Lazarat (3Policia ka vijuar sot kontrollin e banesave dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, dhe sasive të lëndëve narkotike që gjenden në banesat e komunës Lazarat. Gjatë ditës së sotme, deri në orët e pasdites, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kontrolluar105 ambiente të ndryshme në territorin e fshatit Lazarat.

– janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazina) në territorin e fshatit Lazarat.

– janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë

– janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa

– janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,

– janë sekuestruar 4 pistoleta

– janë sekuestruar 2 armë të vjetra

-është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës

-janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë

– janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh

– janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol

– janë sekuestruar 2 presa kanabisi