Recetat e brumit mund të jenë sfiduese por edhe një mënyrë për të shfaqur mjeshtërinë në gatim.

Ato përbëjnë një mënyrë ideale jo vetëm për të gatuar diçka të shëndetshme por edhe për të mbushur shtëpinë me aroma të ëmbla e ngrohtësi.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni në shtëpi simite fantastike me qumësht, gjalpë e hudhër.

Përbërësit:

  • Gjashtë lugë gjelle gjalpë
  • Treçerek gote me qumësht me yndyrë (ose 2% yndyrë)
  • Gjysëm gote ujë
  • 4 filxhanë çaji me miell (dhe më shumë për pluhurosjen)
  • 1 lugë gjelle me maja të gatshme
  • Çerek filxhani me sheqer pluhur
  • Një lugë e gjysmë çaji me kripë
  • 2 lugë çaji me hudhër pluhur
  • 1 lugë gjelle me rozmarinë të freskët ose gjysmë lugë gjelle me rozmarinë të thatë (nëse dëshironi mund të mos e shtoni)
  • 3 lugë gjelle me majdanoz të freskët ose  1 lugë e gjysmë me majdanoz të thatë.
  • 1 kokërr vezë
  • 1-2 thelbinj hudhër të plotë ose të grirë sipas preferencës.

Përgatitja:

Vendosni 4 lugë gjelle me gjalpë, qumësht dhe ujin në një enë të përshtatshme për mikrovalë ose futeni të ngrohet në furrë të parangrohur për disa minuta.

Futeni atë në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për një minutë.

Merrni një mikser (që është i përshtatshëm edhe për brumë) dhe shtoni 4 filxhanë me miell, majanë, sheqerin, kripën, hudhrën pluhur, rozmarinën dhe dy lugë gjelle majdanoz.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni vezën dhe masën e ngrohtë të qumështit.

Rriteni shpejtësinë e mikserit dhe lërini të përzihen për 4-5 minuta.

Nëse brumi nuk shqitet nga anët e mikserit shtoni edhe pak miell dhe përziejeni deri sa brumi të marrë formë rrumbullake.

Hiqeni brumin, mbulojeni me letër plastike dhe lëreni të vijë për 10 minuta.

Ndërkohë ndizeni furrën në 100°C.

Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe lëreni mënjanë.

Brumin punojeni në sipërfaqen e pastër të banakut dhe më pas hapeni me petës dhe ndajeni në 12 ose 16 toptha.

Secilën prej topthave vendoseni kokëposhtë në tepsi duke lënë hapësirë nga njëri tjetri.

Sipërfaqen e tyre lyejeni me pak ujë që të mos thahen menjëherë në furrë.

Fikeni furrën dhe futeni tepsinë në furrë.

Lërini simitet të fryhen për 20 minuta dhe gjatë kësaj kohe mos e hapni furrën deri sa të kalojnë 20 minuta.

Hiqeni tepsinë dhe ndizeni furrën sërish, kësaj here në 200°C.

Piqini paninet për 18-22 minuta ose deri sa sipërfaqja e tyre të jetë e artë.

Në një tigan të vogël hidhni thelbinjtë e grirë të hudhrës dhe dy lugë gjelle me gjalpë.

Shtoni pjesën e mbetur të majdanozit, pak kripë dhe me këtë tretësirë lyeni sipërfaqen e simiteve, nue momentin kur sapo keni fikur furrën

Dua Lipa do të këndojë nga shtëpia për një nismë bamirësie.

Dua Lipa është një nga të shumtë artistë që në këto ditë pandemie po këndojnë nga shtëpia.

Me anë të një njofitmi, Dua bëri të ditur se bashkë me Mark Ronson do të organizojnë performancë.

Paratë të cilat do të dhurohen nga publiku do të shkojnë për Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19 dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“⭐️ eja shiko performancën time me DJ @iammarkronson #LoveLockdown që del në Youtube në 3 pasdite! Për çdo 1 $ që ju dhuroni në videon e drejtpërdrejtë, Google.org do të dhurojë 2 dollarë (deri në 5 milionë dollarë total) drejt fondit që funksionon në Google dhe YouTube deri më 30 qershor, duke përfituar nga Fondi i Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit (përmes Fondacionit të Kombeve të Bashkuar). Së bashku, ne mund të ndihmojmë në arritjen e këtij qëllimi dhe të mbledhim fonde dhe të mbështesim gatishmërinë dhe përgjigjen globale në komunitetet e prekura nga përhapja e COVID-19 ❤️❤️❤️ “, ka shkruar ajo.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që gjenden brenda dhe jashtë vendit të mos bëjnë rezervimin e biletave nëpër aviokompani.

Nga kjo ministri theksojnë se ende është në fuqi vendimi për mbylljen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit në Ohër.

“Derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të mbeten të mbyllura për transportin e pasagjerëve dhe trafiku ajror do të pezullohet. Ky vendim nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe për avionët transportues pa pasagjerë. Duke pasur parasysh situatën me virusin Covid-19, në këtë pikë nuk mund të parashikohet kur do të normalizohet dhe kur do të rinis transporti i pasagjerëve,” theksohet në deklaratën e Ministrisë.

Më tej thuhet se qytetarët të mos bëjnë harxhime shtesë me rezervimin e biletave, derisa nuk ka ndonjë njoftim të saktë se kur do të hapen aeroportet dhe të rikthehen fluturimet në përputhje me rregullat e reja.

“Qytetarët duhet të ndjekin vazhdimisht të gjitha informacionet e publikuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe institucionet përkatëse duke i’u përmbajtur masave dhe rekomandimeve të miratuara”, thekoi Ministria e Transportit.

Ky njoftim vjen pasi që shumë agjenci të fluturimeve, përfshirë edhe ate Wizzair kanë caktuar data të tyre të fluturime nga 18 maji, edhe pse nuk ka asnjë njoftim apo leje për këtë nga ana e Qeverisë. Por këtë e kanë bërë edhe disa kompani tjera.

Komisioni Evropian në bashkëveprim me kompanitë e njohura të fluturimeve po shqyrton mundësinë e përcaktimit të rregullave të fluturimeve në situatë pandemie

Rruga e Arbrit është një nga projektet më të rëndësishme publike që po realizohet aktualisht në Shqipëri. Projekti pritet të përfundohet vitin e ardhshëm, pavarësisht se nga 70 km gjatësi dhe 6 tunele për t’u ndërtuar, deri tani janë realizuar 54 km dhe 5 tunele.

Tunelet përbëjnë në total 10 km gjatësi të rrugës e cila kalon në një terren malor. Përfundimi i projektit parashikohet të kryhet vitin e ardhshëm. Tri ditë më parë është inauguruar ura e Vashës, e cila është më e larta në Ballkan. Bëhet fjalë për 152 metra lartësi, e cila tashmë është thuajse e përfunduar.

“Kemi marrë premtimin se do të mbyllet para afatit. 152 metra lartësi, ura më e lartë në Ballkan, por pritet që të realizohet një tjetër urë me lartësi 157 m, po pjesë e Rrugës së Arbrit”, shprehet ministrja e Transportit, Belinda Balluku.

Ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm

Zyra e Bankës Botërore në Shkup kumtoi se janë miratuar 90 milion euro për mbështetje të vendit për parandalim të koronavirusit, përforcim të sistemit kombëtar shëndetësor dhe për zbutje të pasojave sociale nga pandemia.

Drejtori i Zyrës së BB-së për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Marko Mantovaneli thotë se për shkak të pasojave ekonomike nga KOVID-19, veçanërisht mbi amvisëritë e rrezikuara, përmes projektit do të sigurohet ndihmë sociale për t’u zbutur këto efekte dhe t’u mundësohet t’u bashkëngjiten masave për distancim social.

Me projektin do të sigurohen edhe kompensime në para për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga pasojat ekonomike të KOVID-19 dhe sigurimi i ushqimit dhe prodhimeve bazë për popullatën në karantinë dhe për amvisëritë e goditura nga virusi. Do të financohet dhe sigurohet në rast të papunësisë së përkohshme përmes kompensimit në para për ata që i kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës.

Zv/kryeministri, Bujar Osmani jep një lajm të mirë për qytetarët e R.Maqedonisë së Veriut. Osmani në emisionin 200 në Tv Alsat flet edhe për heqjen e orës policore.

“Pas 1 Majit do të bëjmë edhe një vlersim, se cilat janë trendet dhe çfarë do të propozojë komisioni për sëmundje ngjitëse dhe do ti analizojmë të gjitha. Unë jamë për kombinim të masave të buta, e jo masa radikale”, theksoi Osmani.

Sipas tij, nëse impnomohet përdorimi i maskave ose mbulimi i hundës dhe gojës dhe daljes në hapësira publike si dhe ruajtja e distancës fizike dhe disa masa tjera të buta do të jenë shumë më efektive se sa orë policore.

“Mendoj se trendi duhet të jetë lirimi i masave radikale siç quhen të forta kurse përforsimi i masave të buta, që nënkupton njerëzit mund të dalin, mund të lëvizin, por të kenë kujdes të shtuar për të ruajtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e tjërëve për rreth”, u shpreh Osmani në emisionin 200.

Ndryshe në RMV, ora policore është nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ndërsa me 1 Maj deri në 3 Maj është nga ora 14:00 deri në 05:00.

Në mëngjes do të zgjoheni më të pushuar se kurrë më parë

Shpesh ndodh që të zgjohemi pa energji dhe me dhembje të shpinës, ndërkaq e gjithë kjo është për shkak të pozicionit të keq në të cilin flemë gjumë.

Mjekët pajtohen që mënyra në të cilën biem në gjumë të thellë të nesërmen mund ta ketë efektin. A do të zgjoheni plot energji apo me dhembje, varet nga pozita në të cilën flini gjumë.

Me metodën japoneze do të rilindni gjithë trupin dhe do të ndieni lehtësim të madh

Kur flemë gjumë në pozicion jo të drejtë, krijojmë presion në qafë dhe në shtyllën kurrizore, gjë që rezulton me dhembje gjatë ditës së nesërme, transmeton Telegrafi.

Fjetja gjumë në shtroja të forta, edhe pse është besuar se është e mirë, në të vërtet nuk mund ta eliminojë në afat të gjatë dhembjen, ka treguar hulumtimi.

Ideale do të ishte dysheku mesatarisht i fortë. Jastëku nuk do të duhej të ketë lartësinë më shumë se 12 centimetra, mirëpo më së miri do të ishte që të flini pa jastëk.

Gjithashtu, fjetja në pozicionin e fetusit, si edhe fjetja në stomak më së shumti ndikojnë në krijimin e dhembjeve të kurrizit.

Teknika japoneze nënkupton fjetjen në shpinë apo në krah.

Nëse zgjidhni të flini në shpinë, atëherë vendosni jastëkun nën gjunjë, në atë mënyrë arrihet pozicioni natyral i kurrizit dhe shmanget dhembja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës ka njoftuar edhe se Kurti ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen në emër të Qeverisë në lidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30.04.2020.

“Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thekson komunikata.

Zyra e Kryeministrit po ashtu ka publikuar përgjigjen e Kurtit për Gjykatën Kushtetuese, për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit.

Belgjika u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë patate të skuqura franceze dy herë në javë, jo për të ndryshuar dietën ushqimore, por për të korrigjuar një humbje të mundshme ekonomike në një prej sektorëve më të rëndësishëm të vendit.

Si të gjitha shtetet e tjera europiane, Belgjika po vuan nga pandemia e koronavirusit dhe masat e marra janë të ngjashme me ato të Italisë, ndërsa pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen.

Një humbje e paparë në historinë e një vendi që patatet e skuqura i ka kthyer në simbolin e ushqimit në rrugë“, shkruajnë mediat.

Belgjika, në lidhje me këtë krizë, ka ndërmarrë një fushatë të veçantë patriotike, duke i ftuar qytetarët të konsumojnë sa më shumë me qëllim për të kufizuar humbjen ekonomike në këtë sektor.

Belgë, bëhuni atdhetarë, hani patate franceze të paktën dy herë në javë!”.

Belgjika është vendi i parë në botë për prodhimin e patateve të ngrira franceze.

Me mbylljen e të gjitha dyqaneve të ushqimit të shpejtë, restoranteve dhe me ngadalësimin e eksporteve, magazinat janë të mbushura plot, duke grumbulluar mbi 750 milionë patate që rrezikojnë të prishen përpara se ato të shiten.

Presidenti i shoqatës së fermerëve të patates Belgapom, Romain Cools u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë dy herë në javë patate me qëllimin për t’a shpëtuar këtë sektor nga kriza që e ka mbërthyer për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, nga 750 mijë ton patate që ishte grumbulluar në magazinat e vendit, 90% e sasisë ishte destinuar për eksport.

Mësohet se as lehtësimi i masave me 11 maj, nuk do të arrijë dot të nxisë konsumimin e patateve franceze.

Shoqata tregtare ka menduar që një pjesë të prodhimit të saj t’a çojë tek supermarketet ushqimore, të cilat si në vendet e tjera, kanë marrë një rritje të kërkesave për mbështetje nga njerëzit në vështirësi ekonomike, ndërsa një pjesë tjetër t’a përpunojë për ushqim për kafshët.

Belgjika është një nga prodhuesit kryesorë në botë, ajo eksporton 80% të prodhimit të saj në formën e patateve të ngrira franceze.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme kanë inspektuar një pjesë tjetër të punimeve në “By Passin” e Vlorës.

Sipas kryeministrit Edi Rama punimet në këtë rrugë po vijojnë me ritme të larta.

Ndërkohë Rama ka njoftuar se së shpejti do të rinisë aty ku u ndërpre nga Covid, gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Jonian.

“Në ByPassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta. Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.

Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit jonian”, njofton Rama.

Ndërkohë ministrja Balluku është shprehur: “Pa kanë kërkuar shtyrje dhe ne e kemi pezulluar pa afat për shkak të Covid-19. Por besoj se edhe ky proces do të zhbllokohet deri në fund të qershorit. Duke qenë se është bllokuar vetëm pak dit para se të hapej. Koha e shfrytëzuar do të ruhet. Datat rimerren nga ku u ndërpre. Kanë ngelur 12 ditët  e fundit por ne do të lëmë diku 2-3 javë që të kenë mundësi që ata të sjellin dokumentet.”