Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, njëherësh publicisti Bardhyl Mahmuti ka reaguar serish ndaj raportit të senatorit zviceran Dick Marty për të ashtuquajturin trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se raporti i Dick Marty është përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe se janë dashur vite që kjo çështje të ndriçohet tërësisht.

“Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si iu dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për shtëpinë e verdhë”. Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral. Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë””, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Robin Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.

Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe, ku i ka sjell me vete dhe titujt e botës për të cilën është nderuar nga shefi i shtetit.Presidenti Thaçi e dekoroi atë me “Medaljen Presidenciale të Meritave” pas një takimi të mërkurën.

Natasha Kandiq, ish-drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka thënë se gjykimet e Speciales dhe ato në Serbi duhet të shkojnë paralelisht. Ajo ka theksuar se do të duheshin 100 vjet që ushtria serbe të spastrohej nga të gjitha krimet e luftës.

“Deri në vitin 2011 prokuroria tentonte që t’i gjykojë krimet e luftës dhe kishte edhe familje nga Kosova që përcillnin gjykimet. Nga viti 2010-2011 këtu absolutisht asgjë nuk ndodhë krahasuar me ato që ishin konstatuar nga Tribunali i Hagës. Tribunali kishte pasur dy gjykime të mëdha të gjeneralëve të ushtrisë e policisë. Aq kishte dëshmi e fakte të konstatuara saqë do të duheshin 100 vjet që ato vërtet të zgjidhen dhe që ushtria e policia të spastrohen nga të gjitha krimet e luftës. Megjithatë, në 2011-n këtu ndalen aktakuzat dhe gjykimet janë minimale, pothuajse s’ka asgjë me çka Serbia mund të thotë se do të konfirmojë përgjegjësinë e ushtrisë e policisë”, ka thënë Kandiq në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo ka shtuar se në Kosovë me arsye ka pakënaqësi kur do të gjykohen pjesëtarët e UÇK-së e që në anën tjetër në Serbi u ndal procedimi i krimeve të luftës që ishin kryer në Kosovë. “Këto dy gjëra duhet të shkojnë bashkë. Gjykimet në Hagë dhe gjykimet në Serbi duhet të shkojnë bashkë. Kosova duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë e vet, por edhe Serbia sepse nuk përfundoi me faktin që Tribunali i Hagës dënoi gjeneralët. Serbia ka kuadër të madh të ushtarëve e policëve që janë përgjegjës e assesi kjo çështje të përfundojë me dënimin e urdhëruesve të vrasjeve. Askush në Kosovë nga përbërja e ushtrisë dhe policisë nuk ka shtënë si njeri i lirë, por sepse kjo ishte e lejuar dhe e zgjeruar që krim nuk është të vritet një shqiptar”, ka thënë Kandiq.

Kandiq ka theksuar se ky është momenti i fundit që gjykimet të fillojnë sepse dëshmitarët po zhduken. “Nosha i ka mbuluar ata që do të mund të flisnin me bindje në gjykatë. Ky është momenti i fundit sepse ndaj gjykimeve në Hagë, Serbia duhet të përgjigjet me gjykime në vend sepse normalizim të raporteve ndryshe nuk mund të ketë mes dy vendeve”, ka thënë Kandiq.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin  “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Klosi thotë se Shqipëria nuk ka ndonjë ligj që lejon zbulimin e disa sekreteve pasi kalon një kohë e caktuar ashtu si e kanë disa vende tjera.

“Edhe nëse hapen ato dokumente, ato nuk duhet të influencojnë në situatat e tanishme”

Fatos Klosi thotë se ishte kyçur në politikë në vitin 1996 në kohën kur në Shqipëri kishte trazira të mëdha.

“Një grup intelektualësh u kyçem në Partinë Socialiste (PS) për të treguar se kjo parti nuk është ajo siç perceptohej si trashëguese  e komunistëve”.

Klosi tregon se në vitin 1997 ai ishte emëruar kryetar i Shërbimit Informativ Shtetërorë në Shqipëri.

Pak kohë pasi ishte emëruar në këtë detyrë në Shqipëri ishte vrarë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të PD-së, Azem Hajdari.

“Nuk kishim informacion për ditën kur do vritej, por se ishte i kërcënuar Azem Hajdari kemi pasur informacione dhe për këtë gjë edhe e patëm njoftuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Klosi thotë se personi i parë nga Kosova që ka takuar ka qenë Xhavit Haliti.

“Unë isha i ri ato vite në shërbim dhe në disa raste kosovarët kishin më shumë informacione se unë, pasi ishin përballur me shërbimet jugosllave”.

Fatos Klosi: FARK-u nuk kishte ushtarë por vetëm oficerë, nuk ishin të gatshëm për sakrificë

10 tetor23:46

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin  “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Klosi thotë se Shqipëria nuk ka ndonjë ligj që lejon zbulimin e disa sekreteve pasi kalon një kohë e caktuar ashtu si e kanë disa vende tjera

“Edhe nëse hapen ato dokumente, ato nuk duhet të influencojnë në situatat e tanishme”

Fatos Klosi thotë se ishte kyçur në politikë në vitin 1996 në kohën kur në Shqipëri kishte trazira të mëdha.

“Një grup intelektualësh u kyçem në Partinë Socialiste (PS) për të treguar se kjo parti nuk është ajo siç perceptohej si trashëguese  e komunistëve”.

Klosi tregon se në vitin 1997 ai ishte emëruar kryetar i Shërbimit Informativ Shtetërorë në Shqipëri.

Pak kohë pasi ishte emëruar në këtë detyrë në Shqipëri ishte vrarë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të PD-së, Azem Hajdari.

“Nuk kishim informacion për ditën kur do vritej, por se ishte i kërcënuar Azem Hajdari kemi pasur informacione dhe për këtë gjë edhe e patëm njoftuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Klosi thotë se personi i parë nga Kosova që ka takuar ka qenë Xhavit Haliti.

“Unë isha i ri ato vite në shërbim dhe në disa raste kosovarët kishin më shumë informacione se unë, pasi ishin përballur me shërbimet jugosllave”.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=54503147&v=2.1&guid=592301cf584e4893a8c4bb1ada677a74fcf37b5b35e3430a9bb8af3cdf307bf9

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror thotë se me ish-pjesëtarët e UÇK-së arritën të merrenin vesh shumë shpejt.

Fatok Klosi ka dhënë edhe këndvështrimin e tij për dallimin mes UÇK-së dhe krahut të FARKU-t.

“FARK-u kishte ardhur para UÇK-së në Shqipëri. Ajo ishte një ushtri e formuar nga qeveria e Bukoshit dhe kishte qëllim që të jepte një mesazh se jemi gati për luftë. Por ajo ushtri nuk kishte ushtarë. Kishte vetëm oficerë. Oficerët ishin të shkolluar në ish-Jugosllavi. Ata ndoshta ishin të gatshëm por lufta nuk bëhet vetëm me dëshira. Lufta bëhet me sakrifica. Ata nuk ishin të gatshëm për sakrificë. Sakrificë që ishin të gatshëm të bënin ushtarët e UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së ishin të rinj, ata të FARKU-t  ishin në moshë. FARK-u kishte armatim të sofistikuar, ndërsa UÇK-ja kishte kryesisht armatim të lehtë. Ata blenë edhe raketa që ishin vjedhur nga kazermat shqiptare”.

Klosi thotë se oficerët e FARKU-t shëtisnin me uniforma në Tiranë dhe kishin dëshirë të mburreshin./Telegrafi

Nga Bardhyl Mahmuti-Është bërë praktikë e patjetërsueshme në Serbi që çdoherë kur dështojnë përpjekjet serbe për ta ndarë Kosovën, Aleksandar Vuçiqi del me deklaratë se “Serbia është gjithmonë e gatshme të negociojë për zgjidhje të ndryshme kompromisi me Kosovën, por duhet të jetë një kompromis – pa ultimatum”! Të strukur nën strategjinë e mohimit të gjenocidit dhe shmangien e përgjegjësive konkrete në krimin e gjenocidit, ish-ministri i propagandës serbe në kohën e kryerjes së gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq-Goebbelsi i Ballkanit, harron se:

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave për integrim në Bashkimin Europian të një shteti që ka qenë i përfshirë në gjenocidet kundër popullit kroat dhe atij boshnjak dhe që ka kryer drejtpërdrejt gjenocid kundër popullit shqiptar në Kosovë;

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave në kohën kur Serbia udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe pinjollët tjerë të Sllobodan Millosheviqit që ishin të përfshirë në krimin e gjenocidit në Kosovë;

– Nuk ka kompromis më të madh politik sesa vazhdimi i bisedimeve për integrim e Serbisë në vlerat euroatlantike, ndërkohë që ky shtet vazhdon të fshehë në territorin e vet varrezat masive me civilë shqiptarë;

Për të drejtën ndërkombëtare gjenocidi i kryer ndaj shqiptarëve nuk mund të ketë trajtim tjetër në krahasim me gjenocidet që janë kryer në të kaluarën. Prandaj, pa bashkëpunimin e plotë të Serbisë për ndriçimin e fatit të 1600 civilëve shqiptarë dhe nxjerrjes përpara përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e 1392 fëmijëve, të 1739 grave dhe mijëra civilëve të tjerë të moshave të ndryshme si dhe zbatimin e dhunës seksuale ndaj mbi 20 000 grave shqiptare, BE-ja dhe SHBA-t duhet të ndërpresin të gjitha bisedimet që i hapin rrugën Serbisë për t’u integruar në institucionet e euroatlantike.

Rrjeti social ‘facebok’ ka qenë në vazhdimësi platforma kryesore sociale në mes të audiencave më të reja, megjithatë këtyre viteve të fundit, ‘facebook’, po sfidohet nga rrejte të tjera sociale, si Instagram, “Piper Sandler”, Snapchat e TikTok.

Një raport që është  bërë në Amerikë përfshinë përgjigjet e 9.800 adoleshentëve amerikanë, me një  ndarje paraprakisht të barabartë midis të anketuarve meshkuj dhe ferma.

Raporti shikon disa elementë, por në platformat e preferuara të mediave sociale, të anketuarit treguan se: Snapchat është më i popullarizuari, me 34% të të anketuarve që tregojnë se është preferenca e tyre kryesore, TikTok doli i dyti me 29% të votave të njerëzve, Instagram ishte zgjedhja kryesore në mesin e 25% të të anketuarve

Kë to rezultate nuk po rezultojnë edhe shumë  të  habitshme, raporte të ngjashme kanë treguar vazhdimisht se Snapchat ka ruajtur popullaritetin e tij në mesin e përdoruesve adoleshentë, pavarësisht nga madhësia e tij më e vogël e audiencës në krahasim me Instagram.

Por Instagram ka kohë që ka mbajtur vendin e saj si preferenca kryesore e të rinjve.

Tani TikTok po “sfidon,” gjë që padyshim do të mërzisë Zuck dhe Co. dhe do të prishë planet e tyre për dominimin e plotë të mediave sociale.

Në të vërtetë, raportet kanë treguar që përfaqësuesit e Facebook kanë qenë të etur për të nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të TikTok në një përpjekje për të mohuar popullaritetin e aplikacionit.

Nga kjo mund të  themi që  facebook është  duke “ fituar,” por raporte të ndryshme kanë sugjeruar që angazhimi me aplikacionin kryesor të Facebook është në rënie me kalimin e kohës. Vetë Facebook nuk ka raportuar ndonjë statistikë zyrtare të përdorimit në lidhje me kohën e kaluar në ditë, që nga viti 2014 kur ndau që përdoruesit po kalonin 40 minuta në ditë në këtë  aplikacion. Në vitin 2016, Facebook gjithashtu raportoi se përdoruesit po kalonin më shumë se 50 minuta në ditë duke përdorur Facebook-un Instagram-in  dhe Messenger.

Sipas disa raporteve, njerëzit tani po kalojnë  rreth 37 minuta në  ditë  në  këtë  aplikacion.

Si përfundim i gjithë  kësaj sipas këtyre raporteve, Snapchat është më i popullarizuari, por Instagram sheh më shumë përdorim, ndërsa TikTok vazhdon të rritet.

Haxhi Robin Krasniqi i ka dhënë fund kundërshtarit të tij pas vetëm tre raundeve.

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Pas dy dështimeve në vitet  2013 dhe 2015, Haxhi Robin Krasniqi është kthyer sonte për një luftë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Në kuadër të kategorisë gjysmë të mesme, Robin Krasniqi ka luftuar sonte kundër kampionit të IBO dhe WBA, kundër Dominic Bosel, shkruan lajmi.net.

Robinit i mjfatuan vetëm tre raunde për t’i dhënë fund gjithçkaje, falë një goditjeje spektakolare.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord me ndërmjetësimin e Moskës për armëpushim, por ende jo për kushtet specifike.

Dy javë pas rinisjes së luftimeve mbi rajonin e Kaukazit, Nagorni-Karabah, Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje armëpushimi, njoftoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi midis palëve në konflikt. Por ende nuk është e qartë për sa kohë do të zbatohet ajo, sepse “për kushtet specifike për armëpushimin nuk është rënë dakord ende,” tha Lavrov pas dhjetë orë bisedimesh me homologët e tij nga Armenia dhe Azerbajxhani. Gjithësesi të dy palët kishin dakord në parim për bisedime për paqe.

Armëpushimi pritet të nisë gjatë mesditës së ditës së sotme (10.10.) por të shtunën në mëngjes pati njoftime për luftime të vazhdueshme nga të dy palët.

Sipas marrëveshjes do të shkëmbehen gjithashtu edhe të burgosurit si dhe do të dorëzohen trupat e të vrarëve në luftime. Për zbatimin e armëpushimit do të ndihmojë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, tha Lavrov. Bisedimet e paqes do të zhvillohen nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Qindra të vdekur

Në Nagorni-Karabah në Kaukazin Jugor jetojnë kryesisht armenë të krishterë dhe në vitin 1991 ky u shkëput nga Azerbajxhani, të ciliti takon sipas të ndrejtës ndërkombëtare civile.

Nga luftimet që shpërthyen në fund të shtatorit thuhet se kanë vdekur qindra vetë. Meqenëse Armenia është aleate me Rusinë dhe Azerbajxhani mbështetet nga Turqia, konflikti kërcënon të përhapet përtej rajonit me pasoja të mëdha për ekonominë, sepse nëpër Kaukazin e Jugut kalojnë gazsjellës të rëndësishëm dhe tubacione nafte.

Luftimet aktuale janë më të rëndat që nga lufta e viteve 1991-1994, gjatë së cilës u vranë rreth 30,000 vetë. Kjo luftë përfundoi me një armëpushim, i cili shkelet vazhdimisht.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot gjatë vizitës në Sarajevë se iniciativa e “mini-shengenit” do të mundësojë shtimin e investimeve dhe lehtësira në transaksionet e pagesave si dhe gjithashtu përshpejtimin e kalimit të mallrave dhe njerëzve.

Pas takimit me zyrtarët boshnjakë, Varhelyi tha se Komisioni Evropian është duke punuar që nga dita e parë për ta bërë të qartë se Ballkani Perëndimor është prioritet për Komisionin.

“Jo vetëm kjo, ne shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës dhe në një afat të afërt të integruar në Bashkimin Evropian”, ka thënë Varhelyi.

Një raport i fundit zbulon detajet e plota të asaj çfarë pritet nga Apple më 13 Tetor. Në këtë aktivitet Apple do të prezantojë katër modele të reja iPhone por gjithashtu edhe një altoparlant HomePod.

Insajderi i njohur si Kang në rrjetin social Kinez Weibo tha se modelet e iPhone janë: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Të katër modelet kanë teknologjinë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.

Ekrani Super Retina XDR që ishte ekskluzivitet vetëm i iPhone 11 Pro, tani do të ofrohet për mbarë linjën. Të katërt vinë me standardin Dolby Vision HDR.

iPhone 12 mini raportohet me ekran 5.4-inç dhe çmim bazë 699 dollarë. iPhone 12 ka ekran 6.1-in dhe çmim bazë 799 dollarë.

iPhone 12 Pro ka ekran 6.1-inç dhe çmim bazë 999 dollarë. Ky model vjen me kamër telefoto 4x dhe sensor LIDAR.

Së fundi iPhone 12 Pro Max ka ekran 6.7-inç me çmim bazë 1,099 dollarë. Ka të njëjtin sistem kamerash me iPhone 12 Pro por ajo telefoto ka zmadhim 5x.

iPhone 12 mini del në shitje në 13 dhe 14 Nëntor; iPhone 12 në 16 dhe 17 Tetor; iPhone 12 Pro në 16 dhe 17 Tetor dhe iPhone 12 Pro Max më 20 dhe 21 Tetor.

Përveç telefonëve të rinj, Kang thotë se Apple do të zbulojë karikuesit e rinj wireless “MagSafe” të cilët funksionojnë edhe me kasat e përshtatura të iPhone.