Topi: Qëndrimi i Ramës në Serbi, më dinjitozi
Kryetari i Partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi e vlerëson dinjitoz qëndrimin e Ramës në Beograd.
“Vizita e Ramës në Serbi është ndër ngjarjet më të rëndësishme. Qëndrimi i Ramës në Serbi ishte dinjitoz. Është një vizitë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në hapësira të tjerë. Është treguar një mënyrë sjellje dinjitoze e politikës shqiptare. Politika e sotme duhet t’i sjellë shqiptareve një sintoni të plotë në këtë situatë. Cilido që është në opozitë nuk e shikon me simpati zotin Rama, por kur vjen çështja për përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, sidomos për atë çka është paralajmëruar
përpara, e sidomos pas atyre që pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri, kjo vizitë është me rëndësi.
Lugina e Preshevës është një zë që kërkon rëndësi. Dhe ngritja e zërit për Preshevën është detyrë”, tha Bamir Topi.