Ka dalë nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti.

Në “Eskadronët e vdekjes” autori gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si gjini letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë këtë roman më 15 janar 2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Në veçanti falënderojmë mbështetësit e këtij projekti, falë ndihmave financiare të të cilëve romani u botua në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në gjuhën angleze.
Siç jemi zotuar, botimi i romanit me lidhje të veçantë dhe me dedikim ka filluar t’u dërgohet mbështetësve të projektit tonë dhe shpresojmë që, përkundër vështirësive të shkaktuara në shërbimet postare nga masat kundër pandemisë, libri t’u shkojë përpara datës 15 janar, kur libri shpërndahet nëpër librari.

Victoria Eugenia Henao, bashkëshortja e lordit kolumbian të trafikut të kokainës rrëfen se që prej kohës së martesës, Pablo nisi të kalonte kohë të gjata larg shtëpisë për arsye “pune”.

“Vitet e para, nuk e kisha idenë që aktivitetet e tij ishin të rrezikshme apo të gabuara. Në botën time të atëhershme njerëzit nuk flisnin për droga, aq më pak për kokainë apo për kartelin e Medellín.”

Por ajo që e shqetësonte nusen e re, ishte rrjedha e gjatë e aferave të tij me të dashurat.

“Zhurmat për aferat e tij me gratë ishin të vazhdueshme, dhe duhet të pranoj se ishin të dhimbshme për mua. Kujtoj se qaja gjithë natën, duke pritur për agimin”, thotë Victoria.

Por shton se zgjodhi ‘të bënte një sy qorr’.

“Vendosa të mos e ndjek më, të mos kontrolloja telefonatat apo këmishat e tij për buzëkuq, preferoja të mos gjeja më gjë”.

Teksa paratë e drogave arkëtoheshin, Pablo vendosi familjen e tij në rezidencën luksoze Hacienda Napoles, prona panoramike 10 000 metra katrorë në rajonin e Antioquia.

Përveç shtëpisë e stallave, Pablo ndërtoi gjithashtu një pistë kalërimi dhe një kopsht zoologjik ku kishte elefantë, gjirafa, hipopotamë dhe strucë, i cili ishte hapur falas për fëmijë vendas.

Aty, Victoria thotë se jetonte jetën e saj të dyfishtë mes familjes së saj, miqve dhe të dashurave të Pablos.

“Për të takuar dashnoret e tij, Pablo pati guximin të ndërtonte një apartament të maskuar papa stallave, shumë afër shtëpisë tonë. Ai ndërtoi gjithashtu disa vileta të vogla në pjesë më të largëta të tokës, ku fshihej me të dashurat”.

Në një prej rasteve ai erdhi në Hacienda me një avion të mbushur me “vajza të bukura”  duke besuar se Victoria nuk ishte në shtëpi.

Pablo betohej se vajzat nuk ishin për të por “që djemtë të zbaviteshin pak”.

Prej atëhere Victoria thote se sjellja e tij u bë gjithnjë e më e paturp. Në një darkë me miqtë në një zonë rurale kolumbiane, ndërprerja e energjisë i la të ftuarit në errësirë, dhe teksa Victoria vijonte bisedën në dritën e qiririt, Pablo u zhduk.

Më vonë ajo mësoi se Pablo i kishte kërkuar të zotit të shtëpisë të ndërpriste dritat, që ai të shkonte me një nga të dashurat në dhomën e gjumit.

Pablo i adhuronte festat dhe në rastet e rralla kur Victoria e shoqëronte, për të ishte një eksperiencë e vështirë prej konfrontimeve me të dashurat e tij pambarim.

Megjithse ishte e martuar me “mbretin e kokainës”  ajo urrente marrjen e drogave dhe sidomos  kur gjente “gra të të gjitha moshave duke thithur kokainë në tavolinën e banjës”.

Në një tjetër apartament luksoz që Pablo bleu në Medellin, ai kishte instaluar kamera të fshehta në dhomat e gjumit dhe tualetet, për të parë fshehurazi të ftuarat femra në momentet e tyre private, si dhe për të kontrolluar atë që ndodhte në apartament.

Thuajse çdo natë të dekadës së tyre të parë të martesës, Victoria kujdesej të vinte në gjumë femijët, ndërsa Pablo shkonte në klubet e natës me gra të bukura deri në orët e para të mëngjesit.

Pablo zakonisht nuk binte në shtrat para agimit, por ishte i fiksuar të flinte në krevatin e tij me gruan, me të cilën bashkohej zakonisht vetëm mëngjeseve.

Një nga femrat e tij trofe ishte gazetarja e njohur kolumbiane Virginia Vallejo, ashtu si dhe të tjera para e pas saj.Image

Virginia Vallejo

Në të njëjtën kohë ai besohej se kishte lidhje me dy bukuroshe të tjera kolumbiane, a një volejbollise nga Caldas dhe Wendy Chavarriaga Gil.

Me këtë të fundit ai u njoh në 1981 dhe historia e tyre zgjati disa vjet.

“Më lëndonte shumë fakti që burri im kishte rënë kokë e këmbë me këtë grua”, thotë Victoria duke shtuar se kishte kërcënuar të largohej, por Pablo e kishte bindur të qëndronte.

“Por megjithë tradhtitë e tij, Pablo vazhdonte të mbetej romantik me mua,” thotë ajo. “Ai mbetej bashkëshorti i kujdesur që më sillte lule të verdha sa herë që më tradhtonte, burri pasionant që njihja kur ishin vetëm”.

Historia me Wendy mori fund kur ajo mbeti shtatzënë dhe ai e detyroi të abortonte.

Por Wendy vijoi më tej duke nisur një histori me vrasësin e Escobar, ‘Popeye’ Valesquez – i cili më vonë rezultoi informator.Image

Wendy Chavarriaga

Wendy Chavarriaga Gil

Një natë kur Wendy ishte në krevat me të dashurin e ri, zilja e telefonit ra dhe ajo dëgjoi regjistrimin e provave nga agjencia amerikane anti-drogë DEA.

Në fund të telefonatës Escobar i tha ekzekutorit të tij: “Ose ty ose atë, dashuri ose vdekje.” Valesquez u kthye te krevati dhe qëlloi Wendy dy herë në kokë me pistoletë.

Në kulmin e pushtetit karteli Medellín arkëtonte rreth 60 milionë dollarë në ditë, ose rreth 25 miliardë në vit.

Megjithse thotë se nuk e kishte idenë e burimit të parave në vitet e para të martesës, Victoria e shijonte stilin ekstravagant të jetesës, duke fluturuar rreth botës me avionë privatë e duke krijuar koleksione pikturash nga Salvador Dali.

Por në prill 1984, aspekti brutal i biznesit të burrit të saj u ekspozua dhe Escobar urdheroi vrasjen e ministrit të drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla, në kryeqytetin Bogota.

Vrasja e tij nisi luftën e bandave dhe lëshimin e fletë-arrestit për Pablon nga qeveria e SHBA.

Më pas Escobar kaloi shumicën e kohës në arrati deri në 1991, kur arriti një marrëveshje me autoritetet kolumbiane.

Ai pranoi të kryente pesë vjet burg, cka tregonte sa i fuqishëm ishte ai në vend, me kusht që të ndertonte burgun e tij në Medellin.

Kështu u krijua ‘La Catedral’, impjanti luksoz i ‘burgimit’ në majë mali, me ujëvara, fushë futbolli e sauna, dhe me roje të zgjedhura nga vetë Escobar.

Një vit më vonë pas përhapjes së lajmit të ‘burgut’ të luksit, duke iu trembur kapjes,  Escobar u arratis bashkë me familjen e tij.

Në gusht 1993 familja e tij u izolua në një shtëpi pranë Medellin.

“Kur ishim aty, zgjohesha shpesh natën, e tmerruar nga frika dhe e bindur se kur të hapja sytë do të shihja grykën e një pushke në fytyrë”, thotë Victoria.

Më vonë Pablo i tha Victoria se duhet të ndaheshin dhe se ajo me fëmijët do të vendoseshin në një shtëpi të mbrojtur nga qeveria.

“Qava pa pushim,” thotë ajo. “U martova 15 vjeçe në një kishë katolike, duke menduar se kjo ishte përgjithmonë, isha shumë e dashuruar me Pablon.”

Pablo qau përqafoi fëmijët dhe tha lamtumirë.

75 ditë më vonë, në dhjetor 1993, ai u vra në një përplasje me armë në Medellin, në dukje nga policia kolumbiane, por shumë besojnë se ai vrau veten për të evituar kapjen.

Victoria u largua në Argjentinë dhe ndryshoi mbiemrin e saj në Marroquin. Në vitin 1999, ajo dhe i biri Pablo – tashmë i quajtur Sebastian Marroquin – u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe u dënuan me 18 burg.

Sot Victoria, në fund të 50-ave të saj, thotë se “fantazma e burrit” vazhdon ta përndjekë.

“Ndjej trishtim e turp për dhimbjen e madhe që ka shkaktuar im shoq, megjithë pasojat që po vuajmë unë e fëmijët. Fantazma e Pablos nuk do të na lërë të qetë”.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se procesi anti Covid në Shqipëri do të nisë në janar në Shqipëri dhe se vaksina është siguruar nga kompania “Pfizer”, por njëherësh ka shprehur zhgënjim ndaj Bashkimit Europian për diferencimin që i bëri Ballkanit, duke nënkuptuar dhe Shqipërinë.

Por pavarësisht këtyre, kryeministri thekson se Shqipëria ia doli dhe kjo falë diplomacisë që arritën.

Kryeministri Rama në Twitter:

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”

Shishja e parë e përdorur për të administruar vaksinën anti-Covid të Pfizer, do të vendoset në një muze në Londër.

Vaksina e parë iu dha një gruaje 90-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, Margaret Keenan, më 8 dhjetor. Shishja historike, dhe shiringa që u përdor, do të ekspozohen kështu që prej fillimit të vitit të ardhshëm në Muzeun Shkencor të Londrës, përkatësisht në pavijonin e historisë së mjekësisë.

Vaksina mund të konsiderohet së shpejti edhe si një prej triumfeve më të mëdhenj të shkencës, pasi ofron një dritë shprese pas një viti të gjatë në pandemi, ku deri tani mbi 1,6 milionë vetë kanë humbur jetën.

Vaksina e realizuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, ka rezultuar nga testimet se është 95% efektive. Ajo ka marrë miratim për përdorim në disa shtete, por Britania e Madhe ishte e para. Përveç saj, një vaksinë anti-Covid ka prodhuar edhe kompania tjetër amerikane Moderna, ndërsa Kina dhe Rusia kanë nisur prej disa javësh tashmë të vaksinojnë popullatën me vaksina të prodhuara “në shtëpi”.

Publikimi i disa fotove të një shtëpie të bardhë në një ishull të veçuar në jug të Islandës, ka bërë që të lindin shumë teori për të shpjeguar se përse dikush ka ndërtuar një banesë në atë vend shumë të izoluar, ku nuk ka asnjë ndërtesë tjetër.

Disa zëra thonë se shtëpia në Elliðaey është ndërtuar nga një miliarder, i cili ka në plan të zhvendoset aty në rast se na pushtojnë zombit.

Të tjerë thonë se aty jeton i izoluar një njeri fetar.

Një teori tjetër shpjegon se shtëpia është vendosur me “photoshop” në fotot e publikuara, pasi në këtë ishull nuk jeton askush që prej 300 vitesh.

Por, e vërteta e kësaj shtëpie është shumë më pak interesante sesa teoritë mbi të. Shtëpia është ndërtuar si bazë gjuetie ndaj zogjve që hanë peshqit e ishullit. Aty qëndrojnë gjahtarët për disa orë, përpara se të kthehen në banesat e tyre.

Toka është një planet në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse këto lëvizje i identifikojmë më së shumti kur ndodhin fatkeqësi natyrore, si përshembull tërmetet, që gjenerohen nga përplasja ose rrëshqitja ndaj njëra tjetrës të pllakave tektonike. Evente shpesh herë katastrofike, por që ende sot nuk arrihen të parashikohen ekzaktësisht.

Por shumë pak dinë që ekziston një lëkundje, edhe pse shumë e lehtë, e cilësuar si mikrosizmike, që ndodh në mënyrë të pashmangshme çdo 26 sekonda, dhe përfshin të gjithë rruzullin tokësor. Një lëvizje, për më shumë, të cilës ende sot nuk i dihet shkaku.

 I pari që ka identifikuar lëkundjen misterioze  ka qenë në vitet ’60 gjeologu amerikan Jack Oliver, i Columbia University. Në atë kohë, ai nuk kishte mundësi të regjistronte me instrumente diçka kaq të lehtë, por konstante. Në vitet ’80 një tjetër studiues, Gary Holocomb, vuri re se lëkundja ishte më e fortë gjatë stuhive, por kjo dukuri nuk shpjegonte si gjenerohej, dhe ku.

Vendodhja ku mendohet se ka burimin lëkundja

Teoritë janë të shumta, nga ndikimi i rrezeve diellore, një vullkan nënujor ose një burim i panjohur energjie, por teoria më e ndjekur sot për sot është ajo që lëkundja, harmonike dhe ekzakte, vjen nga valët e oqeanit, që përplasen me platformën kontinentale.

Një lëvizje pothuajse “simfonike”, ndoshta e vjetër sa vetë Toka, që intereson pothuajse të gjithë planetin, fillon në Amerikën e Veriut dhe përfundon duke u përplasur në gjirin e Guinesë, aty ku sipas instrumenteve buron lëkundja, çdo 26 sekonda.  

Viti 2020 ka qenë një nga më të ”heshturit”  e historisë moderne, me pjesë të aktiviteteve njerëzore që u bllokuan për muaj të tërë nga masat kundër pandemisë. Heshtja e planetit ka evidentuar edhe më shumë lëkundjen e përhershme, dhe studiuesit mendojnë se të dhënat që u mblodhën gjatë vitit 2020 mund të shpjegojnë një herë e mirë misterin e kësaj dukurie.

Kur është fjala për një femër të guximshme, askush nuk e plotëson më mirë se Adelina Tahiri.

Me rastin e festave të fundvitit, nuk mungojë imazhi i bukur me të cilin la pa mend edhe ndjekësit e saj.

E zhveshur në bikine në mot të ftohtë ajo kombinoj veshjen me një palltë të gjatë e të trashë. Edhe kësaj radhe ekspozoj linjat seksi, duke mahnitur të gjithë me pamjen e saj.

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Loncar, ka folur sot për prapaskenat e arritjes së vaksinës Pfizer në veri të Kosovës, aty ku u vaksinuan qindra qytetarë me vaksinën për Cocid-19.

Loncar ka thënë se ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai i cili i ka propozuar atij që gjatë kontingjentit të dytë të janarit të sjellë edhe për komunitetet tjera në Kosovë, vaksinën për COVID-19, (Pfizer, produkt amerikano-gjerman).

”Udhëheqësit e Republikës se Serbisë janë përkushtuar për kujdes ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Veçanërisht në kohë pandemie e cila tashmë një vit po e terrorizon mbarë botën, ndërsa ka marrë jetën e afro 2 milionë vetave”, ka thënë ai.

”Duke pasur parasysh këtë fakt jemi të parët në rajon dhe të dytët në kontinent si pjesë e Evropës, që e kemi siguruar vaksinën Pfizer kundër Covid-19. Ndaj kështu kemi nisur imunizimin e pjesës së popullatës më të rrezikuar dhe kjo në harmoni me vlerësimet profesionale të OBSH-së. Prandaj konsiderojmë se është interes yni i të gjithëve, të mundësojmë që numri sa më i madh i banorëve të mbrohet nga pandemia. Dhe, kështu të shpëtojmë çdo jetë njeriu, i cili mund të rrezikohet me fatalitet nga prekja me koronavirusin”, ka thënë më tutje ai.

Ministri serb tha se gjatë janarit në Kosovë do të sjellin edhe vaksina të tjera.

“Kryetari Vuçiq na ka propozuar që nga kontingjenti i ardhshëm i vaksinës kundër Covidit-19 që pritet të na mbërrijë në fillim të janarit, të sigurojmë sasi edhe për kombësitë e tjera në Kosovë”.

Tutje , Zlatibor Loncar, ka përmendur edhe vaksinimin e qytetarëve të veriut të Kosovës.

”Para dy ditësh, në Kosovë, janë vaksinuar qindra qytetarë të cilëve u është ofruar preventiva kundër infektimit vdekjeprurës. Me këtë gjë janë mbrojtur edhe nga pasojat potenciale nga pandemia. Besojmë se qëllimi i secilës Qeveri përgjegjëse në botë është që çdo personi t’i ofrohet ndihma maksimalisht, në mënyrë që të shpëtohet të paktën një jetë njeriu. E të mos themi qindra mijëra vetave”, ka thënë Loncar.

Vaksinat e Covid-19 kanë arritur në Kosovë, por jo nga institucionet kosovare.

Me urdhër të Qeverisë së Serbisë në Komunat Veriore janë vaksinuar qindra qytetarë të komunitetit serb./

Përkundër pengesave për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli evropian ka vazhduar rrjedhën e tij dhe nuk ka munguar as shkëlqimi i disa prej futbollistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në këtë sport.

Por, cila është renditja e futbollistëve më të mirë nga 1 deri në 10 për vitin 2020?

241 gjyqtarë nga 71 vende të ndryshme me 9,640 vota totale midis lojtarëve e ish-lojtarëve si Fabregas ose Zanetti, ish trajnerë dhe gazetarë, kanë votuar për të zgjedhur Top-100 futbollistët më të mirë.

Çdo anëtar jurie krijoi listën prej 40 të parëve nga një listë prej mbi treqind lojtarësh (40 pikë për të parin, 39 për të dytin dhe kështu me radhë).

Në top-10-shen më të mirë, listën e kryeson Robert Leëandoëski, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo është Top-10-shja më e mire e futbollistëve të vitit 2020:

1: Robert Lewandowski

2: Lionel Messi

3:Cristiano Ronaldo

4: Kevin De Bruyne

5: Sadio Mane

6: Erling Haaland

7: Kylian Mbappe

8: Mohamed Salah

9: Neymar

10: Virgil Van Dijk 

Rexhep Qosja -Kjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet,madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës sëbrendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës,e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’ifshehë pas politikës së jashtme.

Pse mund të thuhet kështu?

Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe tëfillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogëlindividësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me paka aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike,me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspakqartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyreedhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara përgjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.

Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prejpushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumëtë ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëveevropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim.Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kurdo të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do tëdimë, që do të duhej tashmë ta dinim.

Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë parameje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prejnjerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parëpër shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parëpër të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuarkarrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt përtë penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujtpër të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prejdikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!

Dhe për shumëçka tjetër.

Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit qënuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që ështëende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm sishtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndajshumë të këqijave.

***Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunate quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jovetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me tëcilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhepër ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët përtë mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani –populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë,për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë,korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen evjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj!Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politikenë vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa dota ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma qëmendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohenudhëheqjet e tyre!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pamendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund tëgjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisëvërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq emosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisurpamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë tëmjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhemoralisht të kësaj shtrese të mesme!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë tërendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin enepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasinpasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do tëshfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesintë pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në PerandorinëRomake e despotët në despotitë orientale!Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpitme të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptanidhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitetkombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aqpushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë,që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë edete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës,duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinëe tyre!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politikee Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimetekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’ishpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantëte vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisëkurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonëdo të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjesintelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale,që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë etyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!

***Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosuritpolitikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin,kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndajtë këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive,ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit,nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale tëoligarkisë së sotme politike të Kosovës!

Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme tëthuhet sot: Mjaft më!

Por…? Por…? Por…?

Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresatqë kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato tëkëqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur sedo të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtëNjëmendësinë tonë!Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto tëkëqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin nëKosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse?

Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.

Fragmente nga parathenia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016