Në të gjithë këto ditë, njerëzit nga do që janë, edhe mijëra kilometra larg, po zgjohen dhe po bien të flenë me një emër të vetëm:Lazarat. Fshati i njohur për kultivimin e mariuanës, e cila në tregun hollandez kuotohet në vlerat më të larta, tashmë është tjetërsoj në vëmendjen e njerëzve: jo vetëm për atë çfarë po ndodh atje, por edhe për ne të tjerët, të cilët, edhe pas qenë kurrë në Lazarat, e
Arkivi RTVZIK 2014
Lazarat, policia ka asgjësuar sot mbi 7 tonë kanabis
Policia ka vijuar sot kontrollin e banesave dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, dhe sasive të lëndëve narkotike që gjenden në banesat e komunës Lazarat. Gjatë ditës së sotme, deri në orët e pasdites, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kontrolluar105 ambiente të ndryshme në territorin e fshatit Lazarat.
Rama: I shkojmë deri në fund Lazaratit
“Përgëzime dhe mirënjohje gjithë trupave të Policisë së Shtetit”. Në deklarimin e parë nga selia e qeverisë, në përmbyllje të fazës së parë të aksionit në Lazarat, kryeministri Edi Rama ia ka atribuar suksesin Policisë së Shtetit, për atë që cilësoi si aksionin më të rrezikshëm të këtyre viteve.
Lazarat, kontroll shtëpi më shtëpi
Në ditën e gjashtë të aksionit në Lazarat, pas vendosjes së kontrollit në të gjithë territorin, policia ka vijuar me kontrollin e banesave.
Kontrolle të rrepta po zhvillohen veçanërisht në ato objekte që janë identifikuar prej forcave të rendit se është qëlluar me armë zjarri ndaj policisë në ditët e kaluara.
Kurti: Nuk ka vota blanko
Nëse arrijmë në fazën e dytë siç është ndalja e bisedimeve me Serbinë dhe ndalja e privatizimeve, atëherë mund të flasim për mbështetjen e qeverisë. Blanko mbështeje Vetëvendosje nuk jep”, deklaroi Albin Kurti, duke shtuar se blanko vota kryesia e partisë nuk u jep as njerëzve të VV-së.
KE-ja përshëndet aksionin e ndërmarrë në Lazarat
Komisionit Evropian ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë në Lazarat nga policia shqiptare. “Aksioni i policisë tregon se Shqipëri është në rrugën e duhur në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar”, ky ka qene edhe vlerësimi i Komisionit Evropian.
Përfaqësimi i shqiptarëve, rritje me vetëm 0.3%
Të dhëna shqetësuese nga Avokati i Popullit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në organet shtetërore. Në vitin 2013 numri i shqiptarëve u rrit vetëm me 0.3 %, duke arritur në 18,1%. Kjo rritje është më e ulëta e shënuar deri tani, ngjashëm si ajo e vitit 2011. Kjo ngecje duket se ka filluar pikërisht nga viti 2011, prej kur është shënuar rritje prej vetëm 1,2% për 3 vite, ose
Shpat Kasapi,Barbana Dini & Eli-G ft. – N’shpirt me ke vra
Seldi Qalliu – Ballkan Style
http://youtu.be/Xh60umz_W_c
Moisiu: Amnistia që liroi Mahmutajn u hartua me Bumçin dhe Olldashin
Ish-presidenti Alfred Moisiu reagoi lidhur me amnistinë që i është dhënë në vitin 2006 të shumëkërkuarit Razip Mahmutaj, njëri prej drejtuesve të grupit kriminal që po i bën rezistencë policisë në Lazarat.