rp_albin_kurti.jpgNëse arrijmë në fazën e dytë siç është ndalja e bisedimeve me Serbinë dhe ndalja e privatizimeve, atëherë mund të flasim për mbështetjen e qeverisë. Blanko mbështeje Vetëvendosje nuk jep”, deklaroi Albin Kurti, duke shtuar se blanko vota kryesia e partisë nuk u jep as njerëzve të VV-së.

Albin Kurti tha se VV nuk heq dorë nga kërkesat e saj, për mos vazhdimin e dialogut pa kushte dhe mos zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Por Kurti tha se janë optimist në këtë drejtim.Ai tha se qeveria në largim është në defanzivë.

“Nëse nuk përmbushen kushtet tona nuk do të kemi qeveri të re. Më mirë të shkojmë në zgjedhje të reja se të shohim kryeministrin e ri në takim me Vuçiqin”, tha Kurti. Ai tha se VV është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja, e në të cilat tha se do të konkurronte e vetme dhe jo në koalicion me opozitën.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se ishte VV ajo e cila kishte marrë iniciativën për të bashkuar opozitën kundër PDK’së. Por ai tha se të njëjtin mendim e kishin gjetur edhe në LDK, AAK dhe NISMA.

Ai tha se nuk kanë marrë pjesë në bisedat për ndarjet e posteve pasi mendojnë se fllimisht duhet bashkuar programet.

Ai thotë se ishin marrë vesh që të mbahej edhe një takim, ku do të përcaktoheshin hapat e mëtejmë për krijimin e qeverisë.

“Jemi marrë vesh që të krijojmë një qeveri emergjente për një mandat dy vjeçar”, tha Kurti.

“Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve”, tha Kurti në “Rubikon” të KTV’së. “Mbase janë nxituar”, por ishte njësoj si “gabim në hapa”, tha Kurti.

Ndërkohë ai kritikoi liderin e PDK’së Hashim Thaçi për të cilin tha se e ka “kapur” shtetin.Por VV, thotë Kurti ende qëndron pas kërkesave për dialog me kushte.

Duke komentuar zhvillimet e sotme lidhur me heqjen e barrikadës dhe rikthimin e barrikadës përmes “Parkut të paqes”, Kurti ka thënë se kjo që ka ndodhur sot është tallje me shtetin e Kosovës.

“Si mund të ketë park të paqes me njerëzit më jo paqësorë. Deri tash kishim barrikadë tek ura tash e kemi tërë urën mbi lumin Ibër të barrikaduar”, ta Kurti.