidhur me procesin e lustrimit.

Zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeir tha se, Komisioni për lustrim është shndërruar në një instrument në duart e shumicës aktuale VMRO-BDI ,duke u shfrytëzuar atë për pazare të ulëta në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në BDI për një moment na humbën “çlirimtarët” e “komandantët”, zonjushat e zonjat, sekretareshat e sekretaret e Fërckovskit që para gazetarëve dhe opinionit demonstronin arrogancën qeveritare.
BDI lëshon komunikatë me numër 000.00 si me qenë në Prizren e Shipkovicë, Cyrih e Beograd”, shtoi Imeri.

Read More

“I apelojmë BDI-së që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të DR-së sepse këto kërkesa janë mbipartiake dhe nuk kanë qëllime të politikës ditore, janë kërkesa që burojnë nga vet qytetarët shqiptarë në vend dhe nga diaspora shqiptare, janë kërkesa të cilat garantojnë realitetin e regjistrimit të popullatës”, deklaroi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha. Ai tha se, subjekti të cilit i takon ai kërkon shtyerjen e tajmingut të regjistrimit.

“Në rast se BDI-ja nuk e kupton esencën e kërkesave tona, atëherë në mënyrë pak më ilustrative do t’ia përshkruajmë vetëm aspektin e nevojës për shtyrje të tajmingut të regjistrimit: në muajin prill, ashtu siç propozon BDI-ja, rreth 30% e shtëpive në rajonin e Strugës janë të mbyllura për shkak se qytetarët shqiptarë përkohësisht punojnë jashtë vendit për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre, rreth 50% e shqiptarëve të rajonit të Pollogut poashtu përkohësisht qëndrojnë jashtë me të njëjtin qëllim, ndërsa po këtë fat e ndajnë edhe rreth 2/3 e popullatës të rajonit të Prespës dhe Manastirit, por edhe të Shkupit dhe Kumanovës”, deklaroi Hoxha.

Read More
Shpëtim POLLOZHANI

Një fëmijë që fillon të ecë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, gjithë jetën do të ketë probleme me të ecurit. Ligji për Lustrim në Maqedoni u soll në vitin 2008, d.m.th tetëmbëdhjetë vite pas ndërrimit të sistemit represiv (në veçanti për shqiptarët) në Maqedoni. Kjo është një vonesë shumë e madhe, pasi të gjitha partitë, edhe ato që janë në pozitë edhe ato që kanë qenë në opozitë kanë qenë pjesë e pushtetit dhe kanë patur mundësi të bëjnë krehjen dhe pastrimin e arkivave të ndryshme. Këto parti kanë formuar edhe arkivat e veta partiake të cilat sipas nevojës do t’i përdornin për baltosjen e kundërshtarit politik, punë që është duke ndeshur në ditët e sotme

Read More
Alajdin DEMIRI

Kur një politikan premton se do të ndihmojë ose bëjë mirë popullit, vetvetiu parashtrohet pyetja a mundet një individ të ndihmojë ose bëjë mirë shumicës. Natyrisht se jo, nuk mundet, por mund ti ndihmojë vetes, dhe këtë asnjëherë nuk e premton, këtë e bën. Por kur një politikan vendos të dëmtojë, këtë e bën pa paralajmërim dhe vepron në mënyrë shumë efikase. Për të realizuar të keqen, dëmin natyrisht i nevojiten instrumente, dhe këta i krijon me lehtësi dhe shumë shpejt. Ideja më e përshtatshme për të dëmtuar në mënyrë më efikase, është ekskluzivizmi, pra të eliminojë tjerët. Vegla më efikase për eliminim është ajo-dosja.

Read More

Ministria e Financave ka filluar përpilimin e buxhetit për vitin 2011. Por a do të përsëriten edhe këtë vit, ashtu si vitet e kaluara, lëshimet dhe diskriminimi etnik në shpërndarjen e mjeteve, mbetet enigmë që as ekspertët ekonomik, por edhe resorët përkatës nuk kanë një përgjigje të prerë. Askush nuk mund të thotë me saktësi nëse shqiptarët kësaj radhe do të fitojnë hisen e 25 përqindëshit të kulaçit buxhetor, aq sa përbëjnë në strukturën e popullsisë së Maqedonisë.

Read More

Ndërhyrje brutale e organeve të shtetit të shoqëruar nga forcat policore hynë në ambientet e televizionit ALB, gjoja për të bërë kontrolle. Të pyetur se përse ishte e nevojshme shoqërimi i policisë, ata thanë për aspekte sigurie, sikur në televizionin ALB të punonin kriminelë e jo gazetarë. Për katër orë të plota në televizionin ALB qëndruan inspektorë të shumtë nga organet e shtetit: Drejtoria e te ardhurave publike, Inspektorati i Punës dhe disa institucione të tjera, gjoja për të shqyrtuar funksionimin e televizionit dhe respektimin e ligjeve të ndryshme. Edhe pse Televizioni ALB funksionon vetëm një muaj me program të rregullt, inspektime te shumta si një guerile financiare ndërhynë në mënyrë spektakolare të shoqëruar me forca policore, sikur ne të punësuarit në TV ALB të kemi bërë vepra kriminale.

Read More

Pas votimit pro të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, qindra qytetarë në Tiranë kanë vrapuar për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike në njesitë bashkiake.

Deshira per te levizur ne zonen shengen, por edhe vendimi i djeshem i Parlamentit Europian ka ndikuar ne psikologjine e shume qytetarëve te cilet sot kane pritur ne radhe per t’u pajisur me kupona.

Punonjesit e njesive bashkiake tregojne se sot fluksi i qytetareve ka qene shume me i larte se nje dite me pare.Aq sa shume njesi e kane patur te pamundur per te plotesuar ne pak kohe kerkesat e qytetarëve.

Read More