Sivjet mbushen 700 vjet nga vdekja e shkrimtarit më të madh italian, Dante Alighieri, autori i “Komedisë hyjnore” e konsideruar si kryevepra e letërsisë italiane e nga më të rëndësishme e letërsisë botërore.
Për të nderuar kujtimin e shkrimtarit e Dantes Alighieri, Ministria e Artit dhe e Kulturës në Itali ka vënë në dispozicion një fond me mbi dy milionë euro për realizimin e një programi kulturor kombëtar që do të vlerësojë figurën e tij, të veprave të tij, si dhe të vendeve ku ai ka jetuar.
Viti 2021 apo viti Dantesk nisi me eksperiencën e një viti të rënduar për artin e kulturën italiane, por dhe me pjekurinë për të nderuar shkrimtarin e madh, ashtu siç ishte parashikuar e pavarësisht masave të detyrueshme anti-pandemi që vazhdojnë të mbajnë të mbyllur muzetë e të limitojnë lëvizjet e popullsisë italiane.
Gjuhëtari, filozofi, poeti, shkrimtari, politikani Dante Alighieri lindi më 1265 në Firence, qyteti që qysh në ditën e parë të vitit 2021, në muzeun “Galleria delgi Uffizzi” hapi zyrtarisht vitin dantesk me ekspozitën virtuale të titulluar “Për të parë sërish yjet” .
Për herë të parë do të jenë të vizitueshme, virtualisht, 88 skica që ilustrojnë poemën “Komedia Hyjnore” të realizuara nga piktori Federico Zuccari, i cili është dhe autori i afreskeve të Kupolës së Katedrales së Firences, Santa Maria del Fiore. Ilustrimet janë ndër më të rëndësishmet mbi veprën danteske deri para shekullit XIX.
Pikturat kanë hyrë në pronësi të muzeut të Firences në vitin 1738, si dhuratë nga princesha Anna Maria Luisa de Medici, pinjollja e fundit e dinastisë fiorentine Medici – familja protagoniste e historisë italiane e evropiane në periudhën kohore prej shekullit të XV deri më XVIII. Ilustrimet deri sot ishin të njohura vetëm nga studiuesit e të apasionuarit e veprës danteske.
Drejtori i “Gallerie degli Uffizi”, Eike Schmidt shprehet se “për herë të parë 88 pikturat do të ekspozohen të plota e të shoqëruara me një analizë didaktike e shkencore që do të jenë online për çdo person”.
Alighieri ndërroi jetë në Ravena në natën mes 13-14 shtatorit të vitit 1321, në moshën 56 vjeçare. Për studiuesit ai konsiderohet dhe babai i gjuhës italiane pasi fama e përhapja e saj në botë pati si pikënisje “Komedinë hyjnore
FAN S. NOLI NJË NGA PERSONALITETET MË TË SHQUARA TË KOMBIT SHQIPTAR
Fan S. Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të vërtetë shteti.
Noli lindi në Qytezë (Ibriktepe), fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë në 6 janar të vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë shqiptare e bënë Nolin demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijimtarisë poetike shqiptare.
Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë ç ‘është e ç’do të bëhet”, shkoi në SHBA, ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të.
Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare kur shqiptarëve ortodoksë të Amerikës po u humbte durimi nga kontrolli grek mbi kishën.
Si prift ortodoks në vitin 1908 për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve greke te shqiptarët me besim ortodoks.
Ndërkohë, ai bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federatën pan-shqiptare “Vatra”. Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude). Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këte vend në prani të princit Vilhelm Vid.Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920 .
Ai u bë figurë udheheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit, më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua me mish e me shpirt të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare.
Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat zogiste Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Dashurinë për popullin dhe atdheun ia ushqeu rrethi familjar. Kultura e gjerë që mori i dha atdhetarizmit te tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirim kombëtar ai e konceptonte si luftë me armë dhe me pene. Fan Noli kërkonte që bashkatdhetarët e vet të mbështeteshin në “krahët… trimerinë…dhe kordhën e tyre…”. Si përkrahës i luftës për t’u çliruar nga zgjedha e huaj mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e mëdha me arme kundër sundimit osman. Pas shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë shqiptare të Vlorës.
Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare.
Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Fan Noli është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare , lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Ai shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim. Lirikat politike të Fan Nolit ushtojnë nga besimi i patunduri poetit në fitoren mbi armiqtë e vendit dhe drejt përparimit. Fan Noli i kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike.
Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji ; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botërorë, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi, etj.Noli vdiq në Florida. SHBA, në 13 mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.
Ai ishte i lidhur gjatë gjithë jetës me popullin e tij, të cilit i njohu vuajtjet, e thirri në luftë dhe i admiroi fitoret. Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë e të kulturës së tij.
BIDEN S’DO T’I MUNGOJË TRUMP NË INAUGURIM: I VETMI VENDIM QË PAJTOHEM ME TË
Presidenti i zgjedhur Joe Biden kur u pyet nëse beson se forcat e rendit do të jenë në gjendje të sigurojnë ceremoninë e tij të inaugurimit më 20 janar, kur ai zyrtarisht merr çelësat e Shtëpisë së Bardhë, tha se ai ka “besim të madh në Shërbimin Sekret” dhe komitetin e inaugurimit.
“Unë kam besim në planifikimin që ka qenë në proces”, tha Biden gjatë fjalimit të tij nga Delaware.
Por, kur u pyet se si ndihet që Trump e ka bojkotuar ceremoninë e inaugurimit, Biden e quajti një nga gjërat e pakta që ai dhe Trump bien dakord, duke shtuar se është diçka e mirë që ai s’do të jetë aty.
Ndërkaq, për Mike Pence që u nda përfundimisht nga Trump dhe që e certifikoi Biden president në Kongres të mërkurën pasi ligjvënësit rikthyen kontrollin e dhomës – është ende “i mirëpritur” për të marrë pjesë.
Forca e Diasporës (FeD) një lëvizje e re politike që synon Parlamentin e Kosovës
Se diaspora nuk dëshiron të jetë vetëm portofol parash por edhe faktor politik e dëshmon më së miri lëvizja FeD e shtrirë në të gjitha kontinentet ku jetojnë shqiptarët e cila jo larg do të trokas në dyert e elektoratit kosovarë.Për të mësuar më shumë rreth programit dhe orientimit të kësaj lëvizjeje po paraqesim një pjesë të konceptit politik të shpalosur nga drejtuesi i kësaj lëvizëje z.Mehmet Manovi:
Koncepti politik i FeD-it në skenën politike kosovare futet si opsion i një forcë e re politike që vjen si një lëvizje kreative, inovative dhe dinamike e diasporës dhe qytetarëve të Kosovës.
Bëhet fjalë për një organizim politik mbarëkombëtar që ka potencial multidimensional dhe multidisiplinar politik, ekonomik, financiar dhe kadrovik sepse ka vetëm një qëllim. përmbledhjen e ideve më avangardë, moderne dhe kreative të elitës intelektuale mbarëshqiptare dhe shndërrimin e tyre në një program bashkëkohor politik dhe strategjik i cili dallon në themel nga konceptet konvencionale, gjegjësisht tradicionale, shterpe, sterile e servile të subjekteve të deritanishme politike shqiptare, që ofrojnë programe aspak autentike, përkundrazi programe „cope paste“, apo edhe më saktësisht koncepte plagjaturash, për të mos thënë të vjedhura nga subjektet më të njohura politike europiane.
Ideja jonë është që kjo Lëvizje të shndërrohet në një opsion politik që qëndron jo vetëm mbi interesat e ngushta të politikës ditore por që e pasuron kohën dhe hapësirën ku jetojmë me ide, vlera dhe koncepte kreative, moderne e bashkëkohore, avangarde, racionale dhe pragmatike, e cila është mirëpritur shumë nga bashkëqytetarët tanë. Këtu bëhet fjalë për një koncept që i përshtatet natyrës sonë specifike njerëzore dhe nevojave kombëtare e shtetërore.
Ne jemi thellësisht të bindur se njerëzve të sinqertë, të ndershëm, të ditur dhe mirëdashës nuk iu duhet frymëzim apo inspirim i madh për të qenë shërbëtorë të palodhur të kombit, atdheut dhe shtetit sepse për të tillë është i vetëkuptueshëm raporti korrekt, etik, moral, i përgjegjshëm, ndërgjegjshëm dhe llogaridhënës ndaj familjes, popullit, atdheut dhe shtetit.
Duke pasur parasysh faktin se shumica e aktivistëve që e përbëjnë këtë lëvizje, potencialin e tyre iluminist, kreativ, human, dhe avangard e kanë thithur nga shoqëritë e qytetëruara ku jetojnë e veprojnë dhe ku sjellja e ndershme, e përgjegjshme, e ndërgjegjëshme dhe llogaridhënëse e politikanëve që prezantojnë popullin në pushtet dhe opozitë është e vetkuptueshme, atëhere jemi optimistë se të gjithë së bashku njohuritë dhe përvojat e tyre do t`i implementojnë në konceptin e ri politik, për ta kompletuar deri në detajet më të imta mënyrën e veprimit teorik dhe praktik. Në këto shoqëri, gjegjësisht shtete, ndodh pandalshëm një garë cilësore ndërmjet individëve, subjekteve, ideve dhe koncepti politik që prodhojnë vazhdimisht rezultate konkrete e cilësore ose thënë më saktësisht rezultate cilësore në të gjitha lëmitë, sferat dhe fushat e veprimit politik. Kjo ndodh, sepse pothuajse çdo individ që kyçet në politikën reale është skajshmërisht i sinqertë ndaj vetvetes dhe të tjerëve, ngaqë motivi i tij është i qartë dhe transparent: “Dua t`i realizoj interesat personale nëpërmjet kontributit për realizimin e interesave të përgjithshme shoqërore dhe shtetërore apo më konkretisht dua t`i realizoj interesat personale nëpërmjet kontributit për ngritjen e mirëqënies së përgjithshme sepse duke kontribuar për ngritjen e mirëqënies së përgjithshme, unë në fakt kontribuoj edhe për ngritjen e mirëqënies personale.
Ndërkaq ne jemi në këtë situatë të mjerë, sepse raporti i politikanit të zakonshëm shqiptar ndaj popullit, atdheut, shtetit, politikës, ekonomisë, financave, shoqërisë, natyrës, arsimit, shkencës, kulturës, sigurisë dhe edukatës, është i kundërt me raportin që kanë ndërtuar me shumë mund e sakrificë politikanët gjermanë, francezë, danezë, suedezë, e kështu me radhë, ndaj popujve dhe shteteve të tyre. Në anën tjetër fatkeqësisht të paktë janë ata shqiptarë që kyçen në politikën reale për t`i realizuar interesat e përgjithshme, përkundrazi, shumica e shohin politikën si një Eldorado të veprimtarisë përfituese, ku futen me synimin për të realizuar vetëm interesat puro egoiste, familjare, farefisnore, partiake dhe klienteliste.
Mirëpo tragjedia ndodh kur këta individë fillojnë t`i realizojnë interesat e tyre puro egoiste nëpërmjet dëmtimit të interesave të popullit dhe shtetit, apo më saktësisht nëpërmjet rrënimit të mirëqënies së përgjithshme. Prandaj Kosovës i duhet një koncept i ri dhe i drejtëpeshuar politik, ekonomik, financiar, arsimor, pedagogjik, filozofik, shkencor, psikologjik, sociologjik, etik, moral, edukativ, kulturor, klimatik që gjeneron shpresa, vlera dhe rezultate konkrete. Këtë koncept ne e kuptojmë si një ekuilibrizëm pragmatik dhe racional, që nuk barrikadohet në asnjë ideologji klasike, por që i përmbledh, selekton, sistemon dhe praktikon vlerat më të dëshmuara politike, filozofike, humane, shkencore, kulturore, dhe edukative që e kanë çliruar njerëzimin e qytetëruar nga kthetrat e varfërisë, primitivizmit, hipokrizisë, injorancës dhe dhunës multidimensionale.
Bëhet fjalë për një koncept që synon të rivendosë harmoninë dhe interpelancën ndërmjet njeriut, shoqërisë dhe natyrës, nëpërmjet drejtëpeshimit të nevojave të ndërsjella apo më saktë nëpërmjet marrjes dhe dhënies inteligjente kreative që nuk i dëmton reciprokisht palët. Më konkretisht bëhet fjalë për një koncept që e favorizon reciprocitetin e balancuar multidisiplinar ndërmjet njeriut, shoqërisë dhe natyrës. Nuk mund të ketë individë të shëndoshë pa shoqëri, atdhe, shtet dhe natyrë të shëndoshë.
Prandaj pa parakushtet e lartpërmendura, nuk mund të ketë as zhvillim të shëndoshë ekonomik që e favorizon një barazpeshë të domosdoshme sociale e cila është bazamenti për një shoqëri dhe shtet të balancuar dhe të përparuar, sepse çdo zhvillim i njëanshëm që favorizon vetëm një grup interesi dhe e anashkalon shumicën, del jashtë kornizave dhe koordinatave natyrore, në një botë e cila qysh moti i ka dalë nga binarët e drejtëpeshimit.
Koncepti ynë politik dallon nga konceptet e dështuara konvencionale europiane dhe ballkanike, jo vetëm pse nuk është barrikaduar në asnjë ideologji klasike, por sepse në fokus të vëmendjes ka dinjitetin e njeriut, bimëve dhe shtazëve. Ky program e çliron individin nga varësia prej konsumit të dëmshëm mbiproporcional dhe natyrën nga eksploatimi, gjegjësisht rrënimi i pamëshirshëm që prodhon zhdukje të botëve bimore dhe shtazore, që sigurojnë kushtet optimale për një jetë të shëndetshme.
Në një botë ku pritet një ngrohje globale mbi tre gradë celsius, nuk do të ketë as kushte elementare për një jetë kuptimplotë, prandaj prioriteti primar i konceptit tonë është vetëdijësimi i çdo individi indiferent ndaj dëmtimit të ekosistemit deri sa të arrihet vetëdijësimi i masës kritike të njerëzve me alarm të shkyçur. Këtë vetëdijësim ne nuk dëshirojmë ta ndajmë vetëm me shqiptarët, përkundrazi me të gjithë njerëzit dhe popujt kudo që jetojnë, sepse jemi të bindur se në kohën kur informatat shkëmbehen me shpejtësinë e dritës, përmes rrjeteve sociale, çdo ide që synon për ta bërë njeriun njësh me natyrën që e rrethon do të prodhojë jehonë. Mirëpo një koncept i tillë nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk gjeneron vende të reja pune.
Për t`ia arritur këtij qëllimi është i nevojshëm një lobim modern deri në arritjen e një bashkëpunimi të ngushtë me të gjitha partitë dhe grupet e interesit në Europë dhe SHBA që kanë koncepte të ngjashme. Duke pasur parasysh faktin që këto koncepte po i imponon vetë natyra, gjegjësisht vetë ekosistemi i rrënuar nga ndotja e ujit, tokës dhe ajrit, atëherë nuk kemi pse të çuditemi që eksploatimi mbi proporcional i resurseve natyrore po e bën të pabanueshëm planetin tokë. Prandaj jemi shumë të bindur që gadishmëria jonë për bashkëpunimin me partitë dhe grupet e interesit që kanë koncepte të ngjashme politike, ekonomike dhe klimatike nuk do të hasë në sy të verbër dhe veshë të shurdhër, përkundrazi, Po ashtu jemi shumë të bindur që ky bashkëpunim do të rezultojë edhe në investime në sektorin e energjisë regenerative dhe riciklimit.
Mirëpo kjo nuk është e tëra: Tentativa për ta shndërruar Kosovën e pasur me resurse të jashtëzakonshme natyrore në një shtet ekologjik, nuk është një opsion i pamundur në programin tonë. Përkundrazi, jo rrallë resurset e jashtëzakonshme natyrore janë dëshmuar si një mallkim për popujt e vegjël që jetojnë me bark të uritur mbi to. Sepse jo vetëm që nuk ua shohim kurrë hajrin por me tonelata sherrin. Në anën tjetër programi ynë nuk lufton jo vetëm pasojat e krimit të organizuar dhe korrupsionit por sidomos burimin që është në kokat e pothuajse e secilit individ të papërgjegjshëm dhe pandërgjegjshëm.
Prandaj ky koncept parashikon një konfrontim permanent të individit dhe kolektivit me ndërgjegjen, edukatën, kulturën primitive dhe arkaike deri në vetëdijësim. Ky vetëdijësim duhet të realizohet nëpërmjet shumë projekteve kulturore, edukative, kreative dhe sociale kudo që frekuentojnë njerëzit më së shumti dhe sidomos nëpër shkolla dhe universitete.
Logo: FED
Prandaj është e dëshirueshme dhe e mirëseardhur që pjesë e këtij koncepti të bëhen edhe të gjitha format organizative të shoqërisë civile. Ne në fakt e kemi përpiluar një tabelë të prioriteteve që konceptin tonë e bëjnë autentik dhe të dallueshëm prej koncepteve copy paste të partive tona politike. Bëhet fjalë për një tabelë të prioriteteve që në fakt është një kornizë moderne me koordinata të qarta dhe kreative të veprimit që i nënshtrohen në njërën anë vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale e në anën tjetër nevojave ekzistenciale të shumicës.
E dimë që dikjut mund t`i duket si një shpagat i pamundur por jo edhe neve. Ne na duket jo vetëm i mundur por para së gjithash i domosdoshëm. Të kesh prioritet për ndryshim të gjendjes së tërësishme është më tepër se një akt i pritur. Duhet të thekësohet se kjo lëvizje është formuar më 10 Gusht 2019 në qytetin e Hasan Prishtinës,Vushtrri me aktivistë nga shumë vende të botës si dhe nga Kosova dhe tani është në fazën e legjitimimit për çka ka caktuar edhe kuvendin zgjedhor i cili do të mbahet më 2 Prill 2021 në Prishtinë.
Origjina e COVID-19, kreu i OBSH-së shumë i zhgënjyer me Kinën
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit, shkruan VOA.
“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se ky mision është një përparësi për OBSH-në,” u tha ai gazetarëve.
Disa anëtarë të ekipit ndërkombëtar ishin nisur për në Kinë, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan, dhe pritej të fillonin punën të martën.
Kina ka mohuar se është përpjekur të fshehë lidhjet e saj me pandeminë që u shfaq në fund të vitit 2019, megjithëse disa analistë dhe personalitete, duke përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, kanë hedhur dyshime rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të koronavirusit, raporton VOA.
Mike Ryan, shefi i emergjencave në OBSH, tha se agjencia me seli në Gjenevë ua kishte theksuar në mënyrë të veçantë zyrtarëve kinezë natyrën e rëndësishme të misionit.
“Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt,” tha zoti Ryan. “Ne kemi besim se me mirëbesim mund t’i zgjidhim këto çështje në orët e ardhshme,” tha ai.
Gjatë javës së tretë të janarit, Shqipëria do të furnizohet me një kontingjent me vaksina anti-Covid. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të tyre do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët. Express mëson se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen
Gazeta Express nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë.
“Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Siç mëson Express, janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid si ndihmë nga Shqipëria.
“Në tërë vendin, në kuadër të ShSKUK-së janë 1,900 mjekë që do të vaksinohen me këto vaksina që do të na vijnë si ndihmë”, thonë nga MSh.
Ndërkohë, se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës vaksina kundër koronavirusit e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para pak ditësh në një konferencë për media.
“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, ka deklaruar Rama.
Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbërrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar para pak ditësh se një kontingjent i vaksinave anti-Covid do të vije në Kosovë gjatë muajit shkurt.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka nisur fundjavën e kaluar.
Ndërkohë, më 7 dhjetor Kosova ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Në një intervistë për Express, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati thënë se kjo aleancë ku bëjnë pjesë OBSH, UNICEF, Banka Botërore, fondacione të ndryshme, shoqëri civile dhe industria e vaksinave, ka listuar Kosovën në mesin e 92 vendeve që vaksinat për 20% të popullatës do t’i marrin falas.
Regjistrimi, Zaev: Shtetasit që jetojnë më shumë se 1 vit jashtë vendit, do të evidentohen si jo-rezident
Ligji për regjistrimin e popullsisë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë diasporë, do t’i përfshijë në bazë të kriterit të vendqëndrimit. Në rast se një qytetarë ndodhet për më shumë se një vit jashtë vendit, gjatë regjistrimit do të evidentohet si shtetas jo rezident.
Kjo sipas kryeministrit Zoran Zaev vlen edhe për qytetarët me shtetësi bullgare dhe diasporën e etnive tjera nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe kontinente tjera.
“Në Maqedoni të Veriut është e lejuar dyshtetësia. Çdo kush që është qytetar i këtij shteti mbetet i tillë, por çështja është nëse jeton këtu apo është shpërngulur për më shumë se 1 vit. Ai që është larguar për më tepër se 1 vit llogaritet si jo rezident, pra jashtë shtetit si qytetarë i Maqedonisë së Veriut i larguar për më shumë se 1 vit”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Zaev nuk i konsideron serioze kërcënimet e opozitës për mos njohjen e regjistrimit, ndërsa paralajmërimet për regjistrim tjetër me ardhjen e tyre në pushtet i vlerëson si qëndrime të përshpejtuara. I pari i Qeverisë thotë se regjistrimi me aparate për detektimin e vijave papilare të gishtërinjve nuk mund të bëhet.
Si do t’ia marrim vijat papilare personave që kanë migruar. Si do t’ia bëjmë me fëmijët nën moshën 18 vjeçare, ata nënshkruhen, nuk kanë vija papilare të regjistruara në polici -tha Zoran Zaev, Kryeministër. Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka zbatuar regjistrimin e popullsisë për 18 vite.
Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike.
Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.
Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se mareshali Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.
Kryeministri Edi Rama,me 1,3 milion ndjekës lideri i katërt më i ndjekur në Evropë
Kreu i qeverisë shqiptare, i pari për numrin e postimeve në Facebook.
Viti 2020 ishte viti që do mbahet mend gjatë në histori si viti që izoloi mbarë globin për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe si një ngjarje epokale sa i përket botës digjitale, me platformat interaktive online të cilat rezultuan të ishin e vetmja ndërlidhje dhe mënyrë komunikimi në pamundësi të kontaktit fizik të kufizuar sidomos nga periudha e karantinës. Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.
Por si përkthehet për politikanët marrëdhënia dhe komunikimi publik përmes aplikacioneve digjitale në një vit të vështirë si ky që lamë pas, ku janë zhvilluar për herë të parë edhe fushata zgjedhore online, duke zbehur konceptin e takimeve fizike publike.
Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.
Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, kryeministri shqiptar, Edi Rama renditet i gjashti në Evropë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përveç pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, cka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit.
Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K, ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K.
“Google” publikon listën e fjalëve më të kërkuara në vitin 2020
Pandemi është fjala më e kërkuar e vitit 2020 e ndjekur më pas nga rezultatet e zgjedhjeve dhe Kobe Bryan . Në listën e publikuar nga Google ajo çfarë spikati më shumë këtë vit ishte kurioziteti i njerëzve për të mësuar se pse u shpiken cornflakes .
Duke qenë se e gjithë bota është vënë përballë një situate aspak të zakonshme për shkak të koronavirusit , pritej që edhe fjala më kërkuar e vitit 2020 të kishte lidhje me situatën pandemike .
Termi më i përdorur gjatë vitit sipas listimit të bërë nga motori i kërkimit Google, është “pandemi” e ndjekur me pas nga “rezultatet e zgjedhjeve” dhe në vend të tretë emri i basketbollistit “Kobe Bryant”.
Ne listën e Google nuk mungonte renditja edhe në fusha të tjera si muzikë, kinematografi dhe kuzhinë.
Reperja e njohur Cardi B arriti të futej në këtë listë falë kërkimeve për tekstin e këngës e saj Coronavirus duke u bërë edhe kënga me impaktin më të lartë.
Duke ju referuar bujës së madhe që bëri menjëherë pas rënies së virusit, vendi kryesor në top listën e filmave ishte “paraziti“ që shkaktoi një debat të jashtëzakonshëm nëse kjo pandemi njihej më parë për shkak të ngjashmërisë së situatës që trajtohej në të me atë që po përballet vendi .
Meqenëse pandemia mbylli brenda të gjithë popullatën në mbarë botën duke bërë që të kalojmë kohën më të madhe në shtëpi, një kërkesë të lartë Google mori edhe për recetën e përgatitjes së bukës në shtëpi.
Ajo çfarë spikati në këtë listë dhe tingëlloi çuditshëm ishte numri i lartë i kërkimeve për të zbuluar se pse u shpikën cornflakes nga kompania Kellogg?”