Kampioni i Botës, Daniel Godelli i solli Shqipërisë suksesin më të madh të të gjitha kohërave jo vetëm në peshëngritje, por në mbarë gamën e sporteve. Në gjithë historinë e sportit shqiptar nuk gjen një sukses të tillë e në peshëngritje nuk gjen një kampion bote në dygarësh megjithëse disiplina e shtangës mbetet pa asnjë dyshim elita e gjithë sporteve në Shqipëri.
Arkivi RTVZIK 2014
Doda: Vizita e Ramës në Serbi, korrekte
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka thënë se vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi ka qenë pozitive dhe korrekte.
Por, sipas saj, është e tepëruar të flitet për heroizma.
E ardhmja e Maqedonisë në BE në pikëpyetje
Komisioneri ri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, ka paralajmëruar Maqedoninë se nëse nuk e zgjidh problemin e emrit me Greqinë deri vitin e ardhshëm, atëherë BE-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Shkupit.
Branko Gerovski: nuk e bëj hesap për shqiptar serioz atë që përkrah këtë qeveri
Branko Gerovski ka shpërthyer kundër Ali Ahmetit dhe shqiptarëve që e përkrahin qeverinë Gruevski. Në kolumnën e tij të fundit kryeredaktori i “Sloboden Pecat”, Branko Geroski ka shkruar për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe rolin e faktorit shqiptarë në shtet.
RAMA NË BEOGRAD PËR “EUROPËN E MADHE”
Në një mjedis jonormal apo të sëmurë, një dukuri normale nuk mund të mos perceptohet si anormale. Vetëm kështu mund të shpjegohet se përse një deklarim për Kosovën i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Beograd, është pritur shumë keq nga homologu i tij serb, Vuçiq, madje, është stigmatizuar prej tij si një provokim i palejueshëm. Por vështirë të gjesh në deklaratën e Kryeministrit shqiptar diçka më shumë për Kosovën, sesa i kërkohet diplomacisë serbe nga Evropa. Ndaj zemërimi i Vuçiq mund të shpjegohet vetëm me faktin se ai ndodhet i mbërthyer në morsën e një presioni shumë të madh nacionalist nga brenda, dhe një presoni prej Moskës nga jashtë.Topi: Qëndrimi i Ramës në Serbi, më dinjitozi
Kryetari i Partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi e vlerëson dinjitoz qëndrimin e Ramës në Beograd.
“Vizita e Ramës në Serbi është ndër ngjarjet më të rëndësishme. Qëndrimi i Ramës në Serbi ishte dinjitoz. Është një vizitë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në hapësira të tjerë. Është treguar një
Rama kthehet nga Kosova
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kaluar në këmbë kufirin mes Serbisë dhe Kosovës në pikëkalimin Dheu i Bardhë në Kamenicë rreth orës 15:00.
Në pjesën e territorit të Republikës së Kosovës, kryeministri shqiptar është pritur si hero nga qindra qytetarë që mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe mbishkrime me emrin e Edi Ramës.
Rama në Preshevë: ‘Do të mbrojmë motrat dhe vëllezërit në këto troje’
Zbritja në Preshevë, që përmbylli vizitën zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka shënuar pritjet e një kryeministri mbarë-shqiptar. Billborde mirëseardhjeje, por edhe turma qytetarësh me flamuj në duar, ishin shenja e pritjes së kryeministrit, pavarësisht se Presheva, ishte nën masa të shtuara sigurie. Para qytetarëve të Preshevës, kryeministri Edi Rama bëri sërish të qartë se nuk ka një projekt për Shqipëri të Madhe, por të Shqipërisë Evropiane, të shqiptarëve të bashkuar në Evropë.
Qosja: Rama u dëshmua në Beograd si lider i rajonit
Ngjarja e kësaj të hëne është vizita historike e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizitë që nxori në pah mungesën e komunikimit mes dy vendeve dhe ku përmendja e realitetit të Kosovës së pavarur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, u cilësua si provokim nga ky i fundit.
Demaçi: I lumtë Edi Ramës!
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd.
