BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Tani, është momenti më oportun që i gjithë spektri politik dhe jopolitik i opozitës shqiptare në Kosovë, si dhe mbarë populli shqiptar i Kosovës, të ngrihej në këmbë, në protesta paqësore demokratike, duke kërkuar që Z. Adem Demaçi, të vihet në krye të Republikës së Kosovës. Hëpërhë ky është PRIORITETI politiko-strategjik, kombëtar dhe demokratik për të paqësuar gjendjen e brishtë politike në Kosovë. Ndryshe, do të vazhdohet “kënga e vjetër”: “Çka po i thotë Dema Kadrisë, nuk ia di renin burrnisë…”, Luftë për pushtet, përçarje, mashtrim, shfrytëzim, manipulime, vjedhje dhe korrupsion në kurriz të popullit dhe të Kosovës.





