uck_maqedoniNë Maqedoni burgjet janë duke vluar nga numri i madh i të dënuarve shqiptarë me dhjetëra vite burg e deri në burgim të përjetshëm të dënuar me vepra penale për terrorizëm

Dënimet e shqiptarëve mbeten drakonike, lidhur me rolin që kishin Gjykatat e Shkupit, posaçërisht te ata që konsiderohen si raste të montuara.

Read More

dibra-tetova-struga-shkupiProtesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së. Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.

Read More

protesta-shkup‘Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’, ‘Jankullovska dhe Geshkovska terroriste’ ishin vetëm disa nga parullat që lëshuan për të tretën ditë me radhë protestuesit nëpër rrugët e Shkupit që dolën të shprehin mllefin e tyre ndaj vendimit të gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë. Protesta edhe sot nisi prej para xhamisë së Jahja Pashës, ishte e qetë dhe nuk pati incidente.

Read More

Ndodhia në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Ajo ngjarje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me emërtimin Beteja [e Parë] në Fushën e Mëllenjave (Kosovo Polje, në serbisht) e vitit 1389, duke e mveshur me përmasa fantastike.

Read More

rexhep_qosjaMe rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së Akademikut Rexhep Qosja, nesër në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë do të organizohet shfaqja e filmit dokumentar të titulluar “Rexhep Qosja – Rilindësi i kohës sonë”. Ky film është realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga. I pranishëm do të jetë edhe akademiku Rexhep Qosja. Organizatorët e kësaj veprimtarie

Read More

fule-twittZyrtarisht Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. 28 vendet anëtare të BE-së kanë votuar pro gjatë mbledhjes së Këshillit Europian për kandidaturën e Shqipërisë.
Vendimi i marrë nga Ministrat e Jashtëm është zyrtarizuar formalisht. Menjëherë pas kësaj vendimi është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, përmes një postimi në faqen e tij në Twitter. 

Read More

rp_andreastefani.jpgAndrea Stefani – Operacioni i Policisë së Shtetit për asgjësimin e kartelit të drogës në Lazarat ka bërë të flasë shumëkënd, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por aspak Bujar Nishanin, Presidentin e Republikës. Mos vallë e pengon Kushtetuta të thotë një fjalë për sa ka ndodhur e po ndodh? 

Po të ishte kështu, Presidenti do të kish ruajtur të njëjtën heshtje olimpike edhe në rastin e rrëzimit të një avioni dhe kapjes së një sasie kanabisi në Divjakë. Por jo, në atë kohë Nishani thërriti në zyrën e tij kryeprokurorin Llalla dhe i dha porosi që prokuroria të angazhohej maksimalisht për hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes që Presidenti e cilësoi pa precedent. Dhe ja ku kemi tani një ngjarje edhe më pa precedent. Policia e Shtetit nis një operacion në një zonë që për vite me radhë është raportuar si domen i mafies së drogës dhe ku shteti nuk ka shkelur dot për vite me radhë.

Read More

lazarat-automatik-okPas rezistencës me mitraloza, autoblinda dhe snajpera në Lazarat, një tjetër rezistencë e heshtur po zhvillohet në Tiranë, në mbrojtje të bandave të Lazaratit dhe perandorisë së drogës. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeprokurori, Adriatik Llalla, kanë nisur një rezistencë në Tiranë kundër operacionit të Policisë së Shtetit dhe në mbrojtje të grupeve të zjarrit të Lazaratit,

Read More