Në një deklaratë më të gjatë se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të parë nga e ardhmja e përbashkët evropiane, duke nënvizuar se shqiptarët kanë kurajën, vizionin dhe besimin se bashkë me Serbinë duhet të ecin përpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë shqiptare nuk la asnjë temë pa prekur, duke përmendur edhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën theksoi se tashmë është një realitet i pamohueshëm, i ligjëruar dhe që i ka shërbyer sigurisë së Ballkanit.
Arkivi RTVZIK 2014
Rama: Kosova e pavarur dhe realitet, Vuçiç e quan provokim
Deklarata e Ramës se Kosova e pavarur është tashmë një e vërtetë e pamohueshme, u cilësua si provokim nga kryeministri serb Vuçiç. (Video/Foto)
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Beograd shkaktoi jo pak irritim tek homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, i cili në fund të konferencës nuk i dha dorën kryeministrit shqiptar.
Tribunali i Hagës liron kriminelin serb Sheshel
Seanca e Vleftësimit e Gjykatës së Hagës e ka miratuar lejimin e përkohshëm të kriminelit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshelit nga Gjykata e Hagës, mëson gazeta serbe Blic.
Qeveria e Serbisë më herët ka dhënë garanci me kusht për lëshimin e Vojisllav Sheshelit, mirëpo ende nuk është e ditur se cilat kushte i ka vendosur Gjykata e Hagës dhe a do t’i pranojë ato Vojisllav Shesheli.
SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT
Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme.
Arben LLALLA
Federata Shqiptare e Futbollit përgatit dosjen e Apelit në Zvicër: Të pamundur të luanim
Pas stuhisë së UEFA-s, Shqipëria do të reagojë. Vendimi i para dy ditëve i organizmit europian të futbollit, sa u takon incidenteve të dhunës gjatë ndeshjes me Serbinë më 14 tetor, e vlefshme për eliminatoret kualifikuese të Europianit “Francë 2016” (3-0 në tavolinë për Serbinë, por edhe një penalizim i 3 pikëve në renditje për kombëtaren serbe, me detyrimin për të luajtur dy ndeshjet e
Galeria në Tetovë në gjendje të mjerueshme
Kupola të rrënuara, mure me lagështi, mungesë drenazhi, këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat vite me radhë përballet galeria e arteve në Tetovë. Sikurse këto të mos mjaftonin, galerisë së arteve në Tetovë i mungon edhe ndriçimi për pikturat dhe ai i hapësirës, ndërsa zërimi ka kohë që pritet të gjej vendin në këtë institucion.
Gruevski: Për FBI-në në rastin “Monstra” vendos Gjykata
Kryeministri Nikolla Gruevski thotë se nuk ka asgjë kundër apo pro, përfshirjes së ekspertëve të FBI-së në rastin “Monstra”. Kreu i Qeverisë tha se për këtë çështje ka diskutuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, por se vendimin final e jep Këshilli Gjyqësor dhe jo ai.
Xhuli Tetova-Këngë Kurbeti
A po na e ‘nxin’ jetën Facebook-u?
Bota reale duket se është përballë një kërcënimi të vërtetë prej botës virtuale! Pothuajse të gjithë ata që kanë një adresë Facebook-u tregojnë çdo gjë për jetën e tyre: postojnë se ku janë, me kë, se çfarë po bëjnë etj. Pra, varësia ndaj këtij rrejti social sa vjen dhe po bëhet më shqetësuese, duke qenë se shijimi i jetës reale po lihet vërtet pas dore!